Autor: TV News
“Ngushtica e Hormuzit është e mbyllur dhe nuk do të rihapet derisa SHBA-ja të ndryshojë qëndrimin e tyre dhe të respektojnë angazhimet e tyre ”. Kështu u shpreh Mohsen Rezaei, sekretar i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, sipas të cilit Uashingtoni duhet të ndërmarrë “veprime konkrete” përpara se kalimi strategjik detar të rihapet. Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump publikoi në rrjetin social Truth një imazh të Ngushticës së Hormuzit me mbishkrimin “territor i ri amerikan”, duke përsëritur pretendimet e tij për rëndësinë strategjike të kësaj zone. Në kundërpërgjigje të presidentit Trump, presidenti iranian Masoud Pezeshkian deklaroi se vendi ndodhet…
Kosova e para në botë për lojtarë të nivelit të lartë në Counter-StrikeKosova renditet e para në botë për numrin e lojtarëve Level 10 në Counter-Strike në raport me popullsinë. Sipas statistikave të fundit të FACEIT, Kosova ka 228 lojtarë Level 10 për 100 mijë banorë, duke lënë pas Finlandën me 92 dhe Danimarkën me 90, transmeton Klankosova.tv. Level 10 është niveli më i lartë i sistemit konkurrues të FACEIT, ndërsa lojtarët më të mirë mund të arrijnë edhe statusin Challenger. Kjo statistikë tregon potencialin e madh të Kosovës në Counter-Strike, veçanërisht pas suksesit ndërkombëtar të ekipit kosovar Bad News…
Ai shtoi se projekti “nuk do të financohet aspak nga taksapaguesit”. Ndërkohë, Gjykata Supreme e SHBA-së ka lejuar përkohësisht vazhdimin e punimeve, vetëm disa orë para se vendimet e gjykatave më të ulëta të hynin në fuqi dhe të ndalonin punimet mbi tokë për shkak të mungesës së miratimit nga Kongresi. Trump e mirëpriti vendimin e Gjykatës Supreme gjatë një paraqitjeje politike në Karolinën e Jugut, duke thënë se nëse gjykata thotë të vazhdohet, “kjo është gjë e mirë”. Çështja është bërë pjesë e një debati më të gjerë mbi kufijtë e pushtetit të presidentit amerikan. Administrata Trump argumenton se…
Pas deklaratës së Nasim Haradniajt se nëse dënonhen isb krerët e UÇK’së në Hagë, do të kallet shqiptaria, i ka reaguar veprimtari Halil Gexi. Ai ka qenë mjaft i ashpër me Haradinajn. “Nëse s’mund t’ia vësh fIakën Kosovës, thirre edhe Radoiçiqin”, e ka porositur Geci. Postimi i plotë: NJË KËSHILLË PËR NASIMIN: NËSE S’MUNDESH TA VËSH FLAKË KOSOVËS I VETËM, THIRRE EDHE RADOJÇIQIN! “Skënder Begu” i Dukagjinit, alias Nasim Haradinaj, po kërcënon se “do të digjet flakë Kosova” nëse ia dënojnë Polarin. Mos u ngut, Skënderbeg! Nëse mendon se nuk mund ta bësh i vetëm, thirre edhe Radojçiqin, se ai…
Serbët lokalë të Preshevës ankohen te Vuçiqi për shqiptarët e Preshevës. Njëri prej tyre, gjatë bisedës me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, thotë se ka qenë gjithmonë aty ku e ka ftuar shteti, madje edhe gjatë luftës. Por, sipas tij, kur bëhet fjalë për punësim, shqiptarët po punësohen, madje përdor në mënyrë fyese termin “šiptari” edhe për shqiptarë që, siç pretendon ai, kanë qenë pjesë e UÇK-së. Ai tregon edhe një rast kur kishte shkuar në polici për të marrë një dokument, duke thënë se aty kishte parë katër shqiptarë të punësuar. “Për mua nuk ka punë, as për djalin tim,…
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka komentuar protestat qё prej 84 ditësh kërkojnë dorëheqjen e Edi Rames, duke i cilesuar ato si ndër levizjet ё masive që janë parë n vend që prej renies së komunizmit. Bushati argumentoi për “TheNewsAgents” se pas protestave gendron një pakenagesi shumë më e gjerë sociale, e krijuar gjate dekadave te fundit nga ajo qe ai e cilësoi si “kapitalizem grabitqar pergjate 35 viteve”. Sipas tij hapësirat publike janë privatizuar nga një grusht njerëzish, ndërsa theksoi se ajo që po ndodh nuk shihet thjesht si reagim ndaj mbrojtjes së natyrës.
