Autor: TV News
Senati amerikan e konfirmoi të shtunën herët Todd Blanche si Prokuror të Përgjithshëm të SHBA-së me 50 vota pro dhe 49 kundër, pas një procesi të debatueshëm dhe të pasigurt në Uashington. Blanche, ish-avokat personal i presidentit amerikan, Donald Trump, kishte drejtuar më parë Departamentin e Drejtësisë në cilësinë e ushtruesit të detyrës. Me konfirmimin nga Senati, ai merr mandat të plotë për të vazhduar zbatimin e agjendës së administratës. Votimi tregoi ndarjet e thella në Senat, pasi kundër Blanche votuan të gjithë senatorët demokratë, si dhe dy senatore republikane – Susan Collins nga Maine dhe Lisa Murkowski nga Alaska.…
Kur temperaturat rriten dhe netët e verës bëhen të padurueshme, shumë njerëz zgjedhin një dush me ujë të ftohtë për t’u freskuar dhe për të fjetur më shpejt. Por ekspertët paralajmërojnë se kjo metodë mund të ketë efektin e kundërt. Sipas Mike Tipton, profesor i fiziologjisë njerëzore dhe të aplikuar në Universitetin e Portsmouth-it, një dush me ujë shumë të ftohtë para gjumit mund ta mbajë trupin më të zgjuar në vend që ta ndihmojë të pushojë.“Nëse po përpiqeni të flini, gjëja e fundit që duhet të bëni është të futeni në një dush me ujë të akullt”, shpjegon Tipton.…
21 Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Dolce, po shijon ditët e pushimit në një destinacion bregdetar, larg zhurmës dhe angazhimeve të përditshme. Ajo ka ndarë me ndjekësit një video nga plazhi, ku shfaqet e relaksuar nën rrezet e diellit, teksa pozon me bikini dhe në një formë fizike që nuk ka kaluar pa vëmendje. Me detin në sfond dhe një pamje verore, Dolce ka dhënë edhe një herë “sinjalin” se po e shijon maksimalisht sezonin e verës. “Paqe për mendjen” shkroi ajo.
Kuvendi i Kosovës u përfshi sot nga një situatë tensioni, për shkak të ngërçit politik, për ndërtimin e qeverisë së re. Seanca u ndërpre për shkak se në një moment, deputetja e Ardhmërisë së Kosovës, Time Kadrijaj qëlloi me vezë në drejtim të kryeministrit në detyrë Albin Kurti. Kadrijaj, ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës së viteve 1998–1999, duke u angazhuar kryesisht si mjeke, në ndihmë të ushtarëve. Kadrijaj ka deklaruar në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë se është bërë pjesë e UÇK në vitin 1998, në Deçan, ku ka shërbyer si mjeke. Ajo…
Në portet dhe terminalet kineze, automjetet me energji të re, robotët industrialë, komponentët e energjisë së erës dhe produkte të tjera të prodhuara me teknologji kineze, po përshpejtojnë depërtimin në tregjet e huaja, duke u bërë një dëshmi e gjallë e “mundësisë së Kinës 2.0”. Sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet kineze të premten, në periudhën janar – korrik , vlera totale e importeve dhe eksporteve të mallrave të Kinës arriti në 30,13 trilionë juanë, me një rritje prej 17,3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Eksportet u rritën me 14%, ndërsa importet me 22%. Në…
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka dalë në një konferencë për media pas seancës që u ndërpre për shkak të mospropozimit të një emri dhe gjuajtjes me vezë në drejtim të tij. Kurti ka thënë se s’ka propozuar emër, meqë pa marrëveshje për presidentin, do të ishte shkuarje në zgjedhje të reja.“Nuk propozuam emër, sepse çfarëdo emri pa marrëveshje për president, do të na shpinte te zgjedhjet e reja, të përsëritura, të parakohshme, të panevojshme dhe të dëmshme”, ka thënë Kurti. Ai ka thënë se s’duhet humbur shpresat për marrëveshje dhe se s’ka kuptim të mos ketë një të…
Nëntoger Kushtrim Derguti ka përfunduar me sukses studimet dhe është diplomuar në Akademinë Mbretërore Ushtarake Sandhurst në Mbretërinë e Bashkuar, një nga institucionet më prestigjioze të arsimit dhe trajnimit ushtarak, transmeton albinfo.ch. Gjatë periudhës së studimeve në Sandhurst, Nëntoger Derguti është përballur me sfida të shumta profesionale dhe fizike, duke avancuar më tej aftësitë e tij në lidership, disiplinë, planifikim dhe udhëheqje ushtarake. Diplomimi i tij përbën një arritje të rëndësishme për karrierën e tij dhe një tjetër hap në zhvillimin e kuadrove profesionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Përfundimi i studimeve në Sandhurst shënon një kapitull të rëndësishëm…
Zgjedhjet e fundit në Kosovë ishin të parat ku de facto pati garë për president nga populli.Këtë nevojë të demokracisë përfaqësiese e solli me garë LDK-ja. Kreu i saj, Lumir Abdixhiku, u shpreh se partia po i ofronte sovranit kandidaturen e tij për kryeministër dhe atë të Vjosa Osmanit për një mandat të dytë si presidente. Sovrani foli duke e rreshtuar binomin kryeministër-president të LDK-së pas PDK-së, të drejtuar nga Bedri Hamza.Partia mezi u ngrit 4% nga zgjedhjet e mëparshme. Sot, kur lypet kopsitje e institucioneve të dala nga zgjedhjet, LDK-ja atë çka nuk e mori nga sovrani po e…
40 Këngëtarja kryesore e grupit të njohur peruan të muzikës cumbia “La Bella Luz”, Naldy Saldana, ka akuzuar drejtorin muzikor Cesar Sanchez Chavista për ngacmim seksual dhe fizik, duke bërë të ditur se ka depozituar një kallëzim pranë autoriteteve. Artistja deklaroi se, së bashku me denoncimin, ka dorëzuar edhe regjistrime audio dhe video që, sipas saj, dokumentojnë incidentin. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë Saldañën duke u përpjekur të largohet, ndërsa drejtori muzikor e kap nga krahu dhe e tërheq me forcë drejt vetes, duke vijuar sjelljen e papërshtatshme. Pas publikimit të videos, ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta…
Vazhdimi i seancës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës pas zgjedhjeve të qershorit do të mbahet të shtunën paradite, ka vendosur kryesuesi i saj Avni Dehari, pavarësisht se një afat kushtetues për përfundimin e saj mbaron qysh sonte në mesnatë. Seanca konstituive mbeti në gjysmë të enjten, kur Dehari vendosi ta shtyjë atë për kohë të papërcaktuar pas kërkesës së liderit të partisë në pushtet, kryeministrit në detyrë Albin Kurti, për kohë shtesë për bisedime për një marrëveshje politike për formimin e institucioneve të reja dhe dhënien fund të krizës së gjatë politike. Tani Dehari e ka thirrur atë për të shtunën…
