Një nga rastet më makabre që ka tronditur Kosovën në vitet e fundit ka marrë sot verdiktin përfundimtar nga Gjykata Themelore.
Trupi gjykues ka shpallur fajtorë të akuzuarit për vrasjen e rëndë të Liridona Ademajt, duke shqiptuar dënime maksimale.
Naim Murseli u dënua me burgim të përjetshëm (për vrasje të rëndë në bashkëkryerje), Granit Plava, me burgim i përjetshëm (për vrasje të rëndë në bashkëkryerje dhe armëmbajtje pa leje) dhe Kushtrim Kokalla me 30 vite burgim (për ndihmë në kryerjen e veprës penale “Vrasje e rëndë”).

