Autor: TV News

Subscribe Personazhe mitologjike, personazhe historike, por dhe njerëz të thjeshtë vijnë për herë të parë përmes punimeve në skulpturë të Ardian Pepës.   Ekspozita “Çdo histori ka dy anë”, e cila ndahet në tri seksione, mbërthyer, mendime të pakrehura dhe zbërthyer, paraqet një tjetër dimension të skulpturave dhe instilacioneve.   ARDIAN PEPA   SKULPTOR    “Kjo ekspozitë është menduar shumë gjatë dhe është një proces i punës sime të përditshme. Këto portrete kaun vite që janë bërë, kanë vite që e kanë kryer funksionin e tyre dhe mendova që këtyre figurave të lëna në harresë t’ju kthej përmes ngjyrës dhe…

Read More

Për herë të parë ndonjëherë, Cirku Piccadilly i Londrës është ndriçuar me dritat e Ramazanit për të mirëpritur muajin e shenjtë islamik të agjërimit. Fjalët “Gëzuar Ramazanin” ndriçuan rrugët, me instalacionin që mbante mijëra drita. Koncepti është kuruar nga Ramadan Lights UK, një organizatë jofitimprurëse e cila synon të përhapë ndërgjegjësimin për muajin e agjërimit. “Ky koncept i kuruar me kujdes përshkruan fazat e hënës gjatë gjithë muajit të bekuar, duke sjellë dritën e Ramazanit në rrugët e Londrës”, tha Ramadan Lights UK në një postim në Instagram. Nisma, e udhëhequr nga themeluesja Aisha Desai, filloi tre vjet më parë.…

Read More

Subscribe  Kombëtarja shqiptare ka nisur përgatitjet për sfidën e parë të kualifikueseve të Euro 2024, atë me Poloninë. Anis Mehmeti, një nga prurjet e reja të Sylvinhos në Kombëtare, në një  konferencë për shtyp nga ambientet e Shtëpisë së Futbollit në kryeqytet tha se është gati që cilësitë që ka t’i vërë në dispozicion të skuadrës.   Anis Mehmeti    Shkojmë në Poloni me synimin për të fituar. Kemi lojtarë shumë të fortë, që luajnë në skuadra të mira, ndaj duam të marrim tre pikët. I dimë vlerat e kundërshtarit, por ne shohim vetëm lojën tonë. Jemi gati të bëjmë…

Read More

Deputeti i PD, Tomorr Alizoti nuk i ka kursyer akuzat ndaj kreut të komanduar të kësaj force politike, Enkelejd Alibeaj. Ai deklaroi se kandidatët që Berisha ka janë njerëz të ndershëm përballë kundërshtarëve nga ‘kampi’ tjetër politik. Sipas tij, ndarja e PD po dëmton alternativat e duhura që po i serviren votuesve.     “Kandidatët e PD janë njerëz në radhë të parë, që është shumë e rëndësishme në një vend të korruptuar, të ndershëm. Janë njerëz përballë personave që kandidojnë. Po të marrim rastin e Tiranës, Këlliçi është një gjë e pastër,  kristal përpara Erion Veliajt, që është njeriu…

Read More

Ky gadishull ukrainas u aneksua paligjshëm nga Rusia më 2014. Megjithatë, Kievi mohoi përgjegjësinë për këtë incident “misterioz”. “Një shpërthim në qytetin Dzhankoi në veri të Krimesë së pushtuar përkohësisht shkatërroi raketat ruse Kalibr-NK, teksa ato po transportoheshin përmes trenave”, tha inteligjenca ushtarake ukrainase përmes një njoftimi të publikuar në rrjetet sociale. Hetuesit rusë më herët kishin deklaruar se sistemet e mbrojtjes ajrore kishin zmbrapsur sulme me dronë në Dzhankoi dhe se pjesët e shkatërruara të dronëve dëmtuan një dyqan dhe një shtëpi, duke lënë të plagosur një person. “Dronët e shkatërruar ranë në objekte civile”, tha Komiteti hetues rus…

Read More

Turizmi është tashmë frymëmarrja e qytetit muze te Gjirokastres, por ndonëse flitet për një turizëm gjithëvjetor, fluksi më i lartë i turistëve shënohet vetëm në muajt e verës.   Edhe pse prej pranverës në vjeshtë numri i turistëve në Gjirokastër një vit më parë shkoi në mbi 200 mijë turistë të huaj dhe vendas, muajt e tjerë të vitit qyteti muze përballet me mungesën e vizitorëve të shumtë.   Sipas të dhënave nga zyra e turizmit në Bashkinë Gjirokastër llogaritet se numri i vizitorëve në qytetin e gurtë gjatë muajve të dimrit është vetëm 10 % e turistëve që vizitojnë…

Read More

E mërkurë, 22 Mars 2023 – 20:40 albinfo.ch @albinfo.ch Lista Serbe nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 prillit që do të mbahen në katër komunat e veriut të Kosovës. Ajo nuk ka paraqitur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve asnjë kandidat për pjesëmarrje në zgjedhje për kryetar në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, apo për ndonjërën nga dy kuvendet komunale, Zveçan dhe Leposaviq. KQZ njoftoi deri në përfundim të afatit, 9 deri 22 mars, asnjë subjekt politik nuk ka aplikuar për pjesëmarrje gjatë këtij afati të ri.

Read More

Në Moskë, presidenti i Kinës, Xi Jinping u prit me nderime të larta. Presidenti Putin shtroi darkë shtetërore. “Si anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Kina dhe Rusia do të vazhdojnë të punojnë me komunitetin ndërkombëtar për të mbrojtur me vendosmëri normat bazë të marrëdhënieve ndërkombëtare mbështetur në qëllimet dhe parimet e Kartës së OKB-së”, tha presidenti i Kinës, Xi Jinping. Presidenti Xi bëri thirrje për zgjidhje diplomatike të luftës në Ukrainë, thirrje kjo e mbështetur nga presidenti Putin. “Ne besojmë se shumë pika të planit të paqes të Kinës janë të ngjashme me qëndrimet ruse dhe mund…

Read More

Spanja vazhdon të mos e ndryshojë pozicionin e saj sa i përket mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës, ndonëse tha se është koha që të bëhen përpjekjet përfundimtare që të zgjidhen mosmarrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë.   Radio Evropa e Lirë pyeti Ministrinë spanjolle për Çështje të Jashtme, nëse Madridi ka ndryshuar qëndrim për Kosovën, pasi Prishtina dhe Beogradi u pajtuan për propozimin evropian për normalizimin e raporteve. Nga kjo ministri thanë se “çështja e territorit të Kosovës” duhet të zgjidhet përmes dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.   “Është koha që të bëhen përpjekje përfundimtare për…

Read More