TV News
Diaspora

Sonte përballja Kosova-Andorra, ky është formacioni kosovar

E martë, 28 Mars 2023 – 20:00
albinfo.ch

Keystone

Sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë përfaqësuesja e Kosovës në futboll do të luaj kundër Andorrës.

Kjo ndeshje ndërmjet Kosovës dhe Andorrës fillon nga ora 20:45, në kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian “Euro2024”.

Në ndeshjen e parë të këtij cikli kualifikues, Kosova barazoi në udhëtim ndaj Izraelit me rezultatin 1:1. Ndërkohë, Andorra humbi nga Rumania në shtëpi me rezultatin 0-2.

Ky është formacioni zyrtar: Muric, Paqarada, Rrahmani, Kryeziu, Hadergjonaj, Berisha, Fazliji, Celina, Zeneli, Rashica, Muriqi./Albinfo.ch/



Lajme të ngjashme

Vazhdon organizimi masiv i VLEN-it për mërgatën

Suad Avdiu

Nesër voton Diaspora

Suad Avdiu

Gashi nga Cyrihu: Jemi të interesuar ta ndryshojmë jetën e shqiptarit në Maqedoni

Suad Avdiu