Autor: TV News
Lajmi për planet krijimin e një shteti sovran të urdhrit bektashi shiit sufi në Tiranë, të cilat kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i shpalli duke folur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara kanë shkaktuar reagime të ndryshme në radhët e ekspertëve. Rama tha se enklava sovrane, që do t’i ngjasojë Vatikanit, do të jetë një “qendër e re moderimi, tolerance e bashkëjetese të paqtë”. Ende herët për deklarata I pyetur për planet për mikroshtetin e Urdhrit Bektashi ambasadori gjerman në Shqipëri, Karl Bergner, tha në një prononcim për Deutsche Welle, se është ende herët për të bërë deklarata lidhur me këtë çështje.…
Komiteti i Financave i Senatit të SHBA ka nisur një hetim mbi firmën e kapitalit dhe investimeve Affinity Partners, e lidhur me Jared Kushner, dhëndrin dhe ish-këshilltarin e Donald Trump. Hetimi i udhëhequr nga kryetari i komitetit, Senatori Ron Wyden, zbuloi se zyrtarët e qeverisë serbe dhe shqiptare iu afruan kompanisë me propozime për projekte të pasurive të paluajtshme në vendet e tyre. Në një letër drejtuar Affinity, Wyden kërkoi identifikimin e zyrtarëve specifikë të përfshirë në komunikimet me kompaninë dhe ndërmjetësit e tyre. Letra u dërgua në një kohë kur djali i madh i Trump, Donald Trump Jr., ndodhej…
Më 16 shtator të vitit 1942, u mbajt Konferenca e Pezës, e cila pati për qëllim organizimin e forcave të ndryshme politike në një luftë të përbashkët kundër Italisë fashiste. Kë vonë ky organizim mori emrin Fronti Nacional-Çlirimtar, Konferenca e Pezës u mbajt në Pezë, një fshat pak kilometra distant nga Tirana. Protagonistë të këtij kuvendi ishin 20 delegatë përfaqësues të krahinave, dhe besimeve të ndryshme fetare, klasa dhe shtresa me bindje politike nga më të ndryshmet. Pjesëmarrësit vinin nga rryma të ndryshme politike. Ndërmjet tyre ishin Abaz Kupi, Aziz Çami, Halim Begeja, Haxhi Lleshi, Ismail Petrela,…
Asociacioni Gazetarëve të Kosovë (AGK), ka reaguar kudër komunikatës së Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), ndaj portalit Albanian Post. AGK-ja e ka quajtur të papranueshme gjuhën e përdorur nga FFK për portalin Albanian Post. “Federata e Futbollit të Kosovës ka lëshuar një komunikatë të re, ku përdor gjuhë të papranueshme ndaj portalit Albanian Post, duke e lidhur atë me “struktura kriminale”, thuhet në reagimin e AGK-së. Ky Asociacion, e ka dënuar këtë gjuhë të rrezikshme ndaj medies nga ana e organit më të lartë të futbollit në vend. Po ashtu, AGK-ja i ka bërë thirrje Federatës së Futbollit e…
Vendvotimet janë hapur të dielën për zgjedhjet nacionale në Austri, teksa Partia e Lirisë e ekstremit të djathtë shpreson që të fitojë për herë të parë, duke shfrytëzuar pakënaqësitë e votuesve për emigracionin, inflacionin, luftën në Ukrainë dhe shqetësime të tjera. Herbert Kickl, një ish-ministër i Brendshëm i cili ka udhëhequr Partinë e Lirisë që nga viti 2021, dëshiron të bëhet kancelari i ri i Austrisë, raporton AP. Por për ta arritur këtë, atij do t’i duhej një partner koalicioni për të udhëhequr një shumicë në dhomën e ulët të parlamentit. Mirëpo fitorja nuk është e sigurt, pasi sondazhet e…
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka thënë se institucioni që ai e drejton i kishte kontaktuar Kosovën e Maqedoninë e Veriut para se ta kontaktonte Serbinë për organizimin e Evropianit për grupmoshën U21. Në një intervistë për emisionin “AS” në RTK, zëvendëspresidenti i UEFA-s, ka thënë se krerët e federatave të futbollit në Kosovë e Maqedoni të Veriut ishin përgjigjur se nuk kishin mundësi të ishin pjesë e projektit. Serbia dhe Shqipëria janë afër marrjes së besimit nga UEFA për ta bashkëorganizuar Kampionatin evropian të futbollit për grupmoshën U21 në vitin 2027. Vendimi final do të merret…
Xhama kishte kudo nëpër tokë. Nuk është ky i vetmi dëmë që u shkaktua, kur në orët e para të së dielës tek kjo pompë derivatësh në Zveçan në pronësi të një shqiptari, ndodhi një shpërthim. “Një mjet shpërthyes u hodh gjatë natës drejtë kësaj pompe të derivatëve këtu në Zveçan, e cila është jashtë përdorimit momentalisht, përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar, ani pse atë ishin duke e ruajtur, pjestarë të Policisë së Kosovës ne momentin kur ndodhi shpërthimi, për momentin nuk ka të arrestuar lidhur me rastin”. Nga shpërthimi u dëmtua edhe një biznes serb në afërsi…
Tashmë ekziston një aktakuzë me të cilën akuzohet Millan Radojçiq me 44 terrositë të tjerë për sulmin e tmerrshëm që e kryen në Banjskë të Zveçanit 24 shtatorin e 2023-ës e ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Pika e parë e kësaj aktakuze ngarkon kryekriminelin Radojçiqin me veprën penale terrorizëm, për cka ai dhe 44 të akuzuarit të tjerër mund të përballen me dënim me burgim të përjetshëm. “Në kuadër të kësaj mund të themi që dënimet për dy veprat penale në bazën e të cilës është ngritur aktakuza, për terrorizëm dhe cenim të rendit kushtetutes…
Ushtria amerikane tha të dielën se po rrit aftësitë e saj të mbështetjes së operacioneve ajrore në Lindjen e Mesme dhe se po vendos trupa shtesë në gjendje gatishmërie për dislokim të mundshëm në rajon, ndërsa paralajmëroi Iranin kundër zgjerimit të konfliktit. Njoftimi erdhi dy ditë pasi presidenti Joe Biden udhëzoi Pentagonin të riorganizojë forcat amerikane në Lindjen e Mesme mes shqetësimeve në rritje se vrasja nga Izraeli e udhëheqësit të Hezbollahut, të mbështetur nga Irani mund të shkaktojë reagime hakmarrëse nga Teherani. “Shtetet e Bashkuara janë të vendosura të frenojnë Iranin dhe grupet e mbështetura nga Teherani nga shfrytëzimi…
Për Borellin dhe Lajçakun, Kryeministri u ankua se kur ka shkelje nga Serbia nuk i bien bilbilit. Në fushën e dialogut shumë shpejt do të ndërrohen referat. Rolin e arbitrit në kostumin e shefit të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, në vend të spanjollit Josep Borell do ta luajë estonezja Kaja Kallas, politikanja që deri në korrik të këtij viti ishte kryeministre e Estonisë. “Zonja Kallas si shefe e Jashtme do të jetë shumë më e ashpër por për të gjitha palët, kështu që është refere shumë e mirë, por nuk kisha qenë shumë entuziast në kuptimin e asaj…
