Autor: TV News

Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, e cila ishte paraparë të zhvillohej sot në orën 11:00, është shtyrë për një datë tjetër. Ky vendim erdhi pas shqyrtimit të agjendës dhe nevojave për organizimin e mëtejmë të punimeve të Kuvendit. “Shtyhet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, e paraparë për sot në orën 11:00, shtyhet për një ditë tjetër. Për mbajtjen e saj do të njoftoheni me kohë”, thuhet në njoftim.  

Read More

Gina Schumacher, vajza e legjendarit Michael , u martua me partnerin e vjetër Iain Bethke të shtunën në Mallorca. Ceremonia u zhvillua në një ishull spanjoll në një vilë luksoze familjare, vlera e së cilës llogaritet në më shumë se 30 milionë euro, të cilën Schumacher e bleu nga Florentino Pérez, presidenti i Real Madridit. Sipas informacioneve të Bild , në organizimin e dasmës janë përfshirë kompani të ndryshme dhe të gjithë punonjësit duhet të ulnin celularët përpara se të hynin në pronë për të mos fotografuar dhomat dhe ambientet private të familjes. Në të njëjtën kohë, e njëjta media…

Read More

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë përmes rrjeteve sociale detaje nga vizita e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku mori pjesë në një sërë takimesh.Osmani u takua edhe me presidentin e SHBA-ve, Joe Biden, gjatë pritjes vjetore të liderëve të organizuar nga Shtëpia e Bardhë.“Një javë përplot aktivitete në interes të Republikës së Kosovës në New York, që ndër të tjera, përfshiu: Diskutimin me Presidentin Biden në kuadër të pjesëmarrjes në pritjen vjetore të liderëve nga Shtëpia e Bardhë, për nder të javës së nivelit të lartë të Kombeve të Bashkuara; Pjesëmarrjen në Samitin për Ukrainën, me…

Read More

Sot pritet të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Seanca gjyqësore do të fillojë në orën 09:00 dhe do të përqendrohet në vazhdimin e shqyrtimit të çështjeve të ngritura nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS). Në këtë proces, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, si dhe ish-anëtarët e lartë të UÇK-së, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, po gjykohen për krime të pretenduara të kryera gjatë luftës së Kosovës. Të enjten e kaluar, dëshminë e tij e dha dëshmitari i 91-të i Zyrës…

Read More

Partia e ekstremit të djathtë, Partia e Lirisë (FPO), e udhëhequr nga Herbert Kickl, ka fituar zgjedhjet parlamentare të mbajtura në Austri të dielën, sipas projeksioneve fillestare. Rezultati zgjedhor potencialisht e vendos këtë parti në vendin e parë për të formuar Qeverinë, për herë të parë në historinë e pasluftës. Sipas projeksioneve, FPO-ja ka dalë e para, por nuk ka fituar shumicën absolute. Kjo nënkupton se partisë i duhet të gjejë një partner koalicioni në Parlament për të formuar një Qeveri stabile, nëse presidenti Alexander Van der Bellen e fton këtë parti për të formuar ekzekutivin e ri. Cilat janë…

Read More

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbajtur fjalën në emër të Shqipërisë në Samitin për të Ardhmen në sesionin e 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama ka theksuar se Shqipëria mbështet plotësisht paktin për të ardhmen. Kryeministri Rama ka shtuar, “si të vërtetojmë që fuqia që mund të zgjidhë vërtetë sfidat që po shfaqen? Si të dëshmojmë që fuqia jonë është më e madhe? E vetmja rrugë që kemi për të shpëtuar që njerëzimi të bjerë në kolaps para syve tanë. Në Evropë një luftë e re ka…

Read More

Rruga e pranimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian(BE) do të shkëputet nga ajo e Maqedonisë së Veriut, me grupet e para të negociatave që do të hapen zyrtarisht më 15 tetor, sipas një vendimi unanim dje të ambasadorëve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, sipas Euractiv. Rruga e dy vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në BE u shoqërua me fillimin e negociatave të nisura zyrtarisht në verën e vitit 2022. Megjithatë, për shkak të mosmarrëveshjeve midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, hapja aktuale e kapitujve është shtyrë duke ndikuar drejtpërdrejt në progresin e Tiranës. Hapi i radhës pritet të…

Read More

Skuadra e Atletico Madridit ka barazuar rezultatin ndaj Real Madridit. Golin e barazimit në këtë duel e ka shënuar Angel Correa, shkruan GazetaBlic Sport. Correa ka barazuar gjithçka pas 93 minutave lojë. Rezultati aktual i takimit është 1-1. Ja goli 🚨 هدف اتلتيكو مدريد على ريال مدريد 🤯🔥pic.twitter.com/VX4nTccywQ — KinG £ (@xKGx__) September 29, 2024

Read More

Nëse njerëzit ndihen të lumtur apo edhe të kënaqur me jetën e tyre, kjo vetëm ndihmon shëndetin mendor, por mund edhe të reduktojë rrezikun e atakut kardiak dhe hemorragjisë cerebrale. Një studim i fundit, i botuar në Gazetën e Shoqatës Amerikane të Zemrës, tregoi se mirëqenia ul rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. “Gjetjet tona mbështesin një qasje ndaj kujdesit shëndetësor, ku rritja e mirëqenies mendore dhe emocionale të një individi konsiderohet si pjesë integrale e parandalimit të sëmundjeve të zemrës dhe hemorragjisë cerebrale,” pohoi autori kryesor i studimit Dr. Wen Sun. Hulumtimi i drejtuar prej tij analizoi të dhënat e mbi…

Read More

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është takuar me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, gjatë vizitës së tij në SHBA. Rama ka ndarë foto mëngjesin e së premtes në rrjetin social Facebook, ku ka pozuar së bashku me bashkëshorten e tij, Linda Rama, me presidentin SHBA-ve, Joe Biden dhe me bashkëshorten e tij, Jill Biden. “Foto e ditës” ka shkruar shkurtimisht kryeministri Rama. Kryeministri shqiptar ndodhet në SHBA në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Read More