Autor: TV News
Aktivistja serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq, ka kërkuar vendosjen e një memoriali në Batajnicë, në periferi të Beogradit, ku në vitin 2001 u zbuluan varreza masive me trupat e shqiptarëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë. Kandiç ka shkruar në X dhe ka kërkuar gjithashtu që në Serbi të mos festohen më kriminelët e luftës dhe të respektohen vendimet e Tribunalit të Hagës. Në Batajnicë, në periferi të Beogradit, në vitin 2001 u zbuluan varreza masive me trupat e shqiptarëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) në Kosovë ka asgjësuar 5,560 kilogramë misër të importuar nga Serbia, pasi analizat laboratorike zbuluan praninë e aflatoksinës B1 në nivele mbi kufijtë e lejuar. Sipas AUV-së, misri i kontaminuar është identifikuar në tri subjekte ekonomike, ndërsa asgjësimi është kryer më 29 tetor, nën mbikëqyrjen e inspektorëve të agjencisë. Konkretisht, janë asgjësuar 3,270 kilogramë misër në kompaninë “Agro Com” në Fushë Kosovë, 1,040 kilogramë në “Thermo-1” në Prugoc të Prishtinës dhe 1,250 kilogramë në NTP “Te Hysi” në Shtime. Aflatoksina B1 konsiderohet një substancë toksike e rrezikshme, e prodhuar nga myku, e cila mund…
Banka Popullore e Serbisë ia ka revokuar licencën për punë bankës “АЛТА банка а.д. Белград”, pas përkeqësimit të rëndë të gjendjes financiare dhe rrezikut për likuiditetin. Agjencia për Sigurimin e Depozitave do të marrë përsipër administrimin e falimentimit. Brenda shtatë ditëve të punës pritet të nisë pagesa e depozitave të siguruara, ndërsa klientët do të mund të disponojnë me mjetet e tyre sipas ligjit. Vendimi synon mbrojtjen e depozituesve dhe stabilitetin e sistemit financiar.
Binance, platforma më e madhe në botë për tregtimin e kriptomonedhave, ka konfirmuar se mbrëmjen e kaluar është përballur me një sulm kibernetik, gjatë të cilit janë vjedhur asete digjitale në vlerë prej 6.3 miliardë dollarësh.Ngjarja po cilësohet si “grabitja më e madhe në histori” në industrinë e kriptomonedhave.Nga kompania bëjnë të ditur se, me ndihmën e platformave partnere, kanë arritur të ngrijnë afërsisht gjysmën e shumës së vjedhur. Binance ka premtuar se do t’i mbulojë të gjitha humbjet e shkaktuara nga sulmi.Hetimet e para të brendshme sugjerojnë se sulmi mund të ketë nisur nga një…
Një nga vjedhjet më të mëdha në historinë e kriptovalutave dyshohet se është kryer nga hakerë të Koresë së Veriut. Sipas analizave të kompanive të sigurisë kibernetike, grupi „TraderTraitor“ qëndron prapa sulmit ndaj Binance, platformës më të madhe në botë për tregtimin e kriptovalutave. Sipas Reuters, nga kuletat digjitale të Binance janë transferuar rreth 6.36 miliardë dollarë përmes dhjetë rrjeteve blockchain, ndërsa pjesa më e madhe e mjeteve u zhvendos brenda vetëm 20 minutave. Ekspertët e TRM Labs dhe Chainalysis kanë identifikuar ngjashmëri me sulme të mëparshme të lidhura me Korenë e Veriut, përfshirë vjedhjen prej 1.5 miliardë dollarësh nga…
Kanadaja dhe Bashkimi Evropian kanë njoftuar krijimin e një aleance të re mes vendeve me interesa dhe vlera të përbashkëta, me synimin për të forcuar bashkëpunimin ekonomik, politik dhe të sigurisë, si dhe për të zvogëluar varësinë nga partnerët e tjerë globalë. Aleanca do të jetë e hapur edhe për shtetet e tjera që ndajnë të njëjtat parime. Kryeministri kanadez, Mark Carney, dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e kanë prezantuar partneritetin e ri me emrin “Aleanca për të Ardhmen”, gjatë një deklarimi për media në Montreal. Sipas tyre, një partneritet sa më i madh ndërmjet Kanadasë…
Akrobatja shqiptare Fiona Rushiti hyri në historinë e rekordeve botërore Guinness, duke vendosur rekord të ri botëror pasi realizoi 72 rrotullime të plota, 360 gradë, brenda vetëm 30 sekondave, ndërsa qëndronte e varur nga dhëmbët. Rekordi u realizua më 11 qershor 2026 në Tiranë dhe tani është regjistruar zyrtarisht nga Guinness World Records, duke e vendosur emrin e saj mes mbajtësve të rekordeve botërore, transmeton albinfo.ch. Rekordi i mëparshëm ishte 65 rrotullime brenda 30 sekondave dhe mbahej nga akrobati sirian Yazan Ghaiyath Saleh, i cili e kishte vendosur atë në vitin 2025, teksa Fiona arriti ta tejkalonte këtë rezultat me…
Një komision i Prokurorisë së Lartë Publike në Serbi ka nisur shqyrtimin e vendimit përmes të cilit kryeterroristi i Banjskës, Milan Radoiçiq, ishte lënë i lirë dhe nuk ishte dërguar në paraburgim pas arrestimit të tij në tetor të vitit 2023. Sipas mediumit serb “Nova.rs”, komisioni po shqyrton rrethanat se si u mundësua lirimi i Radoiçiqit, pavarësisht se ai kishte marrë përgjegjësinë për organizimin e sulmit terrorist në Banjskë, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Në fokus të shqyrtimit është kërkesa e atëhershme e Prokurorisë për caktimin e paraburgimit. Në të, prokurori kishte argumentuar se…
Një aksion i madh policor është zhvilluar të enjten mbrëma në qytetin St. Gallen të Zvicrës, pasi një shtetas 51-vjeçar i Maqedonisë së Veriut dyshohet se ka sulmuar fizikisht një 36-vjeçar nga Polonia.Ngjarja ka ndodhur më 29 tetor, rreth orës 21:20, në një ndërtesë në rrugën Metzgergasse. I dëmtuari ka deklaruar se ishte goditur me një revolver, çka ka alarmuar policinë për mundësinë e përdorimit të armës së zjarrit.Në vendngjarje janë dërguar disa patrulla policore, një njësi speciale dhe ekip negociatorësh. Për arsye sigurie, policia ka bllokuar dy rrugë dhe ka evakuuar mysafirët nga lokalet dhe…
Një kompani gjermane dhe një ukrainase e sektorit të mbrojtjes kanë testuar një robot tokësor të armatosur për t’u përdorur nga forcat ukrainase; sistemet e para pritet të integrohen dhe të dorëzohen deri në fund të vitit 2026. Marrëveshja e bashkëpunimit u nënshkrua në fillim të tetorit, gjatë vizitës së kancelarit gjerman Friedrich Merz në Kiev, në prani të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky. Deri në fund të vitit 2026, mjetet e para robotike të pajisura me modulet e reja të armatimit pritet të jenë gati për t’u vendosur në terren dhe për t’u dorëzuar, në përputhje me nevojat e forcave…
