Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Në vendkalimet kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi

9 Shkurt, 2026

Sindikata e Pavarur e Ushtarëve Profesionistë alarmon: Zgjebja në kazermën e Velesit zbulon kushte çnjerëzore në ARM

9 Shkurt, 2026

“Prokuroria e Hagës është politike dhe krah i djathtë i Serbisë”

9 Shkurt, 2026

Hapet konkurs për projektimin e Memorialit për Adem Jasharin në Prishtinë

9 Shkurt, 2026

Gjenerali serb në Shqipërinë e Veriut në shkurt të vitit 1943: Djegie fshatrash, vrasje civilësh

9 Shkurt, 2026

Sot paraqiten deklaratat përmbyllëse në procesin gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve

9 Shkurt, 2026

Regjistrohet tërmet në Tetovë dhe rrethinë

9 Shkurt, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

9 Shkurt, 2026

Tifozët maqedonas sulmojnë sekretarin e KF Bashkimit 1947 – U18 në përballjen miqësore me GFK Kumanovo

8 Shkurt, 2026

Mexhiti: Me unifikimin e VLEN-it, krijojmë forcën e vetme me shtrirje në gjithë vendin

8 Shkurt, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E hënë, 9 Shkurt
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Shpallet konkursi për Muzeun Besa/ Rama: Do të jetë shtëpia me “sekrete” e historisë së shpëtimit të hebrenjve

TV NewsBy TV News23 Mars, 2023 Kulturë Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Subscribe

Pas Vlorës, edhe Tirana do të ketë një muze dedikuar historisë, traditës dhe kulturës së hebrenjve gjatë luftës së dytë botërore. I quajtur muzeu “Besa” në nder të besës që shqiptarët i dhanë këtij populli, ky institucion hap dyert për konkursin për projekt ide, ku do të tërhiqen ekipe ndërkombëtare dhe kombëtare projektuesish arkitektë, restauratorë, pejsazhistë, kurator, etj.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPËRISË

 

“Është një vend ku siç tregon i gjithë dokumentacioni historik, banorët nuk dorëzuan asnjë hebre të vetëm tek nazistët. Shqipëria falë kësaj historie të shkruar nga njerëzit e saj është pagëzur me titullin e drejtë mes vendeve, The Righteous Among the Nations. Ashtu sikundër shumë shqiptarë janë pagëzuar të tillë nga shteti i Izraelit dhe historia e shpëtimit të hebrenjve në Shqipëri është pjesë e koleksionit të tmerrit dhe të lavdisë së sakrificës njerëzore në Yad Vashem. Më vjen shumë mirë që e shpallim sot këtë konkurs, me të gjitha kushtet për të pasur arkitekt dhe studio prestigjioze, siç faktikisht na ka ndodhur me konkurset tona ndërkombëtare.”

 

Muzeu do të ngrihet në godinën e njohur si shtëpia e Libohovitëve, monument kulture, që ndodhet në krah të Kalasë së Tiranës dhe Sarjaeve të Toptanëve. Ndaj ky destinacion turistik por dhe kulturor do të jetë një portë e re e kryeqytetit për vendasit por dhe të huajt.

 

Konkursi për muzeun “Besa” do të zhvillohet në dy faza. Në fazën e parë të aplikimit, kandidatët do të paraqesin përbërjen e ekipeve, kualifikimet, metodologjinë e punës, duke përfshirë një koncept paraprak. Ndërsa në fazën e dytë, juria do të shqyrtojë propozimet e 5 ekipeve të përzgjedhura.

Lexuar: 88

Lajme te ngjashme

Rrahim Bektashi: Në 113 vjetorin e formimit të Ushtrisë Shqiptare

Ylli Mece: KU GABON AURONI NË NË INTERPRETIMIN E LUFTËS ITALO – GREKE  ?!

Ismet Azizi: Sulmet çetnike në vjeshtën e viti 1941 për spastrimin etnik në Sanxhak

Sali Onuzi: Amerikanë dhe shqiptarë, bashkë në Luftë dhe në Paqë. (Me rastin e 11 nëntorit, ditës së Veteranit të Luftës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës)

Tefta Cami: SHKRIMET E VLERËSIMI OBJKTIV I LUFTËS ANTIFSHISTE NACIONAL ÇLIRIMTARE ESHTË MISION I ÇDO VETERANI E PËR NE PASARDHËSITE VETERANËVE

Ndahet nga jeta aktori Enver Petrovci

Lajmet e fundit

Në vendkalimet kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi

9 Shkurt, 2026

Sindikata e Pavarur e Ushtarëve Profesionistë alarmon: Zgjebja në kazermën e Velesit zbulon kushte çnjerëzore në ARM

9 Shkurt, 2026

“Prokuroria e Hagës është politike dhe krah i djathtë i Serbisë”

9 Shkurt, 2026

Hapet konkurs për projektimin e Memorialit për Adem Jasharin në Prishtinë

9 Shkurt, 2026

Gjenerali serb në Shqipërinë e Veriut në shkurt të vitit 1943: Djegie fshatrash, vrasje civilësh

9 Shkurt, 2026

Sot paraqiten deklaratat përmbyllëse në procesin gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve

9 Shkurt, 2026

Regjistrohet tërmet në Tetovë dhe rrethinë

9 Shkurt, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.