Autor: TV News
U inagurua sot Spitali i ri Qendror në QSUT, një spital krejtësisht i ri i ndërtuar nga themelet për sëmundjet e brendshme, në kompleksin e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e kanë konsideruar këtë investim veprën më madhore në shëndetësi. “Krenare që përmbyllim një ndër veprat më të mëdha të tre dekadave të fundit në shëndetësi, Spitalin Qendror të QSUT. Nuk ka qenë aspak e lehtë. Eshtë dashur shumë mund dhe këmbëngulje. Me vizionin dhe mbështetjen e Kryeministrit Edi Rama, i’a dolëm të ngremë nga themelet një spital modern…
Komisioneri i KQZ, Ilirian Celibashi në emisionin Quo Vadis në Vizion Plus bëri me dije se institucioni që ai shqyrton ka marrë në vlerësim kërkesën e PD për aplikacionin “Aktivisti”. Celibashi deklaroi se KQZ ka nisur vlerësimin e këtij shqetësimi dhe aktualisht po mbledh informacione nëse ky aplikacion përbën shkelje të Kodit Zgjedhor apo legjislacionit në tërësi. Komisioneri i KQZ shtoi se konkluzioni i këtyre informacioneve do të bëhet me dije përpara zgjedhjeve vendore, pasi në të kundërt nuk do të kishte vlerë. “Është përcjellë ky shqetësim nga PD në KQZ. Ne jemi në një proces vlerësimi…
Ish-kryeministri britanik, Boris Johnson, ka insistuar “me dorë në zemër” se nuk i ka gënjyer kurrë ligjvënësit për disa festa që janë mbajtur gjatë pandemisë së koronavirusit në ndërtesën e Qeverisë. Një komitet i Parlamentit britanik është duke e marrë në pyetje Johsonin rreth deklaratave të tij kundërthënëse për festat e organizuara, të cilat i kanë thyer rregullat e atëhershme për luftim të pandemisë. Nëse ky komitet arrin në përfundim që Johnson ka gënjyer me vetëdije, atëherë ai rrezikon pezullim, apo edhe humbje të ulëses në Parlament. Në nisje të seancës, Johnson është betuar me dorë në Bibël dhe ka…
100-vjetori i themelimit të Komunitetit Mysliman Shqiptar çeli siparin e aktiviteteve, me një ekspozitë të organizuar nga Arkivi Qendror Shtetëror. Dokumente historike mbi vendimet e marra, fotografi të anëtarëve pjesëmarrës dhe shënime të rëndësishme të këtij rrugëtimi, tashmë prej një shekulli u ekspozuan për publikun në hyrje të xhamisë së Ethem Beut, në Tiranë. ARDIT BIDO DREJTOR I DPA “Mëvetësimi i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, ashtu sikurse mëvetësimi i komuniteteve të tjera fetare në vend, u bë në momente kyçe të shtetndërtimit tonë, duke krijuar një shoqëri me tolerancë fetare me baza atdhetare. Nëse nuk do…
“Muaji i Ramazanit është muaji në të cilin filloi të shpallet Kur’ani, që është udhërrëfyes për njerëzit dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga e kota), e kush përjeton prej jush këtë muaj, le të agjërojë, ndërsa kush është i sëmurë ose në udhëtim, le të agjërojë aq ditë nga ditët e mëvonshme. All-llahu me këtë dëshiron lehtësim për ju, e nuk dëshiron vështirësim për ju. (Të agjëroni ditët e lëshuara më vonë) Që të plotësoni numrin, ta madhëroni All-llahun për atë se u udhëzoi dhe që të falënderoni.” (El Bekare- 185). Paqja, shpëtimi dhe…
Fansat kritikojnë Elon Musk për komentin e pazakontë ndaj Taylor Swift: Qëndro larg prej saj (fotot)
Miliarderi Elon Musk ka marrë së fundmi kritika nga fansat e shumtë të Taylor Swift pas një serie postimesh të pazakonta ku ngacmon kantautoren amerikane. Pronari i grupeve Twitter e Tesla ndau komentet me ndjekësit e tij në rrjetet sociale në kohën kur Swift nisi turneu e saj të fundit në Arizona, SHBA. Komenti i Musk vinte si një përgjigje ndaj atij të themeluesit të monedhës dixhitale Dogecoin, Billy Markus, i cili shkruante: “Taylor Swift komandon vërtet, dhe nëse nuk jeni dakord me mua jam i sigurtë që ju përjashtojnë nga interneti”. Ndërsa Musk pergjigjej: “Aftësitë e saj të rezonancës…
Fundjavën që shkoi Kosova dhe Serbia u pajtuan në Ohër mbi zbatimin e një plani evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre. E mirëpritur në shkallë të gjerë nga diplomacia perëndimore, marrëveshja ka nxitur mëdyshje në të dyja vendet. Në Kosovë, shqetësimet lidhen kryesisht me zotimin e saj që t’i jap një shkallë më të gjerë të “vetë-menaxhimit” komunitetit serb dhe të zbatojë marrëveshjen për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Po çfarë mendojnë qytetarët shqiptarë dhe serbë në jug dhe veri të Mitrovicës mbi marrëveshjen e Ohrit dhe ndikimin që ajo mund të sjellë në jetën e…
Në Kosovë të dielën nisën manifestimet treditëshe në përkujtim të 25 vjetorit të betejës së fshatit Prekaz të komunës së Skenderajt, e cila shënoi edhe fillimin e luftës gati dy vjeçare ndërmjet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave serbe, që mori fund në qershor të vitit 1999 me ndërhyrjen e NATO-s. Më 5 mars të vitit 1998, forcat serbe rrethuan familjen Jashari në Prekaz. Gjatë disa ditë luftimesh humbën jetën mbi 50 anëtarë të familjes përfshirë edhe Adem Jasharin që shqiptarët e njohin si komandant legjendar të ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Udhëheqësit e Kosovës vlerësuan lart sakrificën e…
Mediat amerikane kanë raportuar se është shtyrë seanca e një jurie të madhe, e cila do të vlerësojë nëse do të miratojë akuzat kundër ish-presidentit amerikan, Donald Trump, lidhur me një pagesë që i është kryer një ylli të pornografisë, në këmbim të heshtjes. Mediat amerikane, duke cituar disa burime të afërta, kanë thënë se juria e madhe nuk do të mblidhet të mërkurën. E ashtuquajtur juri e madhe, ajo përbëhet prej një grupi të qytetarëve, të cilëve ligji u jep autoritet për të hetuar shkeljet e mundshme penale të një pandehuri dhe të vlerësojnë nëse duhet ndëshkuar ai. Prokurori…
Banka Qendrore e Shteteve të Bashkuara e ka rritur sërish normën e interesit, pavarësisht shqetësimeve se një hap i tillë mund të përkeqësojë gjendjen aktuale financiare. Vetëm këtë muaj është raportuar për falimentim të disa bankave në SHBA. Rezervat Federale e kanë rritur normën e interesit për 0.25 për qind dhe kanë thënë se ky veprim mund të jetë “i duhuri” pas rritjes së çmimeve të konsumit. Përmes një deklarate, Rezervat Federale kanë thënë se sistemi bankar amerikan është “i qëndrueshëm”. Mirëpo rritja e shpejtë e normave të interesit e ka rënduar sistemin bankar. Dy banka amerikane – Silicon Valley…
