Autor: TV News

Një “ndërmarrje industriale” është goditur nga dronët në një rajon në lindje të Moskës, sipas autoriteteve ruse, ndërsa Ukraina pretendon se ka goditur një rafineri të rëndësishme nafte “Një sulm masiv me dronë po zhvillohet gjatë natës dhe në orët e mëngjesit të sotëm në rajonin e Nizhny Novgorodit. Më shumë se 100 dronë janë shkatërruar”, njoftoi guvernatori i rajonit, Gleb Nikitin. “Sipas informacioneve paraprake, nuk ka viktima. Një ndërmarrje industriale në zonën e Kstovos ka pësuar dëme të konsiderueshme”, shtoi ai në deklaratën e tij, pa dhënë detaje mbi aktivitetin që zhvillon kjo ndërmarrje.

Read More

Screenshot Katër nxënës shqiptarë janë ndaluar nga policia në qytetin e Kotorrit, në Mal të Zi, pasi kanë formuar simbolin e shqiponjës me duar në një rrugë të qytetit. Ngjarja ka shkaktuar reagim të autoriteteve policore, pas një denoncimi të bërë nga një grua e moshuar malazeze. Sipas të dhënave paraprake, incidenti është regjistruar rreth orës 17:30 të ditës së djeshme. Gruaja u ka kërkuar të rinjve të ndalonin së bëri simbolin e shqiponjës, duke iu drejtuar atyre në gjuhën malazeze Nxënësit nuk e kanë kuptuar kërkesën e saj dhe kanë vijuar veprimin, ndërsa e moshuara ka kontaktuar policinë dhe…

Read More

Mbi 160 mijë persona në mbarë Gjermaninë pritet të marrin pjesë në demonstratat e së shtunës, sipas organizatorëve. Një lëvizje e udhëhequr nga të rinjtë, e frymëzuar nga protestat në vende të tjera të Evropës, do të dalë në rrugë për të kërkuar përmirësimin e sistemit arsimor dhe uljen e kostos së jetesës. Protestat vijnë pas një vale demonstratash të udhëhequra nga të rinjtë në të gjithë Evropën gjatë këtij viti. Në Serbi, aktivizmi i udhëhequr nga studentët ndihmoi në largimin nga pushteti të udhëheqësit shumëvjeçar të vendit përmes zgjedhjeve, ndërsa protestat në Francë kanë përshkallëzuar në trazira dhe plaçkitje.…

Read More

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur pranë Zagrebit, ku një veturë luksoze Bugatti Chiron, në vlerë prej rreth dy milionë eurosh, është vjedhur nga një objekt i kompanisë së prodhuesit të veturave luksoze Bugatti. Vetura i përket drejtorit ekzekutiv të kompanisë, Mate Rimac, i cili ka treguar përmes një videoje të publikuar në Instagram se si ndodhi vjedhja dhe si arriti të rikuperohej automjeti. Sipas tij, hajduti kishte arritur ta merrte veturën pasi ai kishte lënë çelësat brenda, një praktikë që e kishte ndjekur për vite me radhë. Pasi e kuptoi se vetura ishte vjedhur, Rimac u vu në ndjekje…

Read More

Menduh Thaçi në “Dialog te Lajm” ka folur edhe për fitoren e Listës Studentore në Serbi. “Këta janë pasardhësit e idesë liberale të serbëve pas kohës së Rankoviqit. Pak shqiptarë e dinë se elita intelektuale serbe Rankoviqin ka desht ta rrezojë, për shkak se Rankoviqi ka qenë komunist projugosllav, jo nacionalist serb. E unë mendoj se këta lista e studentëve që e quajnë janë nacionalistë serb, kuptohet liberal me premisa të majtës ballkanike, jo të majtës Evropiane. Evropiane dhe do të jenë shumë të papërshtatshëm për ne shqiptarët. Dhe e treta, pse është prapë keq për…

Read More

Të punësuarit në Alta Banka në Serbi kanë marrë pagat para afatit të zakonshëm, me porosinë që paratë t’i transferojnë menjëherë në bankat e tjera, ndonëse drejtuesit më herët i kishin siguruar se gjithçka ishte në rregull. Këtë e raporton „Nova Ekonomija“, duke iu referuar burimeve anonime nga banka. Sipas tyre, nga 27 tetori kishte nisur tërheqja masive e mjeteve, ndërsa klientët transferonin shuma të mëdha parash në banka të tjera në Serbi. Situata u përshkallëzua më 30 tetor, kur në bankë mbërriti një ekip i Bankës Popullore të Serbisë. Po atë ditë, punonjësve iu paguan pagat para kohe dhe…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar protestat dhe zhvillimet e fundit politike në Shqipëri, duke thënë se ato po përcillen me shqetësim dhe vëmendje.Në një deklaratë, Kurti tha se Shqipëria që nga fundi i majit ishte përfshirë nga protesta qytetare, të cilat për rreth katër muaj kishin qenë paqësore, ndërsa në tetor pati përplasje më të forta mes protestuesve dhe forcave të rendit.‘Shqipërinë e duam gjithmonë, dhe pavarësisht rrethanave. Ajo është pjesë e pandashme e qenies sonë kombëtare, prandaj zhvillimet atje i përcjellim me shqetësim, kujdes, përgjegjësi dhe gjithsesi me dashuri’, ka deklaruar Kurti.Ai ka pretenduar për ndikim të…

Read More

Ish-presidenti serb Aleksandar Vuçiq priti sot në Beograd ish-kryeministrin hungarez Viktor Orban, pasi të dy politikanët humbën zgjedhjet pas 14 vitesh në pushtet në Serbi dhe 16 vitesh në Hungari. Vuçiq e quajti Orbanin mik të madh dhe vëlla, duke theksuar se humbjet zgjedhore nuk ua kanë cenuar dinjitetin, krenarinë dhe besimin. „Të dy humbëm zgjedhjet, por nuk humbëm dinjitetin, krenarinë dhe besimin“, deklaroi Vuçiq. Orban nga ana e tij tha se miqtë e vërtetë bëhen edhe më të afërt në momente të vështira, duke i premtuar mbështetje të vazhdueshme Vuçiqit. Takimi përfundoi me mesazhin e ish-presidentit serb: „Do të…

Read More

Ish-presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka kundërshtuar mundësinë e dorëzimit të Milan Radoiçiqit, ish-nënkryetarit të Listës Serbe, te autoritetet e Kosovës. Ai pretendon se një veprim i tillë do të nënkuptonte njohjen formale të pavarësisë së Kosovës dhe do të shënonte, sipas tij, fillimin e fundit të shtetit serb. “Vetëm ta keni parasysh se dorëzimi i Radoiçiqit apo i kujtdo tjetër në Prishtinë, në çfarëdo forme, do të nënkuptonte njohjen e shtetit të Kosovës dhe fillimin e fundit të shtetit serb. Kjo nuk do të ishte kapitullim, por njohje de jure e Kosovës. Nuk bëhet fjalë për njohje indirekte, por…

Read More

Drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës, Gëzim Berisha është arrestuar nën dyshimin për dhunë në familje. Burimet bëjnë të ditur se Berisha ka kërcënuar bashkëshorten se do t’i ndodhë e njëjta sikurse Arlinda Zekajt. Kujtojmë se Zekaj u vra më 25 tetor 2026 nga i dyshuari ish-kunati i saj Albert Sylaj, pasi kishte raportuar ish-bashkëshortin Jeton Sylaj për dhunë në familje

Read More