Takimi i planifikuar sot ndërmjet komandantit të KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutas, dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, nuk është zhvilluar për shkak të rrethanave të paparashikuara. Në një njoftim të KFOR-it thuhet se komandanti Ulutas mbetet në kontakt të ngushtë me të gjithë bashkëpunëtorët e tij kryesorë, përfshirë përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës. ” Për shkak të rrethanave të paparashikuara, takimi i sotëm ndërmjet Komandantit të KFOR-it, gjeneralmajor Ulutas, dhe z. Kurti nuk u zhvillua. Komandanti i KFOR-it mbetet në kontakt të ngushtë me të gjithë bashkëpunëtorët e tij kryesorë, përfshirë përfaqësuesit e institucioneve në Kosovë. KFOR-i vazhdon aktivitetet e…
Një zyrtar i Komisionit Evropian, i afërt me diskutimet mbi kredinë prej 90 miliardë eurosh të BE-së për Ukrainën , i ka thënë Euronews se Kievi ka sugjeruar që zarfi i ardhshëm i financimit të mbrojtjes mund të përdoret për të blerë sisteme raketash antibalistike, ndër të tjera. Zyrtari nuk mundi të specifikonte nëse këto do të ishin sistemi raketor i mbrojtjes ajrore Patriot i prodhuar në Amerikë apo ekuivalenti i tij evropian – sistemi raketor tokë-ajër SAMP/T NG franko-italian – pasi diskutimet ishin në vazhdim dhe nuk ishte vendosur asnjë orar zyrtar i produkteve. Porosia e ardhshme pritet të…
Qytetarët do të mblidhen sërish sot në Tiranë, duke vijuar për të 84-ën ditë radhazi protestën kundër qeverisë dhe kastës politike. Ashtu si në ditët e fundit, protestuesit pritet të grumbullohen fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas të marshojnë drejt Kryeministrisë, ku do të vijojnë tubimin dhe fjalimet e tyre. Protesta ka në fokus kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë, por kritikat nuk janë kufizuar vetëm te mazhoranca. Pjesëmarrësit kanë sulmuar vazhdimisht edhe opozitën e drejtuar nga Sali Berisha, duke kërkuar largimin e asaj që e cilësojnë si kasta e vjetër politike. “Rama në burg, Berisha në burg” është kthyer…
Ministria e Financave e Kinës ka forcuar mbështetjen fiskale për konsumin, në kuadër të përpjekjeve të vendit për të rritur kërkesën e brendshme dhe për të zhbllokuar potencialin e konsumit, deklaroi zëvendësministri Liao Min në një konferencë për shtyp, shkruan “Xinhua”. Deri më tani këtë vit, ministria ka ndarë 187.5 miliardë juanë (rreth 27.65 miliardë dollarë amerikanë) për të mbështetur programet e tregtisë së mallrave të konsumit, duke ndihmuar në gjenerimin e 178 milionë blerjeve me një shitje të kombinuar prej afërsisht 1.32 trilionë juanësh. Sipas Liao, ministria gjithashtu ka prezantuar politika të koordinuara fiskale dhe financiare për të rritur…
