Aktivistja serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq, ka kërkuar vendosjen e një memoriali në Batajnicë, në periferi të Beogradit, ku në vitin 2001 u zbuluan varreza masive me trupat e shqiptarëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë.
Kandiç ka shkruar në X dhe ka kërkuar gjithashtu që në Serbi të mos festohen më kriminelët e luftës dhe të respektohen vendimet e Tribunalit të Hagës.
Në Batajnicë, në periferi të Beogradit, në vitin 2001 u zbuluan varreza masive me trupat e shqiptarëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë.

