Autor: TV News
Babai i Kristit, Robert Alija në një lidhje direkte në “Wake Up”, ka komentuar edhe raportin që ka Kristi me këngëtarin e njohur Lorenc Hasramën. Sipas tij Lorenci është i pasigurt dhe ka frikë duke e krahasur me një “Chihuahua”, kurse Kristi para tij është një “Pit Bull” që nuk i lëviz as qimja. Robert Aliaj: Ndërkohë që ndërtohen marrëdhënie të mira është loja jam shumë dakord, por në momente të caktuara duhet të ulen tensionet, nuk ka pse të ketë tensione dhe duhet ata të ndërtojnë një dialog të qartë. Aty ka vetëm urrejtje, ka vulgaritet pafund, për shembull…
Kryeministri Edi Rama i është rikthyer edhe një herë deklaratave të Suella Braverman, Sekretares Britanike të Punëve të Brendshme. Në bashkëbisedimin në Institutin Mbretëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Chatham House, kreu i qeverisë tha ajo nuk ndjen keqardhje për etiketimin e shqiptarëve si kriminelë dhe se politikanë të tillë do të ekzistojnë për aq kohë sa pushtetin e tyre e përdorin për qëllime elektorale. EDI RAMA KRYEMINISTER I SHQIPERISE Shiko, a mendoni se Suela Braverman nuk e dinte që po thoshte diçka të gabuar. Ajo kurrë nuk ka thënë ndjesë sepse asaj nuk i vjen keq. E…
Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet që prej ditës së djeshme në Angli, ka zhvilluar sot një bashkëbisedim në auditorin e Institutin Mbretëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Chatham House. Në retorikën e tij ironizuese ndaj përqasjes së autoriteteve britanike ndaj emigrantëve shqiptarë, Rama përfytyroi për një moment sikur rolet u këmbyen. Ai tha se nëse Rusi një ditë do të sulmojë Britaninë, ai “premtoi” se Shqipëria do hap dyer për anglezët që t’i mbrojë ata nga Putin dhe ministrja e tyre Suella Braverman. “Nëse rusët do të pushtojnë Britaninë, ju ejani tek ne, ne do t’ju mbrojmë nga…
Pentagoni raportoi se një kontraktor amerikan u vra dhe pesë trupa ushtarake amerikane, si dhe një kontraktor tjetër, u plagosën në një sulm të dyshuar me dron në Sirinë verilindore të enjten, që besohet të jetë me origjinë iraniane. Në përgjigje, forcat amerikane filluan “sulme ajrore precize” në shënjestër mbi objektet e përdorura nga grupet e lidhura me Gardën Revolucionare Iraniane në Siri. Sulmet kërcënuan të rrisin tensionet në të gjithë Lindjen e Mesme, e cila veccse wshtw e trazuar pas rënies së marrëveshjes bërthamore me Iranin. Megjithatë, ditëve tw fundit, ka pasur indikacione për përparim drejt zbutjes…
E premte, 24 Mars 2023 – 12:40 albinfo.ch Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, nënshkruajnë marrëveshjen financiare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin vjetor IPA 2022, në vlerë mbi 62 milionë euro. Bislimi me këtë rast tha se nga kjo marrëveshje Kosova përfiton mbi 62 milionë euro që do të zbatohen në përkrahje për profesione të lira në Kosovë, përkrahje për mjedisin dhe energjinë e gjelbër, menaxhimin e mbeturinave, ujërat e zeza, zhvillimi socio ekonomik dhe përkrahje për kthimin e komuniteteve. Projektet do të bashkëfinancohen me 4.7 milionë euro nga buxheti i Kosovës, raporton…
“Më lër të flas”, program me ata të dy, vëllezërit më të përfolur për momentin rikthehet këtë të premte në orën 21:00 në ekranin e Top Channel. Por fillimisht Romeo Veshaj deklaroi se ai do të ishte i vetëm edhe si autor, moderator apo regjisor. Si qëndron e vërteta? “Mbetet për tu parë…”- thotë Romeo me humorin që e karakterizon. “Mbetet për tu parë, unë s’jam real. Në gjithë emisionin s’jam ktu, jam në Belgjikë. Me një anë të sistemi, dal këtu në emsion, nk jam këtu në të vërtetë”- thotë Donaldi. Me një larmishmëri temash, të ftuar vip, lojëra…
Një tjetër audiopërgjim i gazetarit Adriatik Doçi është publikuar nga portiali Publiklive.tv. Në audiopërgjimin e radhës, Doçi rrëfen se si shantazhoi një kryetar të gjykatës Elbasan, i cili sipas tij merrte lekë nga grupet kriminale për të mos i penguar në aktivitetin e tyre. Ai shton në audiopërgjim se kryetari i gjykatës u kërkonte atyre më pas edhe vajza nën moshën 18 vjeç për favore seksuale. Doçi thotë se dispononte fakte për këtë dhe i ka bërë një shkrim, ku më pas kryetari i gjykatës i ka ardhur në zyrë dhe kokë ulur i ka kërkuar që…
Gjykata i ka kërkuar prokurorisë të saktësojë akuzat e ngritura ndaj ish sekretarit të përgjithshëm të ministrisë së mjedisit, Alqi Bllako nga korrupsion i zyrtarit të lartë në korrupsion të funksionarit publik. Rikualifikimi i kësaj vepre penale zbut marzhin e dënimit ndaj Bllakos. Po ashtu, edhe ndaj ish-zv Presidentit të FSHF, Arben Dervishaj, gjykata rikualifikoi akuzën nga shpërdorim detyre në Korrupsion pasiv në sektorin privat dhe falsifikim dokumentesh.
Mbi 1 milion njerëz protestuan në Francë, të enjten, kundër reformave të pensioneve. Në Paris, disa protestues që po mbanin maska të zeza u përplasën me policinë, pasi sulmuan të paktën dy restorante, një supermarket dhe një bankë. Policia, e goditur nga kokteje molotovi dhe sende të forta, përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit. Një mjegull gazi lotsjellës mbuloi një pjesë të Pallatit të Operës, ku protestuesit u mblodhën në fund të marshimit. Sipas Ministrisë së Brendshme, ishin rreth 1,500 protestues të dhunshëm. Dhuna shpërtheu edhe në marshime të tjera, veçanërisht në qytetet perëndimore të Nantes,…
E premte, 24 Mars 2023 – 11:40 albinfo.ch pixabay Mësohet se liderët e Bashkimit Evropian, pas samitit të mbajtur të enjten, u kanë bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të zbatojnë Marrëveshjen e Ohrit dhe aneksin, përcjell albinfo.ch. Vlen të theksohet se liderët evropianë kanë mirëpritur marrëveshjen, gjersa kërkojnë që e njëjta të zbatohet me lehtësi dhe në mirëbesim. “Këshilli Evropian mirëpret Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe Aneksin e zbatimit, të arritur në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, i udhëhequr nga Përfaqësuesi i Lartë, si dhe u bën thirrje të dyja palëve që…
