Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Në vendkalimet kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi

9 Shkurt, 2026

Sindikata e Pavarur e Ushtarëve Profesionistë alarmon: Zgjebja në kazermën e Velesit zbulon kushte çnjerëzore në ARM

9 Shkurt, 2026

“Prokuroria e Hagës është politike dhe krah i djathtë i Serbisë”

9 Shkurt, 2026

Hapet konkurs për projektimin e Memorialit për Adem Jasharin në Prishtinë

9 Shkurt, 2026

Gjenerali serb në Shqipërinë e Veriut në shkurt të vitit 1943: Djegie fshatrash, vrasje civilësh

9 Shkurt, 2026

Sot paraqiten deklaratat përmbyllëse në procesin gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve

9 Shkurt, 2026

Regjistrohet tërmet në Tetovë dhe rrethinë

9 Shkurt, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

9 Shkurt, 2026

Tifozët maqedonas sulmojnë sekretarin e KF Bashkimit 1947 – U18 në përballjen miqësore me GFK Kumanovo

8 Shkurt, 2026

Mexhiti: Me unifikimin e VLEN-it, krijojmë forcën e vetme me shtrirje në gjithë vendin

8 Shkurt, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E hënë, 9 Shkurt
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Blinken: Zbatimi i marrëveshjes i hap rrugë njohjes së Kosovës nga 5 vendet e BE-së

TV NewsBy TV News23 Mars, 2023 Diaspora Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

E enjte, 23 Mars 2023 – 13:20
albinfo.ch

Blinken

 

Sërish sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se nëse marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë zbatohet, kjo do t’i hapte rrugën njohjes së Kosovës nga pesë vendet e Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur atë, transmeton VOA, përcjell albinfo.ch.

Ai i bëri komentet në përgjigje të një pyetjeje të Senatores demokrate, Jeanne Shaheen, lidhur me përpjekjet e tij për t’i bindur pesë vendet e BE-së që nuk e njohin Kosovën.

“Sigurisht është një çështje që vazhdojmë ta ngremë, por unë mendoj gjithashtu se kjo marrëveshje, nëse ecën përpara, në fakt, na vendos në një rrugë drejt njohjes nga këto vende”, tha Sekretari Blinken.

Ai e pranoi se njohja nga Serbia është tjetër çështje dhe do të dojë kohë.

“Por nëse ato (vendet) arrijnë në një marrëdhënie të normalizuar, kjo do të kishte një efekt pozitiv dhe besoj se me kalimin e kohës do të arrijmë në atë pikë, por mendoj se për pesë vendet që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, fakti që këto vende (Kosova dhe Serbia) kanë arritur marrëveshjen dhe duke supozuar që do ta zbatojnë, kjo do t’i shtyjë ato drejt njohjes”, tha Blinken.

Sekretari i Shtetit, Blinken tha gjatë seancës se përparimi që është arritur mes Serbisë dhe Kosovës është shpresëdhënës, veçanërisht ai i fundjavës së kaluar për të zbatuar udhërrëfyesin në rrugën drejt normalizimit.

“Besoj se ajo që është e rëndësishme përveç faktit që të dyja vendet kanë rënë dakord në parim që ta bëjnë një gjë të tillë, është që këto angazhime janë pjesë e planeve të të dyja vendeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian, prandaj shpresoj që kjo të jetë një nxitje që ato t’i zbatojnë”, tha ai.

Senatorja Shaheen tha se ishte dakord.

“Besoj se është e rëdësishme për njerëzit si në Kosovë edhe Serbi të shohin disa përfitime në jetën e tyre private nga kjo lloj marrëveshjeje dhe shpresa është që kjo t’i afrojë të dyja vendet me BE-në”, tha ajo.

Blinken tha se Shtetet e Bashkuara kanë qenë “shumë të përfshira në këtë proces”.

“Kam diskutuar si me Kryeministrin (Albin) Kurti, ashtu edhe Presidentin (Aleksandar) Vuçiç në këtë drejtim, kështuqë mendoj se ky është një moment pozitiv”, tha ai.

Senatorja Shaheen tha se Komisioni i Senatit për Punët e Jashtme është shumë i interesuar për këtë çështje dhe pyeti se si mund të ndihmojë Kongresi në këtë drejtim.

“Besoj se do të ishte një ndihmë e jashtëzakonshme nëse në angazhimet tuaja me ligjvënës të të dyja vendeve për shembull, mbështetja e qartë e Kongresit të Shteteve të Bashkuara për të çuar përpara dhe për të zbatuar këto marrëveshje, mendoj se do të ishte kritike”, tha Blinken.

Ai shtoi se inkurajon me force angazhimin e anëtarëve të Kongresit me parlamentet e dy vendeve, si edhe me vetë udhëheqësit e dy vendeve.



Lexuar: 84

Lajme te ngjashme

Tre vjet e gjysmë burg dhe dëbim nga Zvicra për “imamin” e vetëshpallur kosovar

Në Zvicër nis gjyqi ndaj imamit biznesmen nga Kosova! Dyshohet për mashtrim, pastrim parash dhe evazion fiskal

Vritet një 71-vjeçare nga Kosova në Zvicër, arrestohen tre të dyshuar, mes tyre një grua

Anisa Ajvazi nga Sllupçani ka marrë ftesë nga Kombëtarja e Kosovës në hendboll

Reagime të shumta ndaj këngës së Edona Llalloshit për Albin Kurtin

Sara Jashari, vajza nga Kumanova që po mahnit botën e Teknologjisë dhe Inteligjencës Artificiale

Lajmet e fundit

Në vendkalimet kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi

9 Shkurt, 2026

Sindikata e Pavarur e Ushtarëve Profesionistë alarmon: Zgjebja në kazermën e Velesit zbulon kushte çnjerëzore në ARM

9 Shkurt, 2026

“Prokuroria e Hagës është politike dhe krah i djathtë i Serbisë”

9 Shkurt, 2026

Hapet konkurs për projektimin e Memorialit për Adem Jasharin në Prishtinë

9 Shkurt, 2026

Gjenerali serb në Shqipërinë e Veriut në shkurt të vitit 1943: Djegie fshatrash, vrasje civilësh

9 Shkurt, 2026

Sot paraqiten deklaratat përmbyllëse në procesin gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve

9 Shkurt, 2026

Regjistrohet tërmet në Tetovë dhe rrethinë

9 Shkurt, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.