Babai i Kristit, Robert Alija në një lidhje direkte në “Wake Up”, ka komentuar edhe raportin që ka Kristi me këngëtarin e njohur Lorenc Hasramën.
Sipas tij Lorenci është i pasigurt dhe ka frikë duke e krahasur me një “Chihuahua”, kurse Kristi para tij është një “Pit Bull” që nuk i lëviz as qimja.
Robert Aliaj: Ndërkohë që ndërtohen marrëdhënie të mira është loja jam shumë dakord, por në momente të caktuara duhet të ulen tensionet, nuk ka pse të ketë tensione dhe duhet ata të ndërtojnë një dialog të qartë. Aty ka vetëm urrejtje, ka vulgaritet pafund, për shembull siç pati një tip aty siç pati një tip që ka ardhur i ri nuk e di si e ka emrin (Lorenc Hasrama). Është një tip si afganistan po më duket, më vjen shumë keq që e them këtë po më vjen nga zemra që Krisit nuk është as racist që të vijë një afgan sepse mu duk si emigrant Afganistani edhe seriozisht thashë Kristi nuk është racist, është paqësor, pse duhet ta fyesh vazhdimisht.
Blendi Salaj: Kemi miq në Afganistan, edhe ata janë njerëz njësoj.
Robert Aliaj: Janë brilant, nuk është paragjykim më fal, nga paraqitja.
Blendi Salaj: E kuptoj ka mjekrën e errët.
Gjatë bisedës është transmetuar edhe një moment kur Lorenc Hasrama po e ngacmon Kristin duke i kënduar një këngë ku i thotë “qeros”, “ku e ke shokun që të ndihmon, të fala Bertit se e shoh në televizor”, etj.
Robert Aliaj: Është një skenë nga këto memet që nxjerrin në TikTok edhe në Instagram ku një Chihuahua e tmerruar në panik kërcënon një Pit Bull dhe Pit Bulli vetëm shikon nuk lëviz fare sepse ishte vetëm një kafshim dhe e njëjta skenë ndodh dhe aty. Sjellja e këtij tipit nuk është fare kërcënuese, ai tregon instabilitetin dhe pasigurinë e vetë dhe frikën që ka me atë sjellje sepse nuk tregon as respekt asgjë, por përpiqet për të intimiduar Kristin i cili nuk lëviz asnjë qime, qesh me atë.
Top Channel