Autor: TV News
Nisma e kryetarit të Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, për të rishikuar mënyrën e dhënies së masave të sigurisë ishte një tjetër pikë debati këtë të enjte në studion e “Quo Vadis” në Vizion Plus. I ftuar ish-gjyqtari Alaudin Malaj tha se mënyra si po zbatohet drejtësia aktualisht e vështirëson integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ai kritikoi mënyrën se si Kryetari i Gjykatës së Lartë mblodhi anëtarët për të marrë vendime, duke përdorur skemën “dy me një”, që sipas tij, mund të ketë sjellë pasoja negative dhe vendime të dyshimta. Malaj thekson se është detyrim ligjor i Kryetarit dhe…
Politika shqiptare po punon sërish për një reformë të re zgjedhore, por a e kanë seriozisht këtë herë? Kjo ishte pyetja e drejtuar nga moderatorja Pranvera Borakaj këtë të enjte në studion e “Quo Vadis” në Vizion Plus. I ftuar në studio, eksperti zgjedhor Andon Kume tha se të mendosh që këtë herë e kanë seriozisht, duke pasur parasysh reformat e kaluara, do të thotë të gënjesh veten. Pjesë nga biseda: Borakaj: Të duket sikur ka vullnet të mirë politika këtë herë për Reformën Zgjedhore? Kume: Të thuash që kjo është serioze, pasi ke një eksperiencë shumëvjeçare të reformave të…
Shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka theksuar se në Kuvend ekziston një mundësi reale për të gjetur një zgjidhje rreth çështjes së presidentit, por kjo kërkon vullnet politik të fortë dhe respektim të parimeve kushtetuese. Ajo ka shpjeguar se aritmetika parlamentare e krijon hapësirën e nevojshme për një marrëveshje, duke theksuar se numrat në Kuvend janë në favor të një zgjidhjeje. Kjo situatë tregon se është e mundur të arrihet një kompromis, nëse ka vullnet të mjaftueshëm nga të gjitha palët. Lushaku-Sadriu ka theksuar se partia në pushtet, Vetëvendosje, duhet të tregojë fleksibilitet dhe…
Juristi Kreshnik Myftari, i ftuar në studion e QUO VADIS në Vizion Plus, tha se shoqëria shqiptare është e kriminalizuar që në gen, që në ADN. Ndërkohë, eksperti Andon Kume nënvizoi se nuk mundet që për çdo vepër penale të jepet masa e sigurisë “arrest me burg”. Po ashtu Myftari kujton se neni 230 i Kodit të Procedurës Penale parashikon qartë kriteret e veçanta për aplikimin e masës së arrestit në burg, duke theksuar nevojën për respektimin e ligjit dhe për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve. Pjesë nga biseda: Myftari: Po, ka raste sepse jemi një shoqëri e kriminalizuar…
Ambasada amerikane në Tiranë, me anë të një njoftimi ditën e djeshme, paralajmëronte qytetarët e SHBA-së për rrezikun e mundshëm të sulmeve të regjimit iranian ndaj hoteleve, qendrave të biznesit, klubeve dhe restoranteve në Shqipëri. Juristi Kreshnik Myftari, i ftuar në studion e QUO VADIS në Vizion Plus u shpreh se nuk ka rrezik real për vendin tonë. “Madje dhe në hartë nuk na gjejnë dot”, tha ai me batutë. Po ashtu eksperti Andon Kume, deklaroi se mesazhi nga ambasadat është shpërndarë në shumë vende të tjera të botës, duke nënvizuar se nuk ka vend për panik. Ai shtoi se…
Rikthehen punimet e seancës pas pushimit, e cila ka nisur me kërkesën e PD që të përjashtohet Taulant Balla pasi sipas tyre ka intimiduar deputetet demokrate. Ndërkohë kësaj kërkesë i është përgjigjur Niko Peleshi. Gazment Bardhi: Nuk ka seancë nëse ai nuk del jashtë pasi ka fyer deputetet e PD. I shikoj zonjat e PS që zgërdhihen, s’ka seancë nëse ai nuk del jashtë Niko Peleshi: Të respektomë të gjithë bashkë rregulloren, nuk është muhabet kafeneje. Në rregullore ka një nen që thotë që interpretimin e bën drejtuesi i seancës. Ju e quani provokim, unë nuk kam asnjë të drejtë…
Për shkak të dhunës verbale dhe fizike të deputetëve të opozitës, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, propozoi mbylljen e diskutimeve në Kuvend dha kalimin direkte në votim të akteve të parashikuara në rendin e ditës, kërkesë e cila u aprovua me kartonat e mazhorancës. “Edhe kur në sallën e kuvendit shqiptar deputetët kërcënohen me jetë se nuk do të vijnë më të gjallë në sallë, kur një deputete tjetër i thotë “nuk shkel më këtu”, kur deputetët goditen për shkak të detyrës me mjete të forta, me këtë kusht provokim mbylljen e diskutimit dhe kalimin për votim,…
Kryeministri Edi Rama takim me qytetarët në njësinë numër 14 në Tiranë: E kemi bërë si temë diskutimi në mbledhjen e grupit parlamentar të PS edhe legalizimet dhe kadastra ishin në fokus kësaj radhe. “Kemi diskutuar për legalizimet sepse shqetësimin se legalizimet janë