Autor: TV News

Kosova mbështet përpjekjet për të ndaluar liderët jo-demokratikë për të mohuar të drejtat e qytetarëve të tyre dhe destabilizuar rajonet e ndryshme të botës. Kështu ka deklaruar shefja e diplomacisë kosovare Donika Gërvalla në takimin ministror për situatën urgjente në Venezuelë, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku mori pjesë me ftesë të sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken dhe ministres së Punëve të Jashtme të Argjentinës Diana Mondino. Në fjalën e saj, ministrja Gërvalla kërkoi më shumë vëmendje për aktivitetet e Venezuelës në Ballkan. “Vura në pah edhe angazhimin e Venezuelës në Ballkan përmes miqve dhe satelitëve…

Read More

Ushtria amerikane tha të dielën se 37 militantë, të lidhur me grupin ekstremist Shteti Islamik dhe grupin e al-Qaedas, janë vrarë në dy sulme ajrore në Siri. Dy nga të vrarët ishin militantë të lartë, tha ajo. Komanda Qendrore e SHBA-së tha se kreu sulme ajrore në veriperëndim të Sirisë ndaj një militanti të lartë nga grupi i lidhur me al-Qaedan, Hurras al-Deen, dhe tetë të tjerëve. Ajo thotë se ata ishin përgjegjës për udhëheqjen e operacioneve ushtarake. Ushtria amerikane njoftoi gjithashtu se kreu një sulm më 16 shtator ndaj një kampi stërvitor të Shtetit Islamik në një lokacion të…

Read More

Në vitin 2027, Shqipëria dhe Serbia do ta bashkëorganizojnë Kampionatin Evropian në kategorinë U 21. “Dritën jeshile” UEFA pritet ta japë zyrtarisht më 16 dhjetor. Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, në një intervistë ekskluzive në Sports Show në Klan Kosova, shfaqi hezitimin e tij lidhur me këtë projekt. Por, tha se qëllimet e presidentit të FSHF-së, Armando Duka, janë të mira. “Thjeshtë mendoj që nuk është mënyra dhe momenti i duhur për të bërë diçka të përbashkët me ta”, tha Cana në Klan Kosova. Kjo ngjarja ka ngjallur reagime të shumta gjithandej trojeve shqiptare, duke u kundërshtuar në mënyrë…

Read More

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në New York ka bërë homazhe tek varrezat ku prehen eshtrat e vëllezërve, Agron, Mehmet dhe Yll Bytyqi. Ata ishin vrarë nga forcat serbe në korrik të vitit 1999-të pas përfundimit të luftës dhe çlirimit të Kosovës. Trupat e tyre të pajetë, u gjetën dy vjet më vonë në Serbi në Petrovo Sellë, afër objektit të trajnimit të policisë. Lidhur me këtë krim makabër, Kurti ka theksuar se pavarësisht kërkesës së vazhdueshme nga familja, Kongresi, Departamenti i Shtetit dhe Departamenti i Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës drejtuar Serbisë, për të kryer hetime dhe…

Read More

Serbia vazhdon të zvarrisë gërmimin në varrezën e mundshme masive afër Novi Pazarit. Pasi Beogradi kishte konfirmuar kërkimet, ishte paralajmëruar se në mes të shtatorit do të mësohej data e nisjes së gërmimit apo vlerësimit të lokacionit në fshatin Kozhle. Por, kur gjendemi në javën e fundit të muajit, shteti serb nuk ka kthyer përgjigje. “Fatkeqësisht, përveç që nuk ka ende ndonjë informatë as për lokacionin në Kozhle, në kuptim të saktësimit të lokacionit apo lokacione të tjera, fatkeqësisht nuk ka ende asnjë datë edhe për fillimin e gërmimeve, përkundër paralajmërimit dhe dakordimit që rasti në Kozhle të jetë një…

Read More

Partia e së djathtës ekstreme, Partia e Lirisë (FPO), i ka fituar të dielën zgjedhjet e përgjithshme në Austri për herë të parë, tregojnë rezultatet fillestare. Rezultatet fillestare i kanë dhënë partisë së udhëhequr nga Herbert Kickl 29.1 për qind të votave, gati tri pikë më shumë se partisë konservatore në pushtet, Partia Popullore Austriake (OVP), e cila thuhet t’i ketë marrë 26.2 për qind të votave. Megjithatë, FPO-ja ka dështuar ta fitojë shumicën në Parlament për ta formuar vetë Qeverinë e re të Austrisë. Partia e Lirisë ka qenë në koalicion qeveritar më parë, por partia konservatore ka thënë…

Read More

Vitamina C konsiderohet si një nga përbërësit më të mirë në treg për trajtimin e lëkurës tuaj dhe çelësi për të ruajtur freskinë e saj edhe me kalimin e moshës. Krahas konsumit të ushqimeve me këtë vitaminë, përdorimi i serumeve dhe produkteve të tjera direkt në lëkurë duket se është mënyra më e mirë për të korrur përfitimet e dëshiruara. AgroWeb.org ju njeh në këtë artikull me arsyet se përse zgjedhja e serumit të vitaminës C mund të jetë një zgjedhje e duhur për ju. Është e sigurt për shumicën e llojeve të lëkurës Shumica e njerëzve mund të përdorin…

Read More

Zgjedhjet e fundit lokale i bojkotuan, andaj në 4 komunat veriore u zgjodhën kryetar shqiptar. Por, qytetarët serb ka mundësi të mos marrin pjesë përsëri në zgjedhje të organizuara nga shteti i Kosovës, tani në ato parlamentare të 9 shkurtit. Kështu të pakën deklaron ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, që thotë se janë informacione jozyrtare. Ministri në Qeverinë Kurti pretendon se këtë bojkot po e organizon Lista Serbe. Ai thotë se kërkesa e Vuçiqit, për zgjedhje të menjëhershme është e pamundur edhe në aspektin ligjor. Andaj kur të vijë koha e zgjedhjeve, pikërisht kjo…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se pas dy vjet e gjysmë negociatash intensive, Kosova ka arritur një marrëveshje historike të Tregtisë së Lirë me vendet anëtare të EFTA-s – Norvegjinë, Zvicrën, Lihtenshtajnin dhe Islandën. Sipas tij, kjo marrëveshje, e cila përfshin jo vetëm tregtinë e mallrave, por edhe tregtinë e shërbimeve, është e para e këtij lloji në rajon për Kosovën. “Jemi i vetmi vend në rajon që përveç tregtisë së mallrave, ka negociuar edhe për tregtinë e shërbimeve me EFTA-n,” ka shkruar Kurti në Facebook. Ai ka theksuar se nënshkrimi i marrëveshjes pritet në fillim…

Read More

Autoritetet ruse pretendojnë se kanë rrëzuar 125 dronë ukrainas të dielën, gjë që pasqyron përpjekjet e rritura të Kievit për ta kthyer luftën mbi dyvjeçare e gjysmë drejt territorit rus. Ndërkohë, Ukraina raportoi për shumë të plagosur gjatë sulmeve ruse në dhjetë rajone të dielën. Guvernatori i rajonit jugperëndimor të Rusisë, Belgorod, tha se një burrë është vrarë në qytetin Shebekino, pranë kufirit me Ukrainën. Ministria e Mbrojtjes e Rusisë la të kuptohet se Ukraina po i përqendron sulmet brenda kufirit rus gjithnjë e më shumë, në rajonin e saj Volgograd, në lindje të rajonit Kursk, ku forcat ukrainase nisën…

Read More