Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Grabitja më e madhe në histori: Hakohet gjiganti i kriptomonedhave Binance, vidhen 6.3 miliardë dollarë

31 Tetor, 2026

6.3 miliardë dollarë të vjedhura nga Binance për 20 minuta, dyshimet bien mbi Korenë e Veriut

31 Tetor, 2026

Kanadaja dhe BE-ja krijojnë aleancë të re strategjike, ftojnë edhe shtetet e tjera t’i bashkohen

31 Tetor, 2026

Nuk ndalen avancimet e kuadrove shqiptare në MPB, Hadi Osmani nga Drejtoria 6 kalon në Forenzikë!

31 Tetor, 2026

Nxënësit e shkollës fillore “Bajram Shabani” mësim pa rrymë, shkak instalimet e vjetra elektrike

30 Tetor, 2026

Akrobatja Fiona Rushiti në Guinness, thyen rekordin me 72 rrotullime në 30 sekonda

30 Tetor, 2026

Nisin hetimet, si vepruan institucionet serbe për ta lënë të lirë kryeterroristin e Banjskës

30 Tetor, 2026

Muhamet Elmazi shënon me pjesëmarrje masive 1 vit punë në Saraj: Mbështetja juaj, motiv për të vazhduar përpara

30 Tetor, 2026

Izet Mexhiti: Punimet vazhdojnë, vendosen vijat për këmbësorë në rrugët Resenska dhe Strumicka

30 Tetor, 2026

Edhe 100 ditë deri në muajin e shenjtë të Ramazanit

30 Tetor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E shtunë, 31 Tetor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Kanadaja dhe BE-ja krijojnë aleancë të re strategjike, ftojnë edhe shtetet e tjera t’i bashkohen

TV NewsBy TV News31 Tetor, 2026 Botë Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Kanadaja dhe Bashkimi Evropian kanë njoftuar krijimin e një aleance të re mes vendeve me interesa dhe vlera të përbashkëta, me synimin për të forcuar bashkëpunimin ekonomik, politik dhe të sigurisë, si dhe për të zvogëluar varësinë nga partnerët e tjerë globalë. Aleanca do të jetë e hapur edhe për shtetet e tjera që ndajnë të njëjtat parime.

Kryeministri kanadez, Mark Carney, dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e kanë prezantuar partneritetin e ri me emrin “Aleanca për të Ardhmen”, gjatë një deklarimi për media në Montreal.

Sipas tyre, një partneritet sa më i madh ndërmjet Kanadasë dhe 27 vendeve anëtare të BE-së mund të krijojë stabilitet dhe mundësi të reja në një periudhë të karakterizuar nga pasiguria gjeopolitike.

“Shoqëritë tona janë tronditur nga stuhi të reja”, ka deklaruar Carney, duke iu referuar jo vetëm pasojave të krizës klimatike, por edhe dobësimit të normave demokratike dhe përdorimit të tregtisë si instrument presioni politik.

Në përfundim të samitit dyditor, Kanadaja është pajtuar të kontribuojë në kredinë mbështetëse prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën. Po ashtu, udhëheqësit kanë bërë të ditur se diskutimet e ardhshme synojnë krijimin e një tregu më të integruar, me vlerë prej dhjetëra miliarda dollarësh, lehtësimin e kufizimeve tregtare dhe të udhëtimit, si dhe krijimin e mundësive të reja në fushën e arsimit.

Afrimi i Kanadasë me partnerë të rinj gjeopolitikë vjen në një kohë tensionesh tregtare me Shtetet e Bashkuara. Qeveria e Carneyt po synon të zvogëlojë varësinë nga kompanitë amerikane, veçanërisht në sektorin e mbrojtjes dhe teknologjisë.

Një shqetësim i tillë është shtuar edhe pas vendimit të Elon Muskut për të kufizuar shpejtësinë e shërbimeve Starlink dhe Starshield mbi Ukrainë në mesin e tetorit, gjë që, sipas raportimit, kishte shkaktuar ndërprerje serioze në operacionet ushtarake dhe mbrojtëse ukrainase.

Carney ka paralajmëruar vazhdimisht se teknologjitë e mbrojtjes të Kanadasë nuk duhet të varen nga vendimet e kompanive apo aktorëve politikë që mund të kenë interesa të kundërta.

Lexuar: 7

Lajme te ngjashme

Grabitja më e madhe në histori: Hakohet gjiganti i kriptomonedhave Binance, vidhen 6.3 miliardë dollarë

6.3 miliardë dollarë të vjedhura nga Binance për 20 minuta, dyshimet bien mbi Korenë e Veriut

Incident i rëndë në Zvicër: Shtetasi i Maqedonisë së Veriut sulmon një polak, policia bllokon dy rrugë

Gjermania dhe Ukraina testojnë një robot tokësor të armatosur për vendosje në vijën e frontit

Tragjedi në SHBA: Nëna akuzohet për vrasjen e tre fëmijëve, ish-bashkëshorti padit mjekët që e trajtonin!

Zyrtarët e lartë të Hong-Kongut kërkojnë falje për zjarrin në Wang Fuk Court

Lajmet e fundit

Grabitja më e madhe në histori: Hakohet gjiganti i kriptomonedhave Binance, vidhen 6.3 miliardë dollarë

31 Tetor, 2026

6.3 miliardë dollarë të vjedhura nga Binance për 20 minuta, dyshimet bien mbi Korenë e Veriut

31 Tetor, 2026

Kanadaja dhe BE-ja krijojnë aleancë të re strategjike, ftojnë edhe shtetet e tjera t’i bashkohen

31 Tetor, 2026

Nuk ndalen avancimet e kuadrove shqiptare në MPB, Hadi Osmani nga Drejtoria 6 kalon në Forenzikë!

31 Tetor, 2026

Nxënësit e shkollës fillore “Bajram Shabani” mësim pa rrymë, shkak instalimet e vjetra elektrike

30 Tetor, 2026

Akrobatja Fiona Rushiti në Guinness, thyen rekordin me 72 rrotullime në 30 sekonda

30 Tetor, 2026

Nisin hetimet, si vepruan institucionet serbe për ta lënë të lirë kryeterroristin e Banjskës

30 Tetor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.