Autor: TV News

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç, ka shprehur shqetësim për atë që e ka cilësuar si një proces “të jashtëzakonshëm” të armatosjes së Serbisë, duke thënë se Zagrebi po e ndjek me shumë vëmendje zhvillimin e kapaciteteve ushtarake të Beogradit. Plenkoviç tha se bëhet fjalë për një proces armatosjeje që ngjan me një “shportë blerjesh” në të gjithë botën, ndërsa theksoi se vendet fqinje të Serbisë duhet të pyesin pse Beogradi po investon kaq shumë në armatim. Sipas tij, çështja e armatosjes së Serbisë është diskutuar edhe në mbledhjet e Këshillit për Mbrojtje dhe të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Kroacisë.…

Read More

Qeveria e Republikës së Kosovës e ka dërguar në Kuvend vendimin për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Në mbledhjen e mbajtur sot, Qeveria ka marrë vendim që të miratojë kërkesën e Kuvendit për nismën legjislative për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, transmeton IndeksOnline. “Miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës me nr. Prot.1108 të datës 23.09.2026, për Nismën legjislative për “Projektligjin Nr. 11/L- 001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar”, për të dhënë vlerësimin që…

Read More

Pedagogu shqiptar Andi Hoxhaj, i cili jep mësim në drejtësi në University College London, u nderua me titullin OBE për kontributin në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.Emri i tij u përfshi në listën e nderimeve të Vitit të Ri 2024. Një vlerësim që na bën krenarë për shqiptarët që lënë gjurmë në botë!

Read More

Ish-presidenti slloven Milan Kuçan ka rrëfyer detaje nga ditët e fundit të Jugosllavisë, përfshirë një bisedë me Slobodan Millosheviqin në prill të vitit 1991.Sipas Kuçanit, gjatë një takimi të udhëheqësve të republikave jugosllave në Brdo pranë Kranjit, Millosheviqi i kishte thënë: “Ju sllovenët mund të largoheni, por kroatët kurrsesi. Ata janë të lidhur me ne me gjak.” Kuçan thotë se iu përgjigj se askush nuk kishte të drejtë të vendoste se cila republikë mund të largohej nga Jugosllavia.Ai mohoi se Sllovenia kishte bërë marrëveshje të fshehtë me Millosheviqin për t’u shkëputur, duke pretenduar se Lubjana synonte një ndarje paqësore të…

Read More

“Neve në atë kohë na ndihmoi një mesazh i Helmut Kohl, kryekanceleri që ishte atëherë, që e dha një konferencë për shtyp. Tha: “Ale di albana ku ti shihni, domethënë, ë, në mënyrë kështu apo kështu lini të lirë”, domethënë. Po ashtu e dha një Joska Fischer dhe kjo na mbështeti shumë në atë periudhë po flas”, ka deklaruar Ismail Selmani-Komandant Mala në emisionin “Dialog te Lajmi” të udhëhequr nga Sefer Tahiri.

Read More

Presidenti rus Vladimir Putin ka paralajmëruar Perëndimin se Rusia është e gatshme të përdorë të gjitha armët që ka në dispozicion, përfshirë armët bërthamore, nëse rajoni rus i Kaliningradit sulmohet. Duke folur në Klubin e Diskutimeve Valdai në Moskë, Putin tha se Rusia nuk ka në plan të sulmojë asnjë vend evropian, por do të përgjigjet nëse përballet me një sulm ndaj territorit të saj. Ai përmendi në mënyrë të veçantë Kaliningradin, territor rus i vendosur mes Polonisë dhe Lituanisë, të dyja vende anëtare të NATO-s. Deklaratat e Putin vijnë pas disa stërvitjeve ushtarake të NATO-s pranë Kaliningradit. Aleanca i…

Read More

Policia e Kosovës ka publikuar fotografinë e një personi për të cilin kërkon ndihmën e qytetarëve, me qëllim identifikimin e tij. Sipas njoftimit, Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, po kërkon informacione që mund të ndihmojnë në zbardhjen e rastit, pasi personi dyshohet se është i përfshirë në veprën penale “Vjedhje”. Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që nëse kanë ndonjë informacion për identitetin apo vendndodhjen e personit në fotografi, të kontaktojnë në numrin 192 ose përmes emailit [email protected].

Read More

Momente tensioni janë regjistruar në Kosovë pas mbërritjes së presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ku protestuesit kanë bllokuar rrugën e eskortës së saj. Sipas pamjeve nga vendngjarja, një grup protestuesish kanë dalë në rrugë duke penguar kalimin e eskortës së zyrtares së lartë evropiane. Incidenti ndodhi pak pas mbërritjes së von der Leyen në Kosovë, ndërsa situata tërhoqi vëmendjen për shkak të përplasjes së protestuesve me eskortën e saj.  

Read More

Gani Geci i është përgjigjur publikisht ftesës së Xhavit Halitit për një debat ballë për ballë me personat që janë kundër ish-krerëve të UÇK-së që u dënuan nga Gjykata Speciale në Hagë. I ftuar në një emision në Tëvë 1, Haliti shprehi gatishmërinë që të zhvillojë debat të drejtpërdrejtë me personat që nuk dëshirojnë lirimin e Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit, nga burgu. “Ka edhe të tillë që nuk dëshirojnë t’i ndihmosh dhe të mbesin aty brenda në burg. Po shoh në komente edhe në media njerëz të cilët po flasin eksplicit politikisht. Ka plot të cilët nuk e dëshirojnë…

Read More