Autor: TV News

Justina Shiroka-Pula është zgjedhur Presidente e Republikës së Kosovës. Ajo ka marrë votat e mjaftueshme në seancën e jashtëzakonshme të mbajtur në Kuvendin e Kosovës. Shiroka-Pula, ish-ministre e Partisë Demokratike të Kosovës, u propozua për Presidente nga kryeministri Albin Kurti. Me zgjedhjen e saj, Kuvendi ka përmbyllur procesin e zgjedhjes së Presidentes së re të Kosovës./Klankosova.tv

Read More

Politikani serb Nenad Çanak i është përgjigjur ashpër presidentit serb Aleksandar Vuçiq, pasi ky i fundit, sipas Çanakut, e ka përmendur atë gjatë tubimeve politike. Në një reagim të gjatë, Çanak ka bërë një sërë pretendimesh historike dhe politike për Vojvodinën dhe ka kërkuar që të rihapet çështja e statusit të saj brenda Serbisë. Çanak ka kujtuar se pas shpërbërjes së RSFJ-së, e cila kishte tetë njësi federale, u krijuan shtatë shtete të pavarura. Ai theksoi se territori i Vojvodinës ishte pjesë e Monarkisë së Habsburgëve nga Paqja e Karlovcit në vitin 1699 deri më 1918, periudhë që, sipas tij,…

Read More

Justina Shiroka-Pula është ekonomiste, profesoreshë universitare dhe akademike kosovare, e lindur më 1953 në Prishtinë. Aktualisht është një nga figurat kryesore të institucioneve akademike të Kosovës dhe që prej dhjetorit 2025 është kryetare e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK), duke u bërë gruaja e parë në krye të këtij institucioni. Profili i saj kryesor * Ekonomiste dhe profesoreshë në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës.* Ka diplomuar për ekonomi në Prishtinë më 1976.* Ka kryer studimet pasuniversitare në Universitetin e Zagrebit, në fushën e teorisë dhe politikës së zhvillimit ekonomik.* Ka doktoruar në Universitetin e Prishtinës me…

Read More

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar nga një muaj paraburgim për Ekrem Selimin dhe Fatlum Zogajn, të ndaluar pas tensioneve dhe përplasjeve gjatë protestës së 5 tetorit. Selimi, anëtar i Kryesisë së OVL-UÇK-së, u ndalua pas protestës, ndërsa Zogaj dyshohet për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”, lidhur me incidentin ku ishte përfshirë deputeti Fahrush Rexhepi.Të dy do të qëndrojnë në paraburgim për një muaj, sipas vendimit të Gjykatës.

Read More

Komisioni Evropian ka propozuar ndryshime me të cilat Bashkimi Evropian duhet të përgatitet për pranimin e anëtarëve të rinj, mes tyre Mali i Zi, Shqipëria, Ukraina dhe Moldavia. Një nga masat e propozuara parashikon mundësinë që një shtet i ri anëtar të humbasë përkohësisht të drejtën e votës gjatë 15 viteve të para të anëtarësimit, nëse nuk respekton më vlerat themelore dhe rregullat demokratike të BE-së. Propozimet janë pjesë e përgatitjeve më të gjera për zgjerimin e ardhshëm të Bashkimit Evropian. Interesi për procesin e zgjerimit është rritur ndjeshëm pas pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022, i cili e…

Read More

“Presidentja Haxhiu i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese, në bazë të nenit 113, paragrafi 3, nënparagrafi 1, të Kushtetutës. Kemi kërkuar të përcaktohet se si dhe nga kush ushtrohen kompetencat e domosdoshme presidenciale pas përfundimit të periudhës gjashtëmujore, kur Presidenti i ri ende nuk është zgjedhur”, thuhet në përgjigjen e Presidencës për Telegrafin. Më tej, Presidenca thekson se Kushtetuta ia njeh të drejtën presidentit që t’i shpallë zgjedhjet e parakohshme parlamentare. “Kushtetuta këtë kompetencë ia njeh Presidentit. Përcaktimi i autoritetit që mund ta ushtrojë atë në rrethanat e krijuara është një nga çështjet kryesore që ia kemi shtruar Gjykatës”, thuhet ndër…

Read More

Kina po përshpejton një fazë të re të zhvillimit të infrastrukturës duke bashkërenduar gjashtë rrjete kryesore: ujor, elektrik, kompjuterik, të komunikimit, të tubacioneve nëntokësore dhe logjistik. Ndryshe nga projektet e kaluara që planifikoheshin e ndërtoheshin veçmas, sistemi i “gjashtë rrjeteve” është projektuar që në fillim për të ndarë burimet e për të përshtatur kërkesën. Qëllimi është të shmanget mbivendosja e të kthehen asetet e veçuara në një sistem më efikas. Zyrtarët thonë që kjo mund të krijojë një efekt shumëfishues, e jo thjesht të mbledhë investimet individuale. Një qasje e tillë trajton disa probleme të zakonshme. Qendrat kompjuterike mund të…

Read More

Screenshot Kryeministri Albin Kurti ka thënë se partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, do t’i japë 62 vota bashkë me komunitetet nëse PDK-ja zotohet se do t’i sigurojë gjysmën e votave të saj për emrin e Bekim Sejdiut për president. “Nëse PDK-ja zotohet publikisht se i siguron së paku gjysmën e votave të deputetëve të tyre për Bekim Sejdiun, meqenëse pjesën tjetër e kemi bashkë me LDK-në, atëherë po procedojmë me votimin në leximin e dytë. Kërkojmë që të zotohen para jush”, ka thënë ai. Kurti ka thënë se deputetët e PDK-së mund të votojnë edhe kundër. “Ata mund të votojnë…

Read More

Një protestë e qetë që kishte nisur 20 ditë më parë, mbrëmë u shndërrua në një protestë të tensionuar e që çoi edhe në persona të lënduar. Protestuesit në vazhdimësi kundërshtuar vendimin e Gjykatës Speciale më 16 shtator ku dënoi me 81 vite burgim ish-krerët e UÇK-së në Hagë. Më pas përmes protestës u kërkua miratimi e më pas votimi në Kuvend i Ligjit për Dhomat e Specializuara. Krejt kjo situatë e tensionuar nisi pasditen e së hënës së 5 tetorit ku për disa orë radhazi protestuesit refuzuan që t’i lënë deputetët e legjislaturës së 11-të të dalin nga Kuvendi…

Read More

Screenshot Sot përfundon afati kushtetues për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës, ndërsa mungesa e konsensusit politik e ka lënë vendin përballë mundësisë së zgjedhjeve të reja. Në orët e mbrëmjes së djeshme, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, është takuar me kryeministrin dhe kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në përpjekje për të gjetur një marrëveshje për zgjedhjen e Presidentit. Megjithatë, sipas raportimeve të gazetares Albina Haliti nga Kosova, PDK ka vendosur si kusht për dhënien e 22 votave të saj miratimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara. PDK, sipas saj, kërkon që fillimisht të përfundojë procedura për ndryshimin…

Read More