Burime brenda Policisë së Kosovës kanë bërë të ditur për RTK-në se është arrestuar një person lidhur me dëmtimin e pronës së Kuvendit të Kosovës.
Sipas këtyre burimeve, i arrestuari është Fatlum Rushiti, i cili dyshohet se ka thyer një xham të objektit të Kuvendit gjatë protestës së sotme.
Rasti po trajtohet nga Policia e Kosovës, ndërsa veprimet e mëtejshme do të ndërmerren në koordinim me organet e drejtësisë.

