Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Bursaç godet studentët serbë: Mund ta rrëzoni Vuçiqin, por çfarë do të bëni me veten?

24 Nëntor, 2026

Elmazi jep lajmin e madh për Sarajin: Liqeni i Treskës i kthehet komunës

24 Nëntor, 2026

Dita e Forcës, FSK hap dyert për qytetarët më 27 nëntor

24 Nëntor, 2026

Inteligjenca artificiale kundër kancerit të gjirit – 700 mijë gra përfshihen në studimin më të madh në botë

24 Nëntor, 2026

Edon Rexhepi shpallet studenti më i mirë në Fakultetin Ekonomik të USHKM-së, me mesatare 10,00

24 Nëntor, 2026

Marta Kos thirrje Qeverisë: Pa ndryshimet kushtetuese, nuk ka përparim drejt BE-së!

24 Nëntor, 2026

Nuk e bëri për 22 vjet, tani Ali Ahmeti i tregon Shasivarit si duhet të bëhet jurisprudenca shqip!

24 Nëntor, 2026

Ali Ahmeti me letër të hapur drejtuar ministrit Shasivari

24 Nëntor, 2026

Taravari: Nuk kam kundërkandidat, nëse unë largohem krijohet depresion në anëtarësinë e ASh-së

24 Nëntor, 2026

Maqedonia e Veriut renditet e para në rajon për diversitetit mediatik

24 Nëntor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E martë, 24 Nëntor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Republikanë e demokratë në SHBA bashkohen kundër Serbisë, kërkojnë ndryshime në politikën e Beogradit

TV NewsBy TV News4 Tetor, 2026 Botë Pa Komente5 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Propozimi dypartiak për një ligj për Serbinë, i cili i është dërguar Senatit amerikan, është i rëndësishëm jo vetëm për shkak se pas tij qëndrojnë një senator republikan dhe një demokrat, por edhe sepse “tregon se të dyja partitë i ndjekin zhvillimet në Serbi në mënyrë të pavarur nga qëndrimi i Shtëpisë së Bardhë”, thotë Olivia Olson, bashkëpunëtore e Qendrës Evropiane të Këshillit Atlantik.
Propozimin për ligj e kanë paraqitur Chuck Grassley, senator republikan, dhe demokrati Richard Blumenthal, shkruan Radio Evropa e Lirë.

Çfarë propozohet me ligjin për Serbinë?

Në projektligj parashihet, ndër të tjera, vendosja e sanksioneve financiare dhe të vizave ndaj individëve që pengojnë marrëveshjet ndërkombëtare me rëndësi për stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor, përafrimi i politikës së jashtme të Serbisë me politikën e BE-së dhe NATO-s, si dhe distancimi nga ndikimi i Rusisë, Kinës dhe Iranit.

Serbisë i kërkohet forcimi i sundimit të ligjit, hetimi i rasteve të korrupsionit, si dhe një hetim i plotë i rrethanave të tragjedisë së Novi Sadit, shembjes së strehës së çatisë në stacionin hekurudhor dhe vdekjes së 16 personave, si dhe hetimi i, siç thuhet, përdorimit të tepruar të forcës ndaj demonstruesve në Serbi.

Që ligji të hyjë në fuqi, është e nevojshme të miratohet në të dyja dhomat e Kongresit, në Senat dhe në Dhomën e Përfaqësuesve.

Para dy muajsh, një projektligj pothuajse identik me këtë, i cili iu dorëzua Senatit për miratim, në fund të gushtit iu paraqit Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit nga kongresmeni republikan Joe Wilson dhe demokrati Bill Keating.

Projektligji në Senatin amerikan dhe zgjedhjet në Serbi

Duke pasur parasysh zhvillimet intensive në javët para zgjedhjeve, Vuçiqi – i cili më 27 shtator, një muaj para ditës së votimit, dha dorëheqje nga posti i presidentit të Serbisë – është kryesisht i orientuar drejt çështjeve të brendshme, shton Olson.

“Marrëdhëniet e tij me SHBA-në historikisht kanë qenë më të afërta me degën ekzekutive të pushtetit. Dialogu i ri strategjik SHBA-Serbi dhe interesi i administratës për EXPO 2027 në Serbi konsiderohen si kulmi i marrëdhënieve ndërmjet qeverisë së tij dhe administratës së Trumpit”, thotë ajo.

Projektligji, ndërkaq, parasheh edhe pezullimin e dialogut strategjik, i cili pas më shumë shtyrjesh dhe një vit e gjysmë pasi ishte hapur, dialogu strategjik mes Serbisë dhe SHBA-së u rinovua me nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit në fushat e energjisë dhe infrastrukturës në korrik të këtij viti.

Pse është propozimi në Senat “vendimtar”?

Momenti në të cilin propozimligji dypartiak për Serbinë i është dërguar Senatit amerikan për procedurë është vendimtar, vlerëson Ilva Tare, bashkëpunëtore e Qendrës Evropiane të Këshillit Atlantik, në një deklaratë për REL-in.

“Vetë ligji përfaqëson një mesazh të rrallë dypartiak nga të dyja dhomat e Kongresit, të dërguar vetëm tri javë para zgjedhjeve të 25 tetorit”, thotë kjo bashkëbiseduese.

“Edhe Departamenti i Shtetit, në raportin për Ballkanin Perëndimor, thekson se qeverisja e dobët në Serbi krijon hapësirë për ndikimin rus dhe kinez. Megjithatë, gjuha e këtij ligji është më afër përpjekjeve të Brukselit për avancimin e sundimit të ligjit dhe forcimin e institucioneve, veçanërisht kur bëhet fjalë për kushtëzimin demokratik”, nënvizon Tare.

