Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Çështja e presidentit: Kurti dhe Abdixhiku takohen sërish sot

20 Prill, 2026

VLEN akuzon BDI-në: Pesë ministra shqiptarë në Drejtësi dhe asnjë hap për shqipen në Jurisprudencë

20 Prill, 2026

Qentë endacakë përbëjnë makth për banorët e Kumanovës

20 Prill, 2026

Për herë të parë, dy nëndegë të BDI-së udhëhiqen nga gra (FOTO)

20 Prill, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

20 Prill, 2026

Arritje për shkollën “Bajram Shabani” – nxënësit shkëlqejnë në “Kangaroo 2026”

19 Prill, 2026

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, anija e kompanisë franceze qëllohet me paralajmërim

19 Prill, 2026

Trump thotë se është kapur një anije iraniane që u përpoq të kalonte bllokadën amerikane

19 Prill, 2026

Sistemi “Qytet i Sigurtë” rezulton efikas, kalimi në semafor të kuq shënon rënie prej 68%

19 Prill, 2026

Ali Ahmeti ngre alarmin për rrezikimin e Marrëveshja e Ohrit

19 Prill, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E hënë, 20 Prill
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Për herë të parë, dy nëndegë të BDI-së udhëhiqen nga gra (FOTO)

Suad AvdiuBy Suad Avdiu20 Prill, 2026 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Shkup, 19 prill – Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka shënuar një precedent të ri në organizimin e saj partiak, pasi për herë të parë në vend, dy nëndegë në Komunën e Çairit janë themeluar me gra në krye të strukturave drejtuese vendore.

Bëhet fjalë për nëndegët “Xhon Kenedi” dhe “Mehmet Gega”, të cilat u themeluan sot përmes kuvendeve zgjedhore të mbajtura në përputhje me Statutin dhe Rregulloren e partisë, ku drejtimi iu besua kandidateve femra, një zhvillim që shihet si hap i rëndësishëm drejt fuqizimit të rolit të grave në politikë dhe vendimmarrje, shkruan gazeta KOHA.

Në nëndegën “Xhon Kenedi”, me votë unanime kryetare u zgjodh Elira Mehmedi, magjistre e drejtësisë dhe profesoreshë në Shkollën e Mesme Profesionale  “Arseni Jovkov”. Ajo do të drejtojë strukturën së bashku me nënkryetarin Arben Rahmani dhe sekretarin Hazir Tahiri.

Ndërkohë, për drejtimin e Këshillave Vendorë u zgjodhën Rashit Hasani (KV-1) dhe Blerim Mustafa (KV-2).

Paralelisht, në Fushë Topanë u themelua nëndega “Mehmet Gega”, ku kryetare u zgjodh Vjollca Krivanjeva Husejini, juriste e diplomuar në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” dhe profesoreshë e lëndëve juridike në shkollën e mesme “Cvetan Dimov”. Në ekipin drejtues janë edhe nënkryetari Fadil Bajrami dhe sekretarja Teuta Shabani.

Nga BDI-Dega e Çairit theksojnë se këto zhvillime përfaqësojnë një moment të ri për përfshirjen dhe avancimin e grave në strukturat partiake, duke e konsideruar këtë si një hap konkret drejt barazisë dhe përfaqësimit më të drejtë.

“Organizimi, uniteti dhe afërsia me qytetarin mbeten themeli i forcës sonë”, thuhet në njoftim, ndërsa drejtuesve të rinj u është uruar sukses dhe angazhim në shërbim të qytetarëve. (koha.mk)

Lexuar: 72

Lajme te ngjashme

VLEN akuzon BDI-në: Pesë ministra shqiptarë në Drejtësi dhe asnjë hap për shqipen në Jurisprudencë

Qentë endacakë përbëjnë makth për banorët e Kumanovës

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Arritje për shkollën “Bajram Shabani” – nxënësit shkëlqejnë në “Kangaroo 2026”

Sistemi “Qytet i Sigurtë” rezulton efikas, kalimi në semafor të kuq shënon rënie prej 68%

Ali Ahmeti ngre alarmin për rrezikimin e Marrëveshja e Ohrit

Lajmet e fundit

Çështja e presidentit: Kurti dhe Abdixhiku takohen sërish sot

20 Prill, 2026

VLEN akuzon BDI-në: Pesë ministra shqiptarë në Drejtësi dhe asnjë hap për shqipen në Jurisprudencë

20 Prill, 2026

Qentë endacakë përbëjnë makth për banorët e Kumanovës

20 Prill, 2026

Për herë të parë, dy nëndegë të BDI-së udhëhiqen nga gra (FOTO)

20 Prill, 2026

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

20 Prill, 2026

Arritje për shkollën “Bajram Shabani” – nxënësit shkëlqejnë në “Kangaroo 2026”

19 Prill, 2026

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, anija e kompanisë franceze qëllohet me paralajmërim

19 Prill, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.