Autor: TV News
Në margjinat e sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla, ka takuar Ministrin e Punëve të Jashtme të Çekisë, Jan Lipavský. Siç ka njoftuar MPJD-ja, Gërvalla me homologun e saj çek ka diskutuar rreth thellimit të bashkëpunimit në ekonomi dhe fusha të tjera me interes të përbashkët. Ministrat Gërvalla dhe Lipavský gjithashtu biseduan edhe rreth situatës së sigurisë në rajon, proceseve integruese euro-atlantike të Kosovës dhe nevojën e ndërmarrjes së veprimeve të përbashkëta ndërshtetërore mes vendeve pro-evropiane në raport me…
Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla-Shwartz ka thënë se zbardhja e vrasjes së Agron, Mehmet dhe Ylli Bytyqi dhe dhënia e dënimit për përgjegjësitë mbetet plagë e hapur e Kosovës dhe SHBA-ve. Gërvalla përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se bashkë me kryeministrin Kurti kanë nderuar sakrificën e vëllezërve Bytyqi për lirinë e vendit. “Vëllezërit Bytyqi në Nju Jork janë dëshmi e fuqishme dhe kujtesë e përhershme e kontributit të pashembullt të mërgatës sonë për çlirimin e Kosovës dhe e krimeve të pandëshkuara të Serbisë. Bashkë me Kryeministrin Kurti, nderuam sakrificën e jashtëzakonshme të…
Ministri i Jashtëm i Iranit, tha se vrasja e udheheqësit të Hezbollahut si dhe një oficeri të lartë të Gardën Revolucionare të Iranit, i cili u vra në të njëjtin sulm izraelit të premten në Bejrut “nuk do të mbeteshin pa përgjigje”. Udhëheqësi suprem iranian Ayatollah Ali Khamenei u zhvendos në një vend të sigurt në Iran pas vrasjes së Nasrallahut, thanë dy burime për agjencinë e lajmeve Reuters. Të dielën, ushtria izraelite tha se forcat ajrore kishin goditur dhjetëra objektiva duke përfshirë depo armësh. Dronët mund të dëgjoheshin duke fluturuar mbi të gjitha pjesët e kryeqytetit libanez gjatë natës…
Qytetari, Hamit Krasniqi që nga data 17 shtator ka dalur nga shtëpia e tij dhe nuk është kthyer më. Hamit Krasniqi është nga fshati Llabjan i Gjilanit. Familja e Hamit Krasniqit bëjnë apel për të ditur lokacionin e tij tek të gjithë qytetarët. Numrat kontaktues të familjarëve: 046114917044751625. Portali Dukagjini është në pritje të ndonjë konfirmimi zyrtar nga Policia e Kosovës. Lajmi në përditësim
Pa dëshmor historia e një kombi venitet, pa heronj historia e një kombi është destinuar të vdes. Heronjtë janë dëshmia e virtyteve më të larta patriotike dhe vetsakrifikuese në emër të lirisë. Heronjtë janë pjesa më e ndërgjegjshme e një kombi ku interesat e atdheut janë mbi gjithçka, edhe mbi jetën. Historia e vërtetë e një kombi nuk mund të shkruhet as me emocion, as në situatë lufte, as nga politikanët, as nga fituesit e një lufte apo tradhëtarët, ajo shkruhet nga historianët gjakftohtë dhe të ditur pa asnjë ndikim politik dhe në kohë paqeje. Dhe për…
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është takuar me Kardinalin Parolin, Sekretarin e Shtetit të Selisë së Shenjtë, gjatë javës së kaluar në New York. Zyra e Presidentes ka njoftuar se Osmani ka shprehur përkushtimin e Kosovës për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe me Selinë e Shenjtë. “Ajo theksoi gjithashtu punën intensive me institucionet e Selisë së Shenjtë për hapjen e Misionit të Veçantë të Kosovës pranë Selisë së Shenjtë, duke e konsideruar këtë si një shembull të përkushtimit të Kosovës për forcimin e mëtejshëm të raporteve midis dy vendeve, si dhe për frymën e harmonisë ndërfetare që vendi ynë e mishëron…
Ushtria izraelite tha të dielën se ka vrarë një tjetër zyrtar të lartë të Hezbollahut në një sulm ajror, duke vazhduar t’i shkaktojë goditje të rënda shkatërruese grupit militant libanez, pasi të premten ia vrau liderin e kamotshëm, Hassan Nasrallah. Ushtria izraelite tha se Nabil Kaouk, zëvendëskryetari i Këshillit Qendror të Hezbollahut, u vra të shtunën. Hezbollahu nuk e ka komentuar lajmin ende, ndërsa nuk dihet se ku ndodhi sulmi. Disa komandantë të lartë të Hezbollahut janë vrarë në sulmet izraelite në javët e fundit, duke përfshirë anëtarët themelues të grupit që kishin shmangur vdekjen ose arrestimin për dekada dhe…
Malisheva do të përballet sot me Feronikelin 74. Ndeshja e xhiros së Superligës së Kosovës zhvillohet nga ora 15:00, shkruan GazetaBlic Sport. Para takimit janë publikuar formacionet zyrtare. Ja 11’shet startuese: Feronikeli 74 pas pak…
Në përgjithësi, njerëzit në zemrat e tyre janë disi të ngjashëm me peizazhin dhe klimën e rajonit ku janë rritur. Ata që jetojnë buzë detit janë si një përrua, baticë dhe rrjedhë. Ata largohen dhe kthehen, duke lëvizur vazhdimisht dhe duke zbuluar brigje të reja. Fjalët dhe historitë e tyre të dashurisë janë si uji që rrjedh nëpër gishta, i cili është në lëvizje të përhershme. Njerëzit që jetonin në male duhej të luftonin për të drejtën për të jetuar atje. Dhe, sapo malet u nënshtrohen atyre, njerëzit fillojnë t’i mbrojnë si shtëpi të tyre, dhe nëse shohin nga larg…
Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës [PDK[, Ardian Kastrati ka bërë përmbledhje të punës së tij katër vjeçare si anëtar i Komisionit të Arsimit në Kuvendin e Kosovës. Kastrati përmes një “video-mesazhi” të postuar në rrjetin social “Facebook” ka thënë se si anëtar i Komisionit ka punuar për përkrahjen e grevës së punëtorëve të arsimit. Teksa ka shtuar se ka kundërshtuar propozimin e ndërrimit të emrit të Universitetit të Prishtinës ” Hasan Prishtina”. “Gjatë mandatit tim katër vjecar si deputet. Pushteti i kriminalizuar i Vetëvendosjes është munduar qe me metoda nga më të ndryshme e shpeshherë e atyre…