“A do ta ndryshojë ky ligj sjelljen e Vuçiqit? Besoj se kjo nuk do të ndodhë brenda natës dhe as pa presion të brendshëm dhe të jashtëm. Gjithashtu, do të duhet të shohim rezultatin e zgjedhjeve dhe nëse rezultatet do të pranohen”, thotë Tare.

Duke shtuar se, me miratimin e projektligjit, Kongresi do të mbante një qëndrim të rëndësishëm, Tare thekson se nisma vjen në një moment të rëndësishëm, duke pasur parasysh se në Serbi më 25 tetor mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Në to merr pjesë Lista e Studentëve, si përfaqësuese e lëvizjes studentore, e cila u formua mbi valën e protestave kundër korrupsionit që zgjatën për më shumë se një vit.

Në projektligj theksohet veçanërisht nevoja për mbajtjen e zgjedhjeve të ndershme dhe të lira, si dhe garantimin e lirisë së shprehjes dhe tubimit.

“Këto zgjedhje gjithashtu mund t’i japin fund politikës së jashtme shumëvjeçare të Vuçiqit për të mbajtur marrëdhënie me të gjitha palët njëkohësisht, ndërsa ky proces mund të shënojë një moment të së vërtetës”, thekson ajo, duke iu referuar politikës shumëvjeçare të Serbisë, e cila bazohet në bashkëpunimin paralel me Rusinë, Kinën dhe SHBA-në, krahas angazhimit për procesin e integrimit evropian.

A do ta ndryshojë Vuçiqi qasjen?

“Vuçiqi nuk do ta ndryshojë sjelljen, pavarësisht gjithçkaje. Ai do të vazhdojë të zbatojë politikën e tij, e cila në thelb konsiston në qëndrimin në pushtet për aq gjatë sa të jetë e mundur”, beson Ivana Strander, nga Fondacioni për Mbrojtjen e Demokracisë.

“Por kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme sepse i dërgon një sinjal shumë të qartë opozitës se Amerika po i ndjek hapat e Vuçiqit”, thotë Strander në një deklaratë për REL-in, duke shtuar se “Vuçiqi është mik me Kinën, Rusinë dhe Iranin, ndërsa me miq si Vuçiqi, Uashingtoni nuk ka nevojë për armiq”.

Ajo shton se Vuçiqi paraqitet si shtyllë e stabilitetit, gjë që, sipas mendimit të saj, nuk është e vërtetë.

“Ai është ai që gjithmonë dëshiron t’i rrisë tensionet, pastaj t’i ulë ato dhe më pas të paraqitet si shtyllë e stabilitetit”, përfundon ajo.

Strander nuk ka dilema sa i përket drejtimit nga vjen mbështetja e jashtme për pushtetin aktual në Serbi.

“Në fakt, Putini është ai që ka thënë hapur se shpreson që Vuçiqi të bëhet kryeministër. Kjo në fakt do të thotë se Moska është e gatshme ta destabilizojë Serbinë dhe t’i sigurojë Vuçiqit një pako masash për ruajtjen e regjimit”, thotë ajo.

Vladimir Putini, presidenti i Rusisë, deklaroi në një forum në Moskë para dy ditësh se shpreson që Vuçiqi të jetë kryeministri i ardhshëm serb. Kjo deklaratë deri më tani është i vetmi sinjal se në çfarë drejtimi po shikon Kremlini në prag të zgjedhjeve të ardhshme. /REL/

Lexuar: 413

Lajme te ngjashme

Bursaç godet studentët serbë: Mund ta rrëzoni Vuçiqin, por çfarë do të bëni me veten?

Inteligjenca artificiale kundër kancerit të gjirit – 700 mijë gra përfshihen në studimin më të madh në botë

Lista e Studentëve vazhdon narrativën e Vuçiçit për Kosovën, kundërshton projektligjin për trashëgiminë kulturore

Provokime ndaj NATO-s, Germania paralajmëron Rusinë: Ejani në tryezën e negociatave

Rusia mund të ketë humbur 700 mijë ushtarë në Ukrainë

Vuçiq: Nëse tentojnë të më arrestojnë, do të hyjë në grevë urie – në sekondë një milion njerëz dalin në rrugë

Lajmet e fundit

Bursaç godet studentët serbë: Mund ta rrëzoni Vuçiqin, por çfarë do të bëni me veten?

24 Nëntor, 2026

Elmazi jep lajmin e madh për Sarajin: Liqeni i Treskës i kthehet komunës

24 Nëntor, 2026

Dita e Forcës, FSK hap dyert për qytetarët më 27 nëntor

24 Nëntor, 2026

Inteligjenca artificiale kundër kancerit të gjirit – 700 mijë gra përfshihen në studimin më të madh në botë

24 Nëntor, 2026

Edon Rexhepi shpallet studenti më i mirë në Fakultetin Ekonomik të USHKM-së, me mesatare 10,00

24 Nëntor, 2026

Marta Kos thirrje Qeverisë: Pa ndryshimet kushtetuese, nuk ka përparim drejt BE-së!

24 Nëntor, 2026

Nuk e bëri për 22 vjet, tani Ali Ahmeti i tregon Shasivarit si duhet të bëhet jurisprudenca shqip!

24 Nëntor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.