Autor: TV News

Kur një grup i armatosur serbësh sulmoi policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, bëri fajtor kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Në sulmin e 24 shtatorit, 2023, u vra polici kosovar, Afrim Bunjaku, ndërsa në shkëmbimin e zjarrit që pasoi, u vranë edhe tre sulmues serbë. Vuçiq tha atëkohë se personat e armatosur ishin serbë lokalë të Kosovës, “të cilët nuk mund të vuanin më terrorin e Kurtit”, dhe mohoi se Serbia kishte gisht. “Albin Kurti është fajtori i vetëm. Albin Kurti është i vetmi që do konflikt dhe luftë. Askush tjetër nuk do konflikt dhe luftë…

Read More

Ushtria izraelite i ka vazhduar të dielën sulmet ajrore ndaj grupit militant Hezbollah në Liban, një ditë pasi u konfirmua vrasja e shumë komandantëve të Hezbollahut, përfshirë Hassan Nasrallahun, liderin e kamotshëm. Ushtria izraelite tha se forcat e saj ajrore goditën “dhjetëra shënjestra terroriste të Hezbollahut” në Liban, përfshirë “raketahedhës të cilët ishin kthyer në drejtim të tokës izraelite, struktura në të cilat ishin fshehur armët dhe infrastruktura të tjera terroriste të Hezbollahut”. Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e përshkroi vrasjen e liderit të Hezbollahut Nasrallah më 27 shtator si të domosdoshme drejt “ndryshimit të baraspeshës së pushtetit në rajon…

Read More

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person si i dyshuar për sulm seksual në Prishtinë. Sipas raportit ditor të PK-së thuhet se viktima e ka raportuar se data dhe koha nuk dihet se kur është kryer vepra e lartcekur. “Me datën e cekur viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari kosovar ka kryer veprën e cekur ndaj saj, ndërsa data dhe koha nuk dihet. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin ditor të PK-së.

Read More

Artistja shqiptare, Tayna, e cila po arrin majat e famës në mbarë botën, ka publikuar këtë të shtune këngën e saj më të re. Pas hitit internacional, këngëtarja ka lansuar siç duket edhe një hit tjetër. “Folëm pak”, ka vendosur Tayna ta emëroj këtë projekt të ri muzikor./teve1.info/  

Read More

Me konstituimin e strukturave të reja në Bashkimin Evropian, ka optimizëm se do të largohen masat ndëshkuese ndaj Kosovës. Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje dhe njohësit e integrimeve evropiane, presin që masat të hiqen në muajt në vijim dhe të ndryshohet qasja e BE-së ndaj Kosovës. Mirëpo në Bashkimin Evropian nuk u përgjigjën nëse do të ketë vendimmarrje nga ministrat e punëve të jashtme të unionin pas vendosjes së estabilishmentit të ri. Në anën tjetër, në partinë opozitare Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, janë më skeptik për largimin e masave, derisa thonë se Kosova mund të rrezikojë edhe fondet e…

Read More

Trajneri i Liverpool-it, Arne Slot, komentoi fitoren 2-1 ndaj Wolverhampton Wanderers në ndeshjen e raundit të gjashtë të Premier League. Specialisti holandez nuk e fshehu kënaqësinë e tij për suksesin, por pranoi se i shikon gjërat realisht dhe është herët për të parë renditjen në Premier League, ku lideri aktual është Liverpool, transmeton GazetaBlic Sport. “Ne të gjithë i shikojmë gjërat realisht dhe e dimë që pas 6 ndeshjeve është shumë herët për të parë renditjen. Le të kemi të paktën 19 ndeshje para se të pyesim veten se ku jemi. Por gjithsesi është mirë për ne që kemi regjistruar…

Read More

Instagrami është një ndër rrjetet sociale më të mira dhe të pëlqyera nga të rinjtë. Por, ndërsa ky aplikacion fiton prej kohës që ne kalojmë në të, ka disa “teknika” që na ndihmojnë të marrim më shumë shikime, like dhe komente. Ju nuk keni nevojë të jeni një ndikues për të kërkuar gjithnjë e më shumë pëlqime. Mos harroni se gjithçka varet nga përmbajtja dhe cilësia e fotos, por me sa duket një rol të rëndësishëm luan edhe koha. Kjo është, koha që ju zgjidhni për të postuar. Pra, cila është koha më e mirë për një postim? Sipas aplikacionit…

Read More

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz dhe Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës në New York, Blerim Reka, janë takuar mbrëmë me shoqata dhe organizata shqiptare që veprojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në njoftimin e Zyres së Kryeministrit thuhet se Kurti i njoftoi nga afër për të arriturat dhe sukseset e Kosovës, duke theksuar rritjen ekonomike, demokratike e shoqërore. “Vendi ynë me një qeverisje progresiste, ka ngritur platforma që kanë siguruar më shumë vende të reja pune, edhe përmes iniciativave të qeverisë si platforma Superpuna”,…

Read More

Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se keqqeverisja e Albin Kurtit do të ketë pasoja të rënda në 100 vitet e ardhshme. Limaj ka thënë se shkak i kësaj situate janë vendimet në veri të vendit, ndërsa i quan vendime populiste. “Keqmenaxhimi, mosqeverisja, njerëzit e paaftë, mos zhvillimi ekonomik, dhe këto kanë pasoja por vjen dikush nesër dhe i përmirëson, dhe me politikat që është duke i bërë qeveria në veri janë politika që neve do të na kushtojnë me qindra vjet, kemi me jetu me ato vendime të këqija të kësaj qeverie me 100 vjet dhe nuk…

Read More

Rreth 16% e adoleshentëve në mbarë botën poshtërohen dhe frikësohen në internet, dhe pothuajse 12% e adoleshentëve pranuan se ata vetë ngacmuan dikë në internet. Këtë e ka bërë të ditur përmes Telegramit, Olena Zelenska, bashkëshortja e presidentit të Ukrainës, transmeton Ukrinform. Sipas Zonjës së Parë, këto të dhëna kërkimore janë marrë si pjesë e projektit ndërkombëtar “Orientimet e shëndetit dhe sjelljes së të rinjve studentë”, botuar në vitin 2024. Hulumtimi është kryer midis adoleshentëve në Azinë Qendrore, Kanada dhe Evropë, përfshirë Ukrainën. “Unë fola për këtë në Samitin e katërt të Zonjave të Parë dhe Zotërinjve, ku tema e…

Read More