Autor: TV News
E hënë, 27 Mars 2023 – 18:00 albinfo.ch Gati gjysma e mjaltit në tregjet e Bashkimit Evropian dyshohet se është false, sipas një hetimi të BE-së. Hulumtimi, i udhëhequr nga Zyra Kundër Mashtrimit e Komisionit Evropian (OLAF) dhe Qendra e Përbashkët Kërkimore (JRC), zbuloi mashtrimin masiv dhe se shumë mund të blejnë mjaltë të falsifikuar të etiketuar si autentik, njofton Euronews. Sipas hetimeve të Komisionit Evropian, janë testuar 320 mostra dhe 147 (46%) e mostrave të mbledhura të importit të mjaltit dyshohet se janë të falsifikuara me shurupe dhe për rrjedhojë në mospërputhje me kërkesat e Direktivës së BE-së për…
Producentët e serialit Lord Of The Rings janë dënuar pasi një kalë ngordhi në xhirime. Amazon Studios zbuloi në një deklaratë se kafsha pësoi një arrest kardiak fatal gjatë xhirimeve për sezonin e dytë të serialit Prime Video Lord Of The Rings: Rings Of Power. “Ne jemi thellësisht të pikëlluar për të konfirmuar se një kalë prodhimi vdiq më 21 mars”, tha një zëdhënës i Amazon. “Ngjarja ka ndodhur në mëngjes teksa kali po ushtrohej para provave. Trajneri nuk ishte me kostum dhe xhirimet nuk kishin filluar ende. Në atë kohë ishin të pranishëm si një veteriner ashtu edhe një përfaqësues…
Partia Socialiste synon të marrë 40 bashki nga 61 që janë në total. Kështu deklaroi kryebashkiaku Erion Veliaj në një dalje për mediat. Ai tha se ky numër do u jepte mundësinë pushtetit vendor të bashkëpunonte me qeverinë dhe jo ta rrëzoj atë siç pretendon opozita. “40 mandate nga 61 në total, që do na jepte mundësinë për të bashkëpunuar me qeverinë, jo për të rrëzuar qeverinë, siç opozita e kërkon”, tha Veliaj.
E hënë, 27 Mars 2023 – 17:25 albinfo.ch Twitter: Alexander van der Bellen Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot në një takim Presidentin Federal të Republikës së Austrisë, Alexander Van der Bellen, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Tiranë. Në konferencën e përbashkët për shtyp, Begaj shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Austrisë në rrugëtimin evropian të Shqipërisë dhe sidomos për reformën në drejtësi. “I përcolla presidentit vlerësimin për gjithë mbështetjen që Austria i ka dhënë Shqipërisë në rrugëtimin europian, mbështetja ekonomike, politike e mbështetja për reformën në drejtësi. Kjo vizitë është një dëshmi e angazhimit serioz të…
Kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili në zgjedhjet e 14 majit do kandidojë për një mandate të tretë ka bërë public listën me emrat e kandidatëve për këshilltarë bashkiakë. Në sy bien emra të njohur, që janë pjesë e strukturave të PS. Endri Fuga, ish këshilltari i kryeministrit Edi Rama, i cili dha dorëheqjen pak kohë më parë nga posti është një prej emrave që do garojë për këshilltarë bashkiakë. Pjesë e listës janë edhe disa zv.ministra, ish deputetë apo edhe intelektualë të fushave të ndryshme. Lista e plotë e kandidatëve të Partisë Socialiste për Këshillin Bashkiak…
Lideri historik i PD, Sali Berisha, ka deklaruar se kandidatët e shpallur një ditë më parë nga Enkelejd Alibeaj nuk janë të demokratëve, por të kryeministrit Edi Rama. Berisha preferoi të shmangte komentet për emrat konkretë, duke theksuar se kandidatët e koalicionit opozitar do të fitojnë në 14 maj. SALI BERISHA “Kandidatët e Alibashës dhe Lulzim Bravës janë kandidatë të Edi Ramës. Ata nuk kanë asnjë lidhje me PD-në. Ata janë vegla që i përdor Basha dhe Rama kundër pluralizmit.” Qëllimi i konferencës për shtyp të Sali Berishës ishte prezantimi i gjetjeve të grupit që auditoi…
Fiqerete Ymeraj-Haziri prej më shumë se 20 vitesh vendin e punës e ka në “Konzert und Teater St. Gallen”, si soprano në trupën e operës të këtij teatri E hënë, 27 Mars 2023 – 14:25 Bekim Dalipi Shfaqja e parë tregoi se kishte nje interesim të madh për ta ndjekur koncertin. Teatri i St. Gallenit po e niste vitin me “Der Ring des Nibelungen”, që është një cikël operistik me katër pjesë nga Richard Wagner, për të cilin ai shkroi tekstin, kompozoi muzikën dhe dha udhëzime të detajuara skenike. Albinfo.ch ka ndjekur shfaqjen dhe në fund ka intervistuar këngëtaren lirike, pjesë…
Thashethemet thonë se Adele po zgjat qëndrimin e saj në Las Vegas. Këngëtarja zbuloi për fansat e saj të shtunën se emisioni i saj “Weekends with Adele” ishte zgjatur për 34 javë të reja në The Colosseum në Caesar’s Palace. E shtuna ishte performanca e fundit e planifikuar e Adelës përpara se të shpallte shfaqjet e shtuara. Rezidenca fillestare me 24 shfaqje u shty më parë në janar 2022 vetëm 24 orë përpara se këngëtarja britanike të dilte në skenë. Adele shpjegoi se shkëputja e saj nga i gjithë eventi, i cili përfshinte grupin e saj, si dhe dizajnin dhe…
E hënë, 27 Mars 2023 – 15:05 albinfo.ch Foto Ilustrim Një organizatë kundër varësisë ka shprehur shqetësimin për rritjen e konsumit të nikotinës nga adoleshentët në Zvicër, përcjell albinfo.ch. Addiction Switzerland tha se një studim tregoi se një në tre adoleshentë 15-vjeçarë përdorte duhan ose produkte të tjera nikotine brenda një muaji. Rritja më e fortë u vu re për cigaret elektronike krahasuar me një sondazh në vitin 2018, veçanërisht tek vajzat, tha organizata të hënën. Rreth 8% e vajzave pinin rregullisht cigare elektronike dhe 6% thanë se pinin cigare konvencionale, ndërsa përqindja e djemve për të dyja kategoritë është…
Policia është duke hetuar pasi një këpucë me një këmbë të këputur brenda saj, kanë dalë në bregun e një plazhi në Zelandën e Re. Zbulimi makabër u bë nga një anëtar i publikut dje në plazhin Petone, një pikë e frekuentuar banjoje në periferi të kryeqytetit Wellington. Reshteri i policisë Steve Williamson tha se policia nuk po e trajton çështjen si vrasje edhe pse kërkime të gjera po kryhen në zonë dhe ujërat përreth, ndërsa sot shiheshin dhe zhytësa. Ende nuk janë raportuar zbulime të tjera në lidhje me çështjen. Vizitorët dhe rezidentët vendas thanë për shtypin neo-zelandez dhe…
