Autor: TV News

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë, ka thënë të mërkurën se asnjë subjekt politik nuk ka aplikuar për të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës. Këto zgjedhje janë caktuar të mbahen më 23 prill, pas shtyrjes së tyre në dhjetor të vitit të kaluar, me kërkesë të bashkësisë ndërkombëtare. Atëbotë, për zgjedhjet në veri kanë aplikuar 11 kandidatë, të cilëve u ka vlejtur certifikimi edhe për zgjedhjet e prillit. Sipas njohësve të çështjeve politike, mosaplikimi i Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë – në…

Read More

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka thënë të mërkurën se pret që projektligji për pensionet të hyjë në fuqi “deri në fund të vitit”. Macron e ka miratuar këtë projektligj, pa miratim në parlament. Ai i ka bërë këto komente në një intervistë në transmetuesin kombëtar, duke thënë se projektligji për rritjen e moshës së pensionimit nga 62 në 64 vjeç, do të “vazhdojë rrugën demokratike”. Këshilli Kushtetues do të duhet të rishikojë projektligjin në javët në vijim dhe ai mund të shndërrohet në ligj vetëm pasi ky trup të japë miratimin. Kjo ka qenë hera e parë që Macron ka…

Read More

Subscribe Letërsia arbëreshe e krijuar që prej shek. 16, si përpjekje e shqiptarëve për të ruajtur individualitetin e tyre si kombësi përmes gjuhës dhe krijimtarisë artistike, lëvrohet edhe në tekstet tona shkollore.   Por ndonëse kjo letërsi identifikohet me emra si De Rada, Zef Skiroi, Serembe e të tjerë sot gjithnjë e më shumë këta autorë po shkojnë drejtë zbehjes për shkak të orëve të limituara në programet mësimore të arsimit parauniversitar.   BEHAR GJOKA   STUDIUES   “Jemi në një proces që do të thoja se shkolla ka 1000 probleme, letërsia po ashtu dhe do të duhet shumë kohë…

Read More

E mërkurë, 22 Mars 2023 – 20:00 albinfo.ch EPA/FILIP SINGER Një vit pas sulmit rus në Ukrainë, frika e luftës mes gjermanëve po rritet ndjeshëm. Shumica dërrmuese gjithashtu kanë frikë se Gjermania nuk është në gjendje të mbrohet dhe do të bëhet vetë palë në luftë, zbuloi të mërkurën një sondazh i posaçëm nga kompania gjermane e sigurimeve R&V, raporton AA. Sipas sondazhit, 63% e gjermanëve kanë frikë se Gjermania nuk do të jetë në gjendje të mbrohet në rast lufte. “Gjendja e keqe e Bundeswehrit pasqyrohet qartë në rezultatet e sondazhit tonë të veçantë”, tha drejtori i studimit Grischa Brower-Rabinowitsch…

Read More

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u bë një ndarje ndryshe e të ftuarve në studio. Duke qenë se byreku dhe sultiashi janë dy gatimet karkateristike të ditës së Nevruzit, edhe të ftuarit u ndanë në dy grupimë. Konkretisht Alban Musa dhe Sotira Jankulla ishin pjesë e skuadrës së sultjashit, ndërsa Iva Tiço dhe Ardi Pulaj pjesë e skuadrës së byrekut. Mirëpo gjatë rrugës, Albani s’iu rezistoi dot fotove të byrekut, madje u bë gati të linte dietën për një copë byrek. Sfida solli shumë të qeshura dhe histori personale të lidhura me këto gatime e këtë festë.…

Read More

Banka Botërore ka thënë se Ukrainës do t’i duhen 411 miliardë dollarë për rindërtim të shtetit. Këto vlerësime janë bërë një vit pas nisjes së luftës së Rusisë në territorin ukrainas. Dokumenti, që është përpiluar nga Qeveria ukrainase, Banka Botërore, Komisioni Evropian dhe Kombet e Bashkuara, parasheh që Kievi të kërkojë “14 miliardë dollarë për rindërtime kritike më 2023”. Për të përmbushur këto nevoja, Qeverisë ukrainase do t’i duhen 11 miliardë dollarë më shumë sesa që ka paraparë në buxhetin e vitit 2023. Lufta e Rusisë në Ukrainë ka ndikuar në zhvendosjen e miliona njerëzve dhe me rritje globale të…

Read More

SHKRUAN: Ljubisha Nikollovski Përgenjështrim i opinionit është mendimi se të ashtuquajturit “të zjarrtit”, të pakënaqur me punën e Artan Grubit dhe Bujar Osmanit, luftojnë për një përbërje më të mirë qeveritare, si dhe për respektimin e statutit të partisë dhe konsultime të rregullta me degët e saj. E gjithë atmosfera që ndezën këto “të zjarrtë” në opinion i bëri dëme të mëdha BDI-së dhe liderit të saj. Nga aty mund të konstatohet se qëllimi i tyre përfundimtar ishte rrëzimi i liderit Ali Ahmeti dhe marrja e partisë. Arsyet janë të thjeshta. Ata janë të pakënaqur me faktin që janë përjashtuar,…

Read More

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për Z.A, që dyshohet për krime lufte kundër popullatës civile gjatë luftës së fundit në Kosovë.   Z.A, me nacionalitet serb, u arrestua më 7 mars, dhe sipas Prokurorisë Speciale të Kosovës, ai dyshohet se në mars të vitit 1999, në stacionin policor në Kamenicë, si person zyrtar, së bashku edhe me policë të tjerë serbë, fillimisht kishin rrahur “me shufra gome dhe shqelma” dhe më pas kishin torturuar “në mënyrë çnjerëzore” të dëmtuarin me iniciale B.M.   Sipas Prokurorisë Speciale, i dëmtuari kishte pësuar lëndime të rënda…

Read More

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, pretendon se do të arrestohet të martën për disa akuza që lidhen me një hetim për një pagesë 130.000 dollarëshe ndaj yllit të pornografisë, Stormy Daniels, më 2016. Nëse arrestohet, atëherë ai do të bëhet ish-presidenti i parë në historinë e Shteteve të Bashkuara që përballet me akuza penale. Më 2016, ylli i filmave pornografikë, Stormy Daniel i ka kontaktuar disa media, duke u ofruar shitjen e materialeve të një afere, që ajo ka supozuar se e ka pasur me Trumpin, më 2006. Ekipi i Trumpit është angazhuar në këtë rast dhe avokati i tij, Michael Cohen, e…

Read More

Një bandë shqiptare e përfshirë në trafikun e drogës është goditur nga policia Belge.   18 persona janë vënë në pranga pas një aksioni masiv ku u përfshin 160 forca të policisë. Hetimet për organizatën kriminale kishin nisur rreth dy vite më parë, ndërsa banda dyshohet se zhvillonte aktivitetin e saj prej të paktën 4 vitesh.   Në kuadër të këtij operacioni u ushtruan kontrolle në 21 vendndodhje të ndryshme ku u zbuluan prova konkrete që lidhin grupin e shqiptarëve me trafikun.   Sasi të mëdha kokaine, 600 bimë kanabisi, paisje për paketimin e  drogës si dhe shuma të mëdha…

Read More