Autor: TV News

Zbulim i jashtëzakonshëm arkeologjik në Shënmri, Tiranë! Arkeologët e Drejtorisë së Shërbimit Arkeologjik pranë IKTK-së kanë realizuar me sukses një gërmim shpëtimi në fshatin Shënmri, ku u zbulua një varrezë që daton në dy periudha historike të rëndësishme: periudhën helenistike dhe mesjetare. Ky zbulim unik hedh dritë mbi historinë dhe jetën e banorëve të lashtë të kësaj zone. Gjatë gërmimeve, arkeologët kanë zbuluar struktura funerare që përmbanin enë qeramike, stoli prej argjendi, bronzi, hekuri dhe qelqi, si dhe armë dhe objekte personale. Këto gjetje unike ofrojnë mundësi të mëdha për të studiuar mënyrën e jetesës dhe zakonet e të dy…

Read More