Autor: TV News
Seriali Molla e Ndaluar është një prodhim mjaft i njohur me historinë e tij, komedi absurde dhe me shumë intriga. Seriali i cili prej shumë sezonesh vendosi buzëqeshjen në fytyrën e Fox Turkije për audiencën e lartë, mbërrin në sezonin e ri duke shfaqur një qëndrim të fortë ndaj serialeve rivalë. Pikëpyetjet për Eda Ece dhe Şevval Sam, që i dhanë jetë personazheve të Yıldız dhe Ender, të cilët janë ndër emrat e pandryshueshëm të serialit, i shqetësoi të gjithë. Me përfundimin e sezonit, publiku mbeti me pyetjen “kush do të shkojë dhe kush do të qëndrojë?”. Eda…
Përveç dënimit me burgim me kusht për 12 muaj, humoristi Bendrit Bajra duhet të heqë dorë nga patentë shoferi për dy vjet E mërkurë, 22 Mars 2023 – 17:59 albinfo.ch Gjykata e Qarkut, e Dietikonit (Kantoni i Cyrihut) ka dënuar të mërkurën me dymbëdhjetë muaj burgim me kusht ish humoristin e rrjeteve sociale, Bendrit Bajra, transmeton albinfo.ch. Më tutje, 27-vjeçarit i është shqiptuar një gjobë prej 100 tarifash ditore prej 130 frangash. Gjykata e ka dënuar atë për dy kundërvajtje trafiku dhe për mosrespektimin e një termini në shërbimin civil, shkruan agjencia e lajmeve sda.ch. Mirëpo, për dënimin me burgim…
Studiues skandinavë thonë së fundmi se ngrënia e një mase të vogël farash apo fruta të thata çdo ditë mund të reduktojë sëmundjet e zemrës. Sipas studimit të publikuar në revistën Food Nutrition Research ky zakon mund të reduktojë sëmundjet kardiovaskulare pa dalluar se cilat fruta apo fara duhet të konsumojmë, por pa llogaritur prezervuesit e dëmshëm që shpesh gjenden në produktet e perpunuara. “Nëse hamë një dorë produktesh të tilla, pra rreth 30 gramë — kemi një reduktim prej 20% deri në 25% të rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare,” tha kreu i studimit Erik Kristoffer Arnesen, i departamentit të ushqimit në…
Berisha në Mat: Fitorja e kandidatëve tanë është fitore e lirisë, e idealeve tuaja, fitore e një Shqipërie që nuk e pranon monizmin Turin e prezantimit të kandidateve për bashkitë e vendit, Sali Berisha e ndali pasditen e kësaj të mërkure në Burrel. Lideri i opozitës prezantoi për bashkinë e Matit, kandidatin Skënder Gjuci. Berisha tha se kandidatët e aleancës “Bashkë Fitojmë” për herë të parë në 3 dekada janë kandidate që nuk emerohen nga Kryesia por nga vetë njerëzit. Me 14 maj qytetarët e Matit dhe mbarë Shqipërisë janë të ftuar të votojnë, të shprehin…
Vitin e kaluar bankat në Maqedoni kanë pasur të ardhura neto prej mbi 100 milionë eurosh, vetëm nga provizionet dhe tarifat. Banka Popullore do t’i shpallë publikisht çmimet e shërbimeve më të shfrytëzuara nga të gjitha bankat në mënyrë që qytetarët të krahasojnë se cila është më e lira. Konkurrenca mund të rrisë çmimet, shkruan REL në gjuhën maqedonase, transmeton Portalb.mk. Provizioni për pagesë të fletëpagesës në sportel – 50 denarë, provizion për mbajtje llogarie 40 denarë në muaj, provizion prej 9 denarë për transaksion nëse e paguan përmes bankingut elektronik, provizion për transaksion tjetër – 100 denarë, kosto e përdorimit të bankingut…
Presidenti rus, Vladimir Putin, dhe homologu i tij kinez, Xi Jinping, pritet të zhvillojnë ditën e dytë të bisedimeve në Moskë, ku lideri kinez po zhvillon vizitën e parë në katër vjet në mes të izolimit ndërkombëtar në rritje të Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës. Putin dhe Xi e quajtën njëri-tjetrin “mik të dashur” teksa u takuan në Kremlin në ditën e parë të takimeve më 20 mars. Të dy liderët bënë deklarata të shkurta në hyrje të takimit. Xi do të qëndrojë në Rusi për tri ditë dhe dy shtetet thanë se kanë mundësi për të thelluar…
Lufta në Ukrainë u shoqërua me sanksione ndaj importeve dhe eksporteve të energjisë ruse në BE duke deformuar tregun global të gazit natyror të lëngshëm dhe duke e vendosur Rusinë nën presion për të shitur rezervat e tepërta. Kina nga ana e saj bleu naftën dhe qymyrin rus me çmim të lirë, jo vetëm duke kursyer miliarda dollarë, por edhe duke siguruar fitime nga shitja në Rusi e mallrave të saj të tepërta. Presidenti Xi thotë se Kina dëshiron një partneritet më të ngushtë me Rusinë, që ruan sigurinë ndërkombëtare të energjisë dhe zinxhirët e furnizimit. Por sa ka fituar…
E enjtja mbylli një tjetër natë me muzikë të bukur dhe emocione të forta, të dhuruara nga spektakli “Gjeniu i madh”. Ndërsa e nisën si një ëndërr për të qenë pjesë e skenës, sot konkurrentët nuk i tremben sfidave dhe as eliminimit. Nën ethet e garës ata thonë se do të guxojnë të sjellin edhe zhanër të tjerë muzikorë, ndryshe nga ato që janë prezantuar netët e mëparshme. KONKURENTE 1- “Patjetër që do ndryshoj nëse vazhdoj, sepse unë i qëndroj besnike kësaj fjalës pasi kjo është nj garë. Rozi më kërkoi të vija me një baladë…
Ky nuk është një lajm i mirë për araknofobët (ata që kanë frikë nga merimangat) prandaj nëse jeni një i tillë, me mirë vijoni kërkimin me diçka tjetër, por nëse vendosni të qëndroni, përgatituni për një të vërtetë të frikshme. Sipas një studimi të fundit merimangat mund të hanë të gjithë 7 miliardë njerëzit e tokës, nëse do të dëshironin vërtet. Zbulimet vijnë pas një raportimi në rrjetin Washington Post ku llogaritet pesha e ngrënë në një vit nga e gjithë popullata e merimangave, e cila e marrë së bashku është më e madhe sesa ajo e të gjithë njerëzve…
Stambolli, qyteti më i madh i Evropës, nuk u prek nga tërmetet e forta të shkurtit në Turqi, por kryebashkiaku i qytetit paralajmëron se cilësia e dobët e ndërtimit mund të sjellë fatkeqësi në të ardhmen. Tërmetet e shkurtit shkatërruan mijëra ndërtesa banimi në Turqi. Shumë njerëz kanë fajësuar cilësinë e dobët të ndërtimit për këtë. Stambolli është qyteti më i populluar i Evropës. Ai ka më shumë se 15 milionë banorë dhe goditet shpesh nga tërmetet. Kryebashkiaku i qytetit, Ekrem Imamoglu, paralajmëron se qyteti përballet me një kërcënim të paprecedentë. “Nuk e dimë se kur do të godasë tërmeti…
