Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Gold Ag komenton incidentin mes Jozit dhe Edit: Shpresoj të kryhet me kaq

4 Shtator, 2026

Kërcënohet kryetari i Komunës së Sarajit, Muhamed Elmazi

4 Shtator, 2026

Gjini akuzon VV-në, ‘zbulon’ datat që Kurti po i ‘ndjek’ për zgjedhjet e reja

4 Shtator, 2026

Gjendet i vdekur një burrë në Gjakovë, deklarohet Policia

4 Shtator, 2026

Mickoski: Përsëri jemi ndër katër vendet më të mira në Evropë

4 Shtator, 2026

“Një nga një përmbushim premtimet”, Mexhiti: Javën e ardhshme nis ndërtimi i bulevardit “Mit’hat Frashëri” në Çair

4 Shtator, 2026

Ali Ahmeti fton në marshim në Prishtinë në mbështetje të ish-luftëtarëve të UÇK-së

4 Shtator, 2026

Kosova forcon frontin e sigurisë – Bullgaria del publikisht në mbështetje të Prishtinës!

4 Shtator, 2026

Sa kafe mund të pimë në ditë? Ja çfarë thonë studimet e reja për zemrën

4 Shtator, 2026

Zhvillimi me cilësi të lartë i sistemit të sigurimit shëndetësor, prioritet i planit të 15-të pesëvjeçar

4 Shtator, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E premte, 4 Shtator
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Mickoski: Përsëri jemi ndër katër vendet më të mira në Evropë

Suad AvdiuBy Suad Avdiu4 Shtator, 2026 Maqedoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se nuk mund të thuhet se të gjitha problemet janë zgjidhur, pasi shumë prej tyre janë trashëguar, por sipas tij, pas pak më shumë se dy vitesh qeverisje, rezultatet në planin ekonomik kanë filluar të shfaqen.

Sipas Mickoskit, ekonomia është rimëkëmbur dhe vendi po shënon një nga normat më të larta të rritjes ekonomike në Evropë. Ai tha se rritje është shënuar edhe në prodhimin industrial, ndërsa inflacioni është stabilizuar.

Mickoski theksoi se rritja prej 4.3 për qind, së bashku me rritjen prej 3.1 për qind në tremujorin e parë, e çon rritjen mesatare në rreth 3.7 për qind në gjysmën e parë të vitit.

“Kjo rritje prej 4,3 për qind, kur t’i shtohet edhe rritja në tremujorin e parë prej 3,1 për qind, jep përafërsisht një shifër prej 3,7 për qind në gjysmën e parë të këtij viti, që është një nga rritjet më të fuqishme në Evropë.”

” “

Ai shtoi se qëndrimi i tij mbetet se Maqedonia e Veriut është ndër katër vendet me rritjen më të madhe të PBB-së në Evropë, si në gjysmën e parë të vitit, ashtu edhe në tremujorin e dytë.

Borxhi publik

Duke folur për borxhin publik, Mickoski i cilësoi si “absurde” dy pretendimet e opozitës.

Për kreditë që Ndërmarrja Publike për Rrugët Shtetërore merr, ai tha se ato nuk përfshihen në borxhin publik, pasi bëhet fjalë për kredi kornizë dhe kreditë tërhiqen në përputhje me realizimin e aktiviteteve dhe pagesat e faturave.

Sa i përket vendimit të Qeverisë të 31 gushtit për huamarrje në tregun ndërkombëtar, Mickoski tha se ai lidhet me emetimin e një euroobligacioni vitin e ardhshëm, me qëllim kthimin e borxheve ekzistuese.

Reagimi i LSDM-së

LSDM-ja akuzoi Qeverinë se po manipulon me informacionet për borxhin publik.

Sipas opozitës, Qeveria e Mickoskit nuk ka mjete të mjaftueshme në buxhet dhe nuk mund ta përmbyllë vitin fiskal pa huamarrje të re. LSDM pretendon gjithashtu se po negociohen borxhe të reja me disa kreditorë dhe se deri në fund të vitit mund të nevojitet një huamarrje e re dhe më e madhe nga jashtë.

LSDM-ja, përmes liderit të saj Venko Filipçe, kishte akuzuar gjithashtu se Qeveria planifikon huamarrje të re prej 1.3 miliardë eurosh, në një kohë kur, sipas opozitës, qytetarët po përballen me standard gjithnjë e më të vështirë jetese dhe kompanitë presin rimbursime të TVSH-së.

Lexuar: 25

Lajme te ngjashme

Kërcënohet kryetari i Komunës së Sarajit, Muhamed Elmazi

“Një nga një përmbushim premtimet”, Mexhiti: Javën e ardhshme nis ndërtimi i bulevardit “Mit’hat Frashëri” në Çair

Ali Ahmeti fton në marshim në Prishtinë në mbështetje të ish-luftëtarëve të UÇK-së

Skandal financiar në Strumicë/Sekuestrohen rreth 600 mijë euro CASH, edhe 500 mijë të tjera në llogari!

Kanadezi në telashe: Bleu ilegalisht artefakt në Kumanovë, dyshohet se donte ta nxirrte jashtë vendit!

Studentët nga Kumanova dhe Tetova “në harresë”: 10 mijë denarë në muaj për autobus – Qeveria: “Nuk është prioritet”!

Lajmet e fundit

Gold Ag komenton incidentin mes Jozit dhe Edit: Shpresoj të kryhet me kaq

4 Shtator, 2026

Kërcënohet kryetari i Komunës së Sarajit, Muhamed Elmazi

4 Shtator, 2026

Gjini akuzon VV-në, ‘zbulon’ datat që Kurti po i ‘ndjek’ për zgjedhjet e reja

4 Shtator, 2026

Gjendet i vdekur një burrë në Gjakovë, deklarohet Policia

4 Shtator, 2026

Mickoski: Përsëri jemi ndër katër vendet më të mira në Evropë

4 Shtator, 2026

“Një nga një përmbushim premtimet”, Mexhiti: Javën e ardhshme nis ndërtimi i bulevardit “Mit’hat Frashëri” në Çair

4 Shtator, 2026

Ali Ahmeti fton në marshim në Prishtinë në mbështetje të ish-luftëtarëve të UÇK-së

4 Shtator, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.