Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Nis platforma “Çairi në ritmin e shëndetit” me masa për mbrojtje nga temperaturat e larta të verës

25 Qershor, 2026

Debat i ashpër në Kuvend: Mickoski ia përmend burgun Filipçes!

25 Qershor, 2026

Rezultatet e provimit të maturës në RMV do të shpallen deri më 11 korrik, rreth 60 nxënës u kapën duke kopjuar

25 Qershor, 2026

Në Shkup çmimi i qirasë më lirë se në Prishtinë

25 Qershor, 2026

Mickoski: Kjo qeveri për dy vite e ngriti PBB-në më shumë se sa LSDM për gjashtë vite

25 Qershor, 2026

Butrint Imeri premtoi 100 mijë euro, vendos t’ua dhurojë tre fëmijëve me Sindromën Down

25 Qershor, 2026

BDI nesër në protestë për shfuqizimin e emrave të rrugëve në Tetovë, vendimin e solli vetë në 2007 ndërsa VLEN nuk e parandaloi gjykatën

25 Qershor, 2026

Sali: Gjykata Kushtetuese po sjell vendime në favor të BDI-së

25 Qershor, 2026

45-vjeçari tenton ta mashtrojë të moshuarën, i kërkoi 30 mijë euro

25 Qershor, 2026

Igballe Huduti në protestat në Shqipëri, Edi Rama ia publikon fotografinë me Ahmadinexhadin e Iranit

25 Qershor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 26 Qershor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Shtëpia e Bardhë: Takimi Putin-Xi nuk do t’i japë fund luftës në Ukrainë

TV NewsBy TV News22 Mars, 2023 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Në Moskë, presidenti i Kinës, Xi Jinping u prit me nderime të larta. Presidenti Putin shtroi darkë shtetërore.

“Si anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Kina dhe Rusia do të vazhdojnë të punojnë me komunitetin ndërkombëtar për të mbrojtur me vendosmëri normat bazë të marrëdhënieve ndërkombëtare mbështetur në qëllimet dhe parimet e Kartës së OKB-së”, tha presidenti i Kinës, Xi Jinping.

Presidenti Xi bëri thirrje për zgjidhje diplomatike të luftës në Ukrainë, thirrje kjo e mbështetur nga presidenti Putin.

“Ne besojmë se shumë pika të planit të paqes të Kinës janë të ngjashme me qëndrimet ruse dhe mund të formojnë bazën për një zgjidhje paqësore, kur Perëndimi dhe Kievi të jenë gati për të. Megjithatë, nga ana e tyre ende nuk po shohim një gatishmëri të tillë”, tha udhëheqësi rus, Putin.

Shtëpia e Bardhë i hodhi poshtë pretendimin e presidentit Putin.

“Ne nuk kemi parë asgjë që ata kanë thënë apo paraqitur, që na jep shpresë se kjo luftë do të përfundojë së shpejti”, tha John Kirby, zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë.

Përpara takimit të presidentëve Putin-Xi, SHBA-të paralajmëruan kundër një armëpushimi të ndërmjetësuar nga Kina, duke thënë se ai do t’i ishte konfirmim i agresionit rus në Ukrainë.

Takimi i dy udhëheqësve megjithatë nuk prodhoi një propozim për armëpushim. Zoti Kirby tha se SHBA-të do të mbështesin bisedimet e ndërmjetësuara nga Pekini nëse presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy besonte se ato do të çonin në një paqe të drejtë. Për zotin Zelenskyy, kjo do të arrihej nëse paraprakisht trupat ruse tërhiqen nga i gjithë territori ukrainas i pushtuar nga Rusia.

“Unë dyshoj se Rusia do të pajtohej me këtë kusht. Ata e kanë refuzuar atë duke mos e konsideruar as si pikënisje për negociata”, tha George Beebe, nga “Quincy Institute for Responsible Statecraft”, një organizatë jo qeveritare amerikane me seli në Uashington.

Presidenti Zelenskyy u takua të martën me Kryeministrin e Japonisë Fumio Kishida, udhëheqësi më i fundit i aleancës perëndimore, që viziton Kievin.

“Duke pasur parasysh forcën e Japonisë, ndikimin e saj në Azi në mbrojtje të paqes dhe rendit ndërkombëtar dhe përgjegjësinë e Japonisë si kryesuese e grupit të 7 vendeve më të industrializuara (G7), bisedimet tona sot mund të japin vërtet një rezultat me ndikim global”, tha presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.

Pas takimit të tij me presidentin Putin, presidenti kinez mund të zhvillojë një bisedë telefonike edhe me presidentin Zelenskyy, por kjo nuk është konfirmuar./VOA

Lexuar: 132

Lajme te ngjashme

Nis platforma “Çairi në ritmin e shëndetit” me masa për mbrojtje nga temperaturat e larta të verës

Debat i ashpër në Kuvend: Mickoski ia përmend burgun Filipçes!

Rezultatet e provimit të maturës në RMV do të shpallen deri më 11 korrik, rreth 60 nxënës u kapën duke kopjuar

Në Shkup çmimi i qirasë më lirë se në Prishtinë

Mickoski: Kjo qeveri për dy vite e ngriti PBB-në më shumë se sa LSDM për gjashtë vite

BDI nesër në protestë për shfuqizimin e emrave të rrugëve në Tetovë, vendimin e solli vetë në 2007 ndërsa VLEN nuk e parandaloi gjykatën

Lajmet e fundit

Nis platforma “Çairi në ritmin e shëndetit” me masa për mbrojtje nga temperaturat e larta të verës

25 Qershor, 2026

Debat i ashpër në Kuvend: Mickoski ia përmend burgun Filipçes!

25 Qershor, 2026

Rezultatet e provimit të maturës në RMV do të shpallen deri më 11 korrik, rreth 60 nxënës u kapën duke kopjuar

25 Qershor, 2026

Në Shkup çmimi i qirasë më lirë se në Prishtinë

25 Qershor, 2026

Mickoski: Kjo qeveri për dy vite e ngriti PBB-në më shumë se sa LSDM për gjashtë vite

25 Qershor, 2026

Butrint Imeri premtoi 100 mijë euro, vendos t’ua dhurojë tre fëmijëve me Sindromën Down

25 Qershor, 2026

BDI nesër në protestë për shfuqizimin e emrave të rrugëve në Tetovë, vendimin e solli vetë në 2007 ndërsa VLEN nuk e parandaloi gjykatën

25 Qershor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.