Autor: TV News
Kryetari i PD Sali Berisha shfrytëzoi mbledhjen e grupit parlamentar, për të lajmëruar se aksioni i opozitës në kuvend do të fokusohet te beteja kundër oligopoleve. Sipas Berishës oligopolet janë sot problemi më i madh në tregun shqiptar. “Gjatë këtyre javëve, me të drejtë, jemi ndalur tek oligopoli i hidrokarbureve, i naftës. Por, në tregun shqiptar nuk është ky i vetmi oligopol. Oligopol në tregun shqiptar është edhe kafshata. Oligopol është sheqeri. Është mishi. Oligopolet pra janë mamuthët e tregut”, tha Berisha. Sipas Berishës oligopolet janë arsyeja pse shqiptarët paguajnë sot më shtrenjte jo vetëm naftën, por edhe ushqimet. “Pse…
Partia Socialiste do të fitojë betejat zgjedhore dhe për këtë ndikim të madh jep organizimi i brendshëm i partisë dhe premtimet e mbajtura deri më tani. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me banorët në njësinë nr.4.Lexo edhe :Related Posts Në fjalën e tij, Rama tha se PS nuk ka dalë kurrë nga fjala e dhënë, teksa shtoi se në fokus ka qenë gjithmonë qytetari. “Kemi nisur një proces brenda partisë. Nuk është diçka e re e kemi bërë këtë gjë gjithmonë. Tani ky është momenti për të filluar punën dhe për të projektuar fitoren e zgjedhjeve…
Qeveria ka menduar një nismë ndihmëse për prindërit që kujdesen për fëmijët me aftësi të veçanta. Nga njësia nr.4 ku zhvilloi një takim me banorët, Rama u shpreh se prindërit që kujdesen për këta fëmijë, do të përfitojnë pension, pasi sigurimet shoqërore do u paguhen nga shteti. Kjo ndihmë do të nis nga akti i radhës në qershor. “Kemi filluar një proces të pandalshëm rritje të pensioneve që do të sjellë çdo fillim viti, dyfishimin e rritjes. Pra, nëse në janar të këtij viti pensioni ju rrit X, në janar të vitit tjetër X-i do të jetë dyfish; në janarin…
Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me banorët në njësinë nr.4 tha se lufta në Lindjen e Mesme ka ndikuar shumë në rritjen e çmimit të naftës. Rama u shpreh se rritja nuk ka prekur vetëm vendin tonë, por edhe shumë të tjera, duke nënvizuar se në disa vende të Evropës rritja është edhe më e lartë.Lexo edhe :Related Posts Kryeministri tha se është duke u krijuar një kompani publike, që do merret me rezervën strategjike të naftës. Rama: Detyra jonë është të qeverisim, por jo vetëm. Ne sot kemi problem naftën, që është goditur në çmim nga kriza. Por është…
Ambasada e SHBA në vendin tonë ju ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve amerikanë që jetojnë në Shqipëri që të tregohen të kujdesshëm. Përmes një postimi në rrjetet sociale ambasdada bën thirrje që qytetarët të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes së tyre pasi grupet iraniane mund të sulmojnë hotele, qendra biznesi, klube dhe restorante që ndodhen në Shqipëri të cilat janë subjekte të lidhura me SHBA aopo më opozitën iraniane. Postimi i ambasadës së SHBA: 🇦🇱 Grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë subjekte të lidhura me Shtetet e Bashkuara ose elementë të opozitës iraniane në Shqipëri. Ata gjithashtu mund…
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Minsitrave, janë bërë disa ndyrhime në minsitrinë e mBrojtes. Në vendimin e qeverisë është liruar nga detyra zv.ministri i Mbrojtjes Andrea Shllaku. Në vendin e tij është emëruar në detyrë Pranvera Skana. Shllaku mbante që prej 19 dhjetorit të vitit 2025 postin e zëvendësministrit të Mbrojtjes. Vendimi Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: Andrea Shllaku, zëvendësministër i Mbrojtjes,…
Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji tha se gara për drejtimin e PD-së nuk mund të kontrollohet nga lidershipi aktual, Sali Berisha. Në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në televizionin kombëtar Vizion Plus me moderator Aleksandër Furxhi, Salianji tha se pakënaqësia e demokratëve është e dukshme kohëve të fundit Sa i përket deklaratës së PD-së se ai dhe të tjerë janë “vetëpërjashtuar”, Salianji e cilësoi të pavlefshme. Salianji theksoi gjithashtu se do të kandidojë pavarësisht pengesave, duke argumentuar se statuti i PD-së nuk lejon kandidimin e Berishës për shkak të mosrealizimit të objektivit për ta kthyer partinë në…
Pas një ndeshjeje të tensionuar, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka ndarë mendimet e tij mbi performancën e ekipit pas humbjes nga Turiqi. Si e përballuan lojtarët këtë situatë dhe çfarë mesazhesh u dërguan tifozëve? Ademi, në një lidhje direkte me T7, ka theksuar se humbja ka qenë e dhimbshme për të gjithë, duke shpjeguar se diferenca mes dy skuadrave ka qenë minimale. Ai e përshkroi ndeshjen si një përballje të fortë, ku çdo detaj kishte rëndësi. “Jo mirë, jo lehtë sepse dhëmbin më shumë këto ndeshje për faktin që nuk ka qenë diferencë mes të…
Përleshja e dy shtetasve turq në Prishtinë ka tronditur qytetarët mbrëmë, duke ngjallur pyetje mbi sigurinë në këtë zonë. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00 në rrugën “Enver Zymberi”, afër stadiumit “Fadil Vokrri”, një vend i njohur për aktivitete sportive dhe ngjarje publike. Motivet e kësaj përleshjeje mbeten ende të paqarta, duke lënë hapësirë për spekulime dhe shqetësime në lidhje me sigurinë e qytetarëve. Si pasojë e përleshjes, njëri nga të përfshirët ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa tjetri është arrestuar nga policia. Policia e Kosovës ka nisur hetimet për këtë rast, duke e klasifikuar atë…
Ditën e sotme ka filluar verifikimi i ankesave të para nga konsumatorët për njehsorët elektrikë, nga ana e komisionit të posaçëm të themeluar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit. Ky proces vjen si një përgjigje ndaj shqetësimeve të ngritura nga qytetarët për saktësinë e matjeve të energjisë elektrike. Mospërputhjet e raportuara nga konsumatorët […] The post Verifikimi i njehsorëve elektrikë: Çfarë duhet të dinë konsumatorët? appeared first on InfoKosova.
