Autor: TV News
Dy opinionistët e BBV Zhaklin Lekatari dhe Arbër Hajdari kanë surprizuar banorët, pas mbylljes së një “Prime” të pazakontë, që ndodhte për herë të parë në historinë e Big Brother. Vizita e opinionistëve i ka gëzuar pa masë banorët, të cilit kishin nevojë për pak ndryshim në shtëpi, pas lajmit të zymtë që morën mbrëmjen e sotme për sulmin ndaj institucionit të Top Channel, ku mbeti i pajetë punonjësi i sigurisë Pal Kola. Ata vijojnë të shijojnë darkën në oborrin e shtëpisë, mes pyetjeve të shumta dhe kuriozitetit të madh që banorët kanë për jetën jashtë. Top Channel
Çështja e ndryshimeve kushtetuese është e drejtë sovrane e Maqedonisë së Veriut dhe ajo duhet të vendos. Lidhur me Kushtetutën, është me rëndësi të shohim se cilat janë saktë propozimet dhe pasi do të përgatiten të projektojnë version, të përcjellë debat për ato propozime. Detyrimi është që të vendosen njerëzit, të cilët vetidentifikohen si bullgarë në Kushtetutë. Kjo është diçka që në mënyrë plotësuese do ta konsolidojë vendin, i cili tashmë ka dosje të mirë lidhur me raportet ndëretnike. Këtë e theksoi euroambasadori Dejvid Geer i pyetur për ndryshime kushtetuese. Ai e theksoi shembullin e Kroacisë ku kanë më shumë…
Sali Berisha ka prezantuar kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqin. Gjatë prezantimit të tij, Berisha i ka kujtuar kohët kur Lefter Maliqi ka qeverisur duke risjellë në vëmëndje përkushtimin që ai ka pasur ndaj qyetarëve dhe kërkesave të tyre. Ish kryeministri theksoi se në komunat që ka qeverisur Lefter Maliqi ai ka dëshmuar një përkushtim të madh. “Ndaj dhe ky entuziazëm, kjo energji është burim i fuqishëm frymëzimi, është burim i fuqishëm shprese, për banorët e Kuçovës dhe mbarë shqiptarët që në datën 14 maj të votojnë kandidatin e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’…
Një gjykatës federal ka vendosur që ish-nënpresidenti Mike Pence duhet të dëshmojë para një jurie të madhe pasi u thirr nga prokurori special, i cili po heton përpjekjet e ish-presidentit Donald Trump dhe aleatëve të tij për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020. Dy persona që kanë njohuri mbi vendimin e gjykatësit, folën në kushte anonimiteti sepse vendimi ende nuk është bërë publik. Megjithatë, ata thanë se zoti Pence nuk do të jetë i detyruar t’u përgjigjet pyetjeve në lidhje me veprimet e tij më 6 janar të vitit 2021, kur një turmë e mbështetësve…
E martë, 28 Mars 2023 – 21:55 albinfo.ch 45 minutat e parë të ndeshjes Kosova – Andorra janë përmbyllur pas asnjë gol derisa ekipet synojnë fitimin e pikëve në pjesën e dytë. Kjo ndeshje po zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë dhe është e dyta për Kosovën në kuadër të eliminatoreve për Euro 2024.
Kourtney Kardashian iu kundërpërgjigj fansave të saj pasi zakonet e saj në banjë u cilësuan si ‘të neveritshme’ nga fansat e tronditur. Ylli i realitetit, 43 vjeç, postoi në Instagram të hënën me një foto, ku ishte në një banjë, me një numër të madh pjatash me ushqime të vendosura në dyshemenë e pllakave blu dhe në kapakun e sediljes së tualetit. 216 milionë ndjekësit e saj ishin të shpejtë për të komentuar pasi ata mbetën të shokuar që ajo hante në banjë dhe në afërsi të tualetit të saj. Me seksionin e komenteve të mbushura me fansa të tronditur…
Nënkryetari i VMRO DPMNE-së Timço Mucunski thotë se “branitellat” dhe ish luftëtarët e UÇK-së nuk mund të kenë status të barabartë. Në Programin 200, Mucunski shpalosi detaje nga pr/ligji i VMRO DPMNE-së për “branitellat” ndërsa nuk tregoi nëse partia e tij do të mbështeste nismë ligjore për statusin juridik të ish UÇK-së. “Për mua nga kjo perspektivë duke e shikuar 20 vite pas nuk ka logjikë të trajtohen në mënyrë të barabartë pasi njëra kategori ka mbrojtur rendin kushtetues të Republikës së Maqedonisë”, tha Timço Mucunski, nënkryetar i VMRO DPMNE-së. Mucunski tha se nuk mban mend që BDI-ja të ketë…
Pas Gjergji Gjatës në Korçë, një tjetër kandidat për kryetar bashkie është tërhequr nga gara për zgjedhjet vendore të 14 majit. Bëhet fjalë për Bujar Vreton, kandidatin e Enkelejd Alibeajt për Librazhdin. Vreto ka theksuar se nuk ka dorëzuar dokumentacionin në KQZ dhe si pasojë as nuk është regjistruar. “Nuk jam regjistruar, nuk kam hyrë në garë, nuk kam dorëzuar as dokumentacionin në KQZ,” tha Vreto.
Vendet e Bashkimit Evropian ranë dakord të martën të kërkojnë një opsion ligjor për t’ua ndaluar kompanive ruse që të dërgojnë gaz natyror të lëngshëm (LNG) në vendet e BE-së. Propozimi i vendeve është pjesë e pozicionit të tyre negociues mbi rregullat e reja të tregut të gazit të BE-së. I njëjti nuk është përfundimtar dhe do të duhet të negociohet me Parlamentin Evropian – një proces që mund të marrë muaj. BE-ja prej 27 vendesh është zotuar të heqë dorë nga gazi rus në përgjigje të pushtimit të Ukrainës nga Moska. Importet evropiane të gazit nga Rusia…
E martë, 28 Mars 2023 – 20:00 albinfo.ch Keystone Sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë përfaqësuesja e Kosovës në futboll do të luaj kundër Andorrës. Kjo ndeshje ndërmjet Kosovës dhe Andorrës fillon nga ora 20:45, në kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian “Euro2024”. Në ndeshjen e parë të këtij cikli kualifikues, Kosova barazoi në udhëtim ndaj Izraelit me rezultatin 1:1. Ndërkohë, Andorra humbi nga Rumania në shtëpi me rezultatin 0-2. Ky është formacioni zyrtar: Muric, Paqarada, Rrahmani, Kryeziu, Hadergjonaj, Berisha, Fazliji, Celina, Zeneli, Rashica, Muriqi./Albinfo.ch/
