Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Avokati i familjes Ademaj paralajmëron apelimin e dënimit të Kokallës

21 Prill, 2026

Në Zvicër rriten pagat dhe fuqia blerëse për të dytin vit radhazi

21 Prill, 2026

“E kam pritur këtë ditë me padurim” – Reagon babai i Liridonës pas dënimit të përjetshëm për Naim Murselin

21 Prill, 2026

E mësoi shqipen me vetëdëshirë, sot Aleksandar Petkovski e përdor çdo ditë në universitet, ku është dekan i Fakultetit Juridik

21 Prill, 2026

BE paralajmëron: Maqedonia mund të humbasë 49 milionë euro nga Plani i Rritjes

21 Prill, 2026

“E kam pritur këtë ditë me padurim” – Reagon babai i Liridonës pas dënimit të përjetshëm për Naim Murselin

21 Prill, 2026

Naim Murseli dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademaj

21 Prill, 2026

FSSH: Nuk ka qytetarë të pambuluar me sigurim shëndetësor në Maqedoni

21 Prill, 2026

Me kaq vite burg dënohet Kushtrim Kokalla pë vrasjen e Liridona Ademaj

21 Prill, 2026

VLEN: Konsensus i plotë për versionin final të reformave në arsimin e lartë

21 Prill, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E martë, 21 Prill
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Geer: Është me rëndësi të kapet momenti dhe të shkohet përpara drejt eurointegrimit së bashku me vendet tjera

TV NewsBy TV News28 Mars, 2023 Maqedoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Çështja e ndryshimeve kushtetuese është e drejtë sovrane e Maqedonisë së Veriut dhe ajo duhet të vendos. Lidhur me Kushtetutën, është me rëndësi të shohim se cilat janë saktë propozimet dhe pasi do të përgatiten të projektojnë version, të përcjellë debat për ato propozime. Detyrimi është që të vendosen njerëzit, të cilët vetidentifikohen si bullgarë në Kushtetutë. Kjo është diçka që në mënyrë plotësuese do ta konsolidojë vendin, i cili tashmë ka dosje të mirë lidhur me raportet ndëretnike.

Këtë e theksoi euroambasadori Dejvid Geer i pyetur për ndryshime kushtetuese. Ai e theksoi shembullin e Kroacisë ku kanë më shumë se 20 komunitete të përfshira në Kushtetutë dhe kjo, thotë nuk ndikon në identitetin e vendit, as në interesat e tij kryesore. Me këtë rast nënvizoi se është e rëndësishme të kihet parasysh fotografia e madhe, gjegjësisht momentumi ekzistues në lidhje me eurointegrimet.

“Atë që e shohim tani është momentumi, jo vetëm këtu në Maqedoninë e Veriut, por edhe në rajon dhe më gjerë. Vitin e kaluar pamë që Ukrainës, Gjeorgjisë, Moldavisë dhe BeH-së iu ofrua statusi i kandidatit, si dhe hapja e negociatave të anëtarësimit me ju dhe Shqipërinë. Domethënë ekziston momentumi dhe rruga është përpara. Prandaj është e rëndësishme të shfrytëzohet ai moment dhe të ecim përpara së bashku me vendet e tjera në proces. I takon vendit të vendosë, shpresojmë që të keni progres. Askush tjetër nuk qëndron në rrugë, nuk ka veto, nuk ka pengesa, hapi tjetër është në duart e vendit. Sa i përket procesit të skiningut, tashmë e kam thënë se po bëni përparim të madh”, thotë Geer.

Nëse amendamentet kushtetuese nuk ndodhin për shkak të kundërshtimit të opozitës, BE-ja këtë do ta konsiderojë si dështim të sajin, theksoi euroambasadori.

“Ne e duam këtë vend në BE, por jo për shkak të altruizmit, por sepse kemi një vlerësim/llogaritje të ndershme, realiste se është në interesin e përbashkët të këtij vendi dhe BE-së, bazuar në stabilitetin, sigurinë, prosperitetin dhe vlerat demokratike që të anëtarësoheni në BE. Ne duam të bëjmë gjithçka që mundemi që kjo të ndodhë”, nënvizoi shefi i Delegacionit të BE-së.

I pyetur në lidhje me luftën kundër korrupsionit theksoi se kjo çështje komentohet tashmë një kohë të gjatë, duke përkujtuar se në dy fusha – reforma gjyqësore dhe lufta kundër korrupsionit, vendi ka arritur progres të caktuar, institucione të caktuara që kanë rezultate si Komisioni për antikorrupsion dhe Enti shtetëror për revizion, por thotë se nevojitet shumë më tepër.

Lexuar: 81

Lajme te ngjashme

E mësoi shqipen me vetëdëshirë, sot Aleksandar Petkovski e përdor çdo ditë në universitet, ku është dekan i Fakultetit Juridik

BE paralajmëron: Maqedonia mund të humbasë 49 milionë euro nga Plani i Rritjes

FSSH: Nuk ka qytetarë të pambuluar me sigurim shëndetësor në Maqedoni

VLEN: Konsensus i plotë për versionin final të reformave në arsimin e lartë

BDI: Qeveri e paaftë, antishqiptare dhe antieuropiane! Proksi i fundit rus në Ballkan

Janevska: Ligji për arsimin e lartë nesër shkon në procedurë qeveritare

Lajmet e fundit

Avokati i familjes Ademaj paralajmëron apelimin e dënimit të Kokallës

21 Prill, 2026

Në Zvicër rriten pagat dhe fuqia blerëse për të dytin vit radhazi

21 Prill, 2026

“E kam pritur këtë ditë me padurim” – Reagon babai i Liridonës pas dënimit të përjetshëm për Naim Murselin

21 Prill, 2026

E mësoi shqipen me vetëdëshirë, sot Aleksandar Petkovski e përdor çdo ditë në universitet, ku është dekan i Fakultetit Juridik

21 Prill, 2026

BE paralajmëron: Maqedonia mund të humbasë 49 milionë euro nga Plani i Rritjes

21 Prill, 2026

“E kam pritur këtë ditë me padurim” – Reagon babai i Liridonës pas dënimit të përjetshëm për Naim Murselin

21 Prill, 2026

Naim Murseli dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademaj

21 Prill, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.