Autor: TV News
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka zbuluar planin operacional nga i cili u zbulua varreza masive në Zubin Potok. Në një konferencë për media Hoxha tha se nga informacionet për një periudhë të gjatë nga terreni është arritur të lokalizohet lokacioni i dyshuar nga i cili janë vërejtur pjesë kockore të ekspozuara nga errozioni dhe zhvendosja e dheut. Ai tha se me të pranuar informacionin është informuar antropologu nga IML i cili konstatoi se pjesët kockore janë me prejardhje njerëzore. “Informacionet e grumbulluara pas një periudhe të gjatë dhe njohuritë e hetuesve…
Tensionet po përshkallëzohen midis Turqisë dhe Izraelit për shkak të Sirisë. Në një postim në X, ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, paralajmëroi se Presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdogan po e “zvarrit Turqinë në aventura të rrezikshme në Siri” dhe se vendi i tij nuk do të “lejojë asnjë entitet të kërcënojë sigurinë e tij”. “Do të ishte më mirë që Erdogani të vazhdonte të mbante fjalime boshe dhe plot fantazi kundër Izraelit në parlamentin turk dhe të mos vinte në provë vendosmërinë e Izraelit për të mbrojtur veten”, tha Katz. Ankaraja iu përgjigj akuzave të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu…
15 Marina Vjollca ka tërhequr sërish vëmendjen me paraqitjen e saj të fundit, teksa po reklamonte produkte kozmetike nga linja e saj. Moderatorja është shfaqur në një moment mjaft interesant, duke pozuar me gishtat në gojë. Një detaj që duket se është zgjedhur për t’i dhënë paraqitjes së saj më shumë stil dhe origjinalitet. Marina njihet edhe për angazhimin e saj në botën e kozmetikës përmes brandit të saj , duke e kombinuar shpesh promovimin e produkteve me poza dhe ide të veçanta. Kësaj radhe, duket se ajo ka zgjedhur një stil ndryshe, duke e bërë reklamën e saj edhe…
Policia e Kosovës do të mbajë sot, më 20 gusht, konferencë të jashtëzakonshme për media, ku pritet të jepen detaje për operacionet e zhvilluara në disa lokacione në veri të Mitrovicës. Sipas njoftimit të Policisë, gjatë operacioneve janë gjetur dhe konfiskuar një sasi e konsiderueshme e armëve, municionit, uniformave dhe dëshmive të tjera relevante, të cilat do të ekspozohen para mediave. Gazetari i Klan Kosovës, Besnik Tahiri ka siguruar pamjet nga armët që janë konfiskuar nga Policia e Kosovës.
Një valë e fuqishme sulmesh ruse me raketa dhe dronë ka goditur gjatë natës Kievin dhe rajonin përreth, duke shkaktuar të paktën 8 viktima dhe 33 të plagosur, sipas autoriteteve ukrainase. Sulmet e së enjtes kanë dëmtuar ndërtesa banimi, magazina dhe objekte të tjera civile. Mes ndërtesave të goditura raportohet edhe një spital për fëmijë dhe një institucion arsimor. Shërbimet ukrainase të emergjencave kanë vijuar operacionet e kërkim-shpëtimit në zonat ku ndërtesat janë shembur. Ekipet e shpëtimit kanë arritur të nxjerrin të gjallë të paktën dy persona nga rrënojat, ndërsa kërkimet vazhdojnë për persona të tjerë që mund të jenë…
Një person është arrestuar dje në Ferizaj, rreth orës 21:30, pasi, sipas Policisë, dyshohet se ka sulmuar bashkëshorten e tij. Sipas njoftimit të Policisë, përveç bashkëshortes, pas ndërhyrjes, lëndime ka pësuar edhe vajza e tij. “Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë identifikuar personat e përfshirë. Gjatë veprimeve policore, nga i dyshuari 55 vjeç është sekuestruar një armë zjarri ( pistoletë), së bashku me një karikator dhe tre fishekë. Nga hetimet fillestare dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje familjare, 55 vjeçari ka sulmuar bashkëshorten e tij, ndërsa pas ndërhyrejes, lëndime trupore ka pësuar edhe vajza e tij”, thuhet…
Sali Berisha deklaroi se ngjarja e rëndë në Ksamil, ku u vra me thikë turisti portugez nga roja e lokalit është në kufirin e një krimi shtetëror. “E them këtë në kuptimin, jo se ai u ekzekutua nga njerëz me uniformë, por në kuptimin e vërtetë se industria turistike në Sarandë është në kthetrat e krimit. Në Sarandë, shteti dhe krimi janë një. Ligji nuk ekziston”. Në konferencën për mediat, e posaçme për këtë krimin që tronditi vendin, lideri demokrat tha se rojet e sigurisë në bregdet po rezultojnë të inkriminuar. “Bashkëpunëtorë ishin të paktën 3 punonjës me uniformë. Kjo…
Agjencitë ukrainase kundër korrupsionit kanë njoftuar të mërkurën se kanë nisur hetimin ndaj zyrtarëve të lartë në zyrën e presidentit Volodymyr Zelensky, vetëm një ditë pasi ish-ministri i Mbrojtjes Mykhailo Fedorov bëri thirrje për mbajtjen e zgjedhjeve në Ukrainë, pavarësisht luftës me Rusinë. Hetimi është një tjetër sfidë politike për Zelenskyn, ndërsa lufta ka hyrë në vitin e pestë. Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit dhe Prokuroria e Specializuar Kundër Korrupsionit kanë thënë se po zhvillojnë një operacion për të zbuluar një organizatë kriminale që dyshohet se drejtohet nga një deputet aktual dhe një ish-deputet. Sipas tyre, në këtë çështje janë përfshirë…
Një 49-vjeçar nga Kosova është arrestuar në pikën kufitare të Karasoviqit, në kufirin ndërmjet Kroacisë dhe Malit të Zi. Bëhet fjalë për B.B., nga Nerodimja e Poshtme e Ferizajt, i cili ishte në kërkim nga Interpoli, bazuar në një fletarrest të lëshuar nga Serbia. Sipas raportimeve të mediave kroate, ai dyshohet për krime lufte. Lidhur me rastin ka reaguar nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Gazmend Syla, i cili ka deklaruar për Klankosova.tv se, bazuar në verifikimet fillestare, personi në fjalë nuk figuron në listat e veteranëve. “Për personin për të cilin ju po interesoheni, bazuar në…
Kontrolli i Ngushticës së Hormuzit është bërë një çështje kyçe në përballjen me Iranin. Në muajt e fundit, si Irani ashtu edhe Shtetet e Bashkuara kanë bërë pretendime për dominim, duke krijuar konfuzion. Tani provat po bëhen më të qarta: Shtetet e Bashkuara, marina e të cilave patrullon ngushticën, po bën përparim, ndërsa Irani po humbet një pjesë të konsiderueshme të kontrollit të tij mbi korridorin jetësor të transportit detar, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv Sipas të dhënave nga Kpler, një kompani që gjurmon anijet duke përdorur transponderë dhe satelitë, më shumë se 80 përqind e kalimeve nëpër Ngushticën e Hormuzit në…
