Autor: TV News
Qeveria e Rajonit të Posaçëm Administrativ të Makaos ka publikuar Planin e Tretë Pesëvjeçar për Zhvillimin Ekonomik dhe Shoqëror të Makaos (2026–2030). I hartuar në përputhje me kushtet konkrete të Makaos dhe i lidhur me strategjitë kombëtare të zhvillimit, plani përcakton katër përparësi kryesore: përmirësimin e qeverisjes, transformimin industrial, zgjerimin e hapjes dhe politikat sociale me njerëzit në qendër. Ai paraqet vizionin për një “Makao të sunduar nga ligji”, “Makao dinamike”, “Makao kulturore” dhe “Makao të lumtur”, duke shënuar një fazë të re të zhvillimit me cilësi të lartë në kuadrin e politikës “Një vend, dy sisteme”. Hartimi i planit…
13 Një “xing” mode mes dy prej vajzave më të komentuara të showbizit shqiptar nuk ka kaluar pa u vënë re. Sara Hoxha ishte e para që u shfaq me veshjen blu me detaje të bardha, në një postim të publikuar më 7 gusht. Rreth dy javë më vonë, të njëjtën zgjedhje e ka bërë edhe Elvana Gjata, por duke i dhënë një tjetër frymë përmes stilimit. Bëhet fjalë për jumpsuit-in “Verene” të markës Retrofête, në ngjyrën “Santorini/White”. Modeli është i punuar me material të thurur me efekt metalik, ndërsa detajet e bardha dhe elementet dekorative në pjesën e belit…
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka publikuar një fotografi të vjetër së bashku me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, nga koha kur të dy ishin studentë. Hoxhaj, i cili ka qenë mik dhe bashkëpunëtor i afërt i Thaçit, e ka shpërndarë fotografinë në llogarinë e tij në Facebook, gjatë transmetimit të intervistës së Thaçit nga Haga. Krahas fotografisë, Hoxhaj ka përcjellë edhe një mesazh të shkurtër për ish-presidentin. “Të presim me padurim, miku im!”, ka shkruar Hoxhaj. Në fotografinë e publikuar shihen Hoxhaj dhe Thaçi në moshë të re, gjatë periudhës së tyre si studentë. Postimi i…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka kërkuar nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, që KFOR-i të ndalë zvogëlimin gradual të pranisë së tij të përhershme në urën kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë. Vuçiq tha më 20 gusht se i ka dërguar një letër sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, përmes së cilës ka kërkuar që KFOR-i, sipas tij, të ndalë “terrorin ndaj serbëve, përndjekjen dhe arrestimet e tyre, rrënimin e shtëpive, si dhe hapjen e urës mbi Ibër”. Lidhur me letrën e Vuçiqit, një zyrtar i NATO-s ka thënë për Telegrafin se Rutte është në kontakt…
Ish-presidenti, Hashim Thaçi ka shmangur komentet për qasjen e kryeministrit Albin Kurti ndaj tij dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së që po mbahen në Hagë. Në intervistën ekskluzive për Debat Plus me Ermal Pandurin, Thaçi është pyetur nëse do ta priste Kurtin në rast se ai do të shprehte vullnet për ta vizituar në Hagë. “Nuk deklarohem për situata hipotetike”, ka thënë Thaçi. Thaçi me porosi nga Haga për krizën politike në Kosovë: Pozita dhe opozita duhet të ulen në një tryezë I pyetur se si e konsideron faktin që Kurti nuk ka vizituar asnjërin prej katër ish-krerëve të UÇK-së…
Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance tha të enjten se presioni ekonomik është “mjeti më efektiv” i Shteteve të Bashkuara kundër Iranit, por vuri në dukje se është një “lwvizje delikate”. “Mjeti më efektiv që kemi është presioni ekonomik që mund t’u aplikojmë atyre. Dhe ky është një ‘lëvizje delikate’, sepse ne u aplikojmë presion ekonomik atyre, ata do të përpiqen të ushtrojnë presion ekonomik edhe ndaj nesh”, tha Vance në “Clay Travis and Buck Sexton Show”, shkruan CNN, transmeton klankosova.tv. Ai shtoi: “Ajo që ka qenë e vërtetë gjatë dy javëve të fundit është se ata kanë ndjerë shumë më tepër…
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se Serbia dhe Rusia synojnë të delegjitimojnë dhe diskreditojnë shtetësinë e Kosovës, duke e lidhur këtë përpjekje edhe me procesin gjyqësor që po zhvillohet në Hagë. Në intervistën e tij të fundit para shpalljes së aktgjykimit në rastin ndaj tij dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së, dhënë ekskluzivisht për Debat Plus, Thaçi ka thënë se pas dështimit të përpjekjeve të Serbisë për ta delegjitimuar pavarësinë e Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, sipas tij, fokusi është zhvendosur drejt Këshillit të Evropës. “Liria dhe ndërtimi i pavarësisë së Kosovës ishte e pakapërdishme për Serbinë…
4 Soni Malaj po vazhdon të jetë shumë aktive në muzikë. Ajo kohëve të fundit ka marrë pjesë në shumë mbrëmje muzikore, duke argëtuar të pranishmit më zërin e saj të ëmbël. Krahas muzikës, Soni është shumë aktive edhe në rrjetet sociale, raporton IndeksOnline. Këngëtarja tregon se sonte ka dalë. E veshur shkurt, ajo vë në pah linjat e saj trupore në top formë. Në këtë veshje, apo po duket kaq hot.
Arsenali i armëve që u shpalos nga Policia e Kosovës, është gjetur në zonat përreth varrezave masive të zbuluara së fundmi në Zubin-Potok, ka bërë të ditur ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Në konferencën për shtyp, Sveçla ka bërë të ditur se armët, municionet e pajisjet ushtarake janë hasur në afër zonave ku u gjetën mbetjet mortore të 23 personave. “Sekuestrimi i armatimit dhe zbulimi i tri varrezave masive ka ardhur si rezultat i një hetimi intensiv të institucioneve që u ka paraprirë shtrirja e sovranitetit edhe në veri, sundimi i ligjit dhe bashkëpunimi institucional. Zbulimi…
Ndryshimet klimatike mund të zgjerojnë me deri në 192% sipërfaqen e prekur nga zjarret në pyje në të gjithë Evropën deri në fund të shekullit, sipas një studimi të publikuar të enjten në revistën shkencore Global Change Biology. Ekipi ndërkombëtar i kërkimit, i udhëhequr nga Maik Billing i Institutit të Potsdamit për Kërkimin e Ndikimit Klimatik (PIK), tha se përmasat e rritjes do të vareshin nga shkalla e ngrohjes globale. Zjarret në pyje janë një dukuri natyrore dhe e rëndësishme për biodiversitetin dhe dinamikën e ekosistemeve, shkruan studiuesit. Megjithatë, aktiviteti i këtyre zjarreve aktualisht po rritet. “Ndryshimet klimatike po shtojnë…
