Autor: TV News
1 Modelja Gresë Hoti ka ndarë me ndjekësit disa momente nga pushimet e saj, duke publikuar fotografi të realizuara në një prej destinacioneve të bukura bregdetare. E veshur me bikini të zeza, ajo ka pozuar pranë detit, ndërsa në sfond shihen uji i kristaltë. Në fotografit^, modelja shfaqet duke pozuar mbi shkëmbinj, duke nxjerrë në pah linjat e saj trupore dhe paraqitjen verore. Fotografia ka marrë shpejt vëmendjen e ndjekësve, me qindra pëlqime dhe reagime vetëm pak minuta pas publikimit. Gresë Hoti është aktive në rrjetet sociale, ku shpesh ndan momente nga përditshmëria, udhëtimet dhe paraqitjet e saj. Edhe kësaj…
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca ka reaguar mbi deklaratën e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, i cili gjatë qëndrimit të tij në Serbi tha se Ukraina nuk do ta ndryshojë qëndrimin e saj mbi mosnjohjen e Kosovës. Përmes një postimi në “X”, Konjufca i kujtoi Zelenskyt pozicionimin e menjëhershëm të Kosovës në favor të Ukrainës pas sulmeve ruse. “Marrim me keqardhje në konsideratë deklaratat e Presidentit Zelenskyy në Beograd, ku riafirmoi mosnjohjen nga Ukraina të Republikës së Kosovës.Që nga dita e parë e agresionit të plotë të Rusisë, Kosova ka qëndruar pa asnjë ekuivok krah…
Izraeli ka refuzuar planin e fundit të SHBA-së për të kaluar drejt fazës së ardhshme të paqes në Gazë, duke kërkuar çarmatosjen e plotë të Hamasit përpara se forcat izraelite të tërhiqen. “Izraeli e refuzon dokumentin me 15 pika”, ka thënë kryeministri Benjamin Netanyahu në fillim të një mbledhjeje të kabinetit të dielën. Ai ka shtuar se ushtria izraelite “nuk do të tërhiqet aspak derisa Hamasi të jetë çarmatosur realisht dhe do të vazhdojë të pengojë kërcënimet ndaj forcave dhe qytetarëve tanë”. “Dhe kur them çarmatosjen e Hamasit, kjo do të thotë armë të rënda, armë më pak të rënda,…
Ajo që duhej të ishte një derbi i madh në startin e kampionatit të ri të Maqedonisë së Veriut ndërmjet Vardarit dhe Shkëndijës, u kthye në një leksion futbolli nga mysafirët, të cilët triumfuan me rezultat 0:2 në Arenën e Shkupit. Pas një pjesë të parë të qetë dhe pa raste serioze nga të dyja palët, ndeshja u vendos në pjesën e dytë falë lëvizjeve taktike të skuadrës tetovare. Heroi i takimit ishte Fabrice Tamba, i cili hyri nga stoli dhe realizoi të dy golat e fitores, i pari nga të cilët erdhi në minutën e 55-të pas një asistimi…
Një ekip ndërkombëtar shkencëtarësh ka realizuar imazhet me rezolucionin më të lartë të regjistruar ndonjëherë të sipërfaqes së dukshme të Diellit, duke zbuluar për herë të parë vorbulla të vogla në fotosferë. Zbulimi, i publikuar në revistën Nature, mund të ndryshojë mënyrën se si shkencëtarët e kuptojnë aktivitetin diellor dhe ndikimin e tij në Tokë.Vëzhgimet u kryen me teleskopin diellor Daniel K. Inouye në Hawaii, teleskopi më i fuqishëm diellor në botë. Duke kombinuar imazhet me simulime të avancuara kompjuterike, studiuesit analizuan një rajon magnetikisht aktiv pranë një njolle diellore.foto galeri foto galeri foto galeri foto galeri 1234PreviousNextPamjet zbuluan struktura…
Flamuri gjigant i Ukrainës, i cili prej fillimit të pushtimit rus në vitin 2022 qëndronte në qendër të Prishtinës si simbol i solidaritetit të Kosovës me popullin ukrainas, është hequr të dielën. Pamjet e largimit të flamurit janë publikuar në rrjetet sociale nga qytetarë. Deri më tani nuk ka një sqarim zyrtar për arsyet e heqjes së tij. Heqja e flamurit vjen vetëm një ditë pasi presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, gjatë vizitës së tij në Beograd, deklaroi se Ukraina nuk e ka ndryshuar qëndrimin për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës. “Ne respektojmë integritetin territorial të partnerëve tanë. Sa i…
Kanceri i prostatës nga i cili vuan ish-presidentit amerikan, Joe Biden, është përhapur përtej kockave dhe është shumë i dhimbshëm, ka bërë të ditur djali i tij, Hunter Biden, në një intervistë për BBC-në. “Kanceri është përhapur, ka metastazuar në kockat e tij dhe më gjerë”, i ka thënë Hunter Biden emisionit “Neësnight” të BBC-së, sipas një videoje të publikuar në internet të premten. “Është shumë i dhimbshëm dhe shumë dobësues në shumë aspekte”.Një zëdhënës i demokratit 83-vjeçar ka refuzuar të shtunën të komentonte mbi intervistën e Hunter Biden-it. Ish-presidenti ka zbuluar në maj të vitit 2025, më pak se…
Tregtia e energjisë elektrike mes Kosovës dhe Serbisë vazhdon të mos jetë e funksionalizuar, ndërsa autoritetet kosovare kërkojnë zbatimin e një vendimi të Komunitetit të Energjisë, që sipas tyre do të ulte kostot e importit dhe do të lehtësonte shitblerjen rajonale. Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT) thotë se që nga viti 2020 nuk ka pasur tregti të energjisë elektrike mes dy vendeve. Sipas Ministrisë së Ekonomisë së Kosovës, kjo situatë i ka kushtuar Kosovës dhe rajonit më shumë se 150 milionë euro vetëm gjatë vitit 2024. Megjithatë, ministria nuk ka sqaruar metodologjinë mbi të…
1 Prej disa sezonesh, Violetë Kukaj, shpesh e shoqëruar edhe nga vajza e saj Njomza, po vazhdon të jetë pjesë e ditëve më të veçanta të shumë familjeve shqiptare. Përveç muzikës dhe atmosferës që krijon në ahengje, këngëtarja ka bërë të dallueshme edhe dy momente që tashmë po lidhen fort me performancat e saj. Sa herë i afrohet nuses, Violetë Kukaj kujdeset që të mos shkojë duarthatë. Një buqetë me lule është kthyer në pjesë të pandashme të urimit të saj, duke krijuar një moment të ngrohtë dhe të veçantë gjatë mbrëmjes. Një tjetër traditë që ajo po e përsërit…
Autoritetet iraniane kanë lëshuar një listë kërkesash që Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të përmbushin përpara se të rihapet Ngushtica e Hormuzit. Mediat shtetërore iraniane publikuan listën, e cila përfshin masa të tilla si heqja e bllokadës detare amerikane, tërheqja e forcave ushtarake dhe përfundimi i përhershëm i luftës. Shefi i sigurisë kombëtare të Teheranit, Mohammad Bagher Zolghadr, gjithashtu bën thirrje që SHBA-ja të kompensojn Iranin për dëmet e shkaktuara nga konflikti dhe të lirojnë asetet e ngrira iraniane. “Këto janë kërkesat e popullit iranian, të cilat ata i kanë shpallur me zë të lartë gjatë 160 ditëve të…
