Autor: TV News
E martë, 28 Mars 2023 – 18:00 albinfo.ch Pixabay: Ilustrim Një 17-vjeçarit në një shkollë në kantonin e Friburgut, shkolla i ka konfiskuar telefonin celular me arsyetimin se dëgjon shumë muzikë dhe po ashtu ka rregullore që e ndalojnë përdorimin e celularëve në shkollë, shkruan 20minuten, përcjell albinfo.ch. Mësuesi që e pa 17-vjeçarin duke përdorur telefonin ia konfiskoi atë për një javë të tërë. Kjo ka acaruar prindin e 17-vjeçarit që thotë se veprimi është i papranueshëm. “Fakti që djali im nuk mund të kontaktohet për një javë të tërë më duket joproporcional. Kur u përpoqa të marr një deklaratë…
E martë, 28 Mars 2023 – 16:40 albinfo.ch Twitter: Alexander van der Bellen Presidenti Federal i Austrisë, Alexander Van der Bellen, përfundoi vizitën e tij dyditore në Shqipëri. Ai u prit në Tiranë nga homologu i tij, Bajram Begaj, të cilit Van der Bellen ia theksoi edhe një herë mbështetjen e Austrisë. “Inkurajojmë Shqipërinë të kryejë reforma në sektorë që lidhen me sundimin e ligjit, të drejtat themelore dhe drejtësinë e pavarur, që janë çështje thelbësore në fokus të metodologjisë së re të zgjerimit, Austria ka mbështetur reformën në drejtësi në Shqipëri dhe do të vazhdojë bashkëpunimin në forcimin e…
Në foto shihet burri që mund të jetë babai biologjik i më shumë se 500 fëmijëve në të gjithë Evropën e ndoshta me gjerë. Holandezi Jonathan Jacob Meijer, nga qyteti i Hagës akuzohet nga autoritetet se ka kequdhëzuar qindra gra duke u premtuar se mund t’i ndihmojë të ngjizin deri në “një maksimum prej 25 fëmijësh”. Tashmë grupi i avokatisë The Donor Child Foundation ka paditur 41-vjeçarin për të ndaluar që ai të bëjë të tjera ‘donacione të spermës’. Autoritete e kishin mbajtur në monitorim muzikantin që prej vitit 2017, kur shoqata mjekësore e Obstetrisë e Gjinekologjisë e sinjalizuan për…
Autoritetet bullgare thanë se po dyshojnë që Rusia mund të jetë prapa kërcënimeve me bomba që po bëhen nëpër qytetet bullgare, që sipas tyre kanë synim pengimin e zgjedhjeve, të cilat do të mbahen këtë të diel. Dhjetëra shkolla u mbyllën më 28 mars në tri qytete – Sofje, Varna dhe Burgas – pas kërcënimeve me bomba. Kjo është dita e dytë që shkollat marrin kërcënime të tilla përmes adresave elektronike dhe telefonatave. Shkollat ndërprenë mësimin dhe evakuuan nxënësit. Ministria e Brendshme e Bullgarisë tha se dyshon se Rusia mund të qëndrojë pas një mashtrimi që synon…
E martë, 28 Mars 2023 – 17:40 albinfo.ch FB: Glauk Konjufca Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, po qëndron në vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë ditës është takuar me të dërguarin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gjabriel Escobar. Konjufca tha se kanë diskutuar për zhvillimet politike në vend dhe rajon, e po ashtu edhe për dialogun Kosovë-Serbi e marrëveshjen për normalizim, përcjell albinfo.ch. Tutje kreu i Kuvendit u shpreh se Departamenti Amerikan i Shtetit garanton se Asociacioni i komunave me shumicë serbe, si detyrim nga Marrëveshja për normalizim, nuk do të themelohet në atë…
Elon Musk ka njoftuar ndryshimin e fundit të Twitter për t’i bërë njerëzit të paguajnë 84 dollarë në vit për rrjetin social: Twitter do të promovojë vetëm ‘tweet-et’ e abonentëve me pagesë dhe jo-abonentët nuk do të lejohen të votojnë në sondazhe. Skeda “For You” (për ty) e Twitter, ekrani i parë që përdoruesit shohin kur hapin aplikacionin, kuron tweet-et duke përdorur një algoritëm. Kjo do të thotë se mund të shfaqë postime nga njerëz që nuk i ndiqni. Skeda For You së shpejti do të rekomandojë vetëm njerëzit që paguajnë për shërbimin premium Twitter Blue. “Duke filluar nga 15…
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka komentuar deklaratën e kandidatit për kryetar bashkie Belind Këlliçi, i cili pak ditë më parë premtoi se nëse votëbesohet nga qytetarët për të drejtuar pushtetin vendor do të ofrojë transportin publik falas. Në një postim në Facebook, Meta shkruan se Tirana ka nevoj për ndryshim dhe nga premtimi i Këlliçit do të përfitojnë direkt qytetarët, pensionistët dhe të rinjtë. Tirana ka nevojë për Ndryshim. Tirana ka nevojë për vendimmarrje nga të cilat përfitojnë direkt dhe menjëherë të gjithë qytetarët. Dhe plani i Belind Këlliçit për transport publik falas është një…
E martë, 28 Mars 2023 – 17:20 albinfo.ch Pixabay: Ilustrim Bashkimi Evropian ka marrë vendim që me fillim nga viti 2035, të ndalojë shitjen e të gjitha makinave që funksionojnë me naftë e benzinë. Të martën, shtetet e BE më në fund vendosën të heqin dorë nga makinat e reja me motorë me djegie – me përjashtimin e planifikuar për makinat me karburant sintetik miqësor ndaj klimës, shkruan 20minuten, përcjellë albinfo.ch. Ky vendim ishte marrë në tetor, por që Gjermania e prolongoi atë, derisa mori vendim brenda shtetit duke bërë fushatë për e-karburantet. E-karburantet mund të prodhohen duke përdorur energjinë…
Lionel Messi doli nga hija e Diego Maradonës duke udhëhequr Argjentinën drejt fitores së Kupës së Botës vitin e kaluar dhe një statujë e sulmuesit do të qëndrojë përkrah atyre të paraardhësit të tij dhe të madhit brazilian Pelé në muzeun e federatës së Amerikës së Jugut. Messi, duke mbajtur një kopje të trofeut të Kupës së Botës , qëndroi pranë statujës me përmasa reale në një ceremoni zbulimi në selinë e Federatës së Futbollit të Amerikës së Jugut (CONMEBOL) në Luque, Paraguaj përpara shortit të Copa Libertadores të hënën. 35-vjeçari imitoi Maradonën e ndjerë duke udhëhequr Argjentinën drejt triumfit të parë të…
Në fjalimin e tij në foltoren e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi ka përmendur sërish rëndësinë e anëtarësimit të vendit në Bashkimin Europian. Grubi tha se për ndërtimin e Maqedonisë Europiane pret dhe kontributin e VMRO-DPMNE-së opozitare, pasi sipas tij edhe aty ka një frymë pro-europiane dhe atmofera paraqitet pozitive. “Pres qëndrimin tuaj. Pres që edhe VMRO-DPMNE të jap kontribut në ndërtimin e Maqedonisë së Veriut. Besoj që “erërat” e reja që fryejnë në VMRO janë konstruktive dhe do të japin kontribut dhe do ta përmbyllim bashkarisht tregimin e një Maqedonie Europiane, ashtu siç u…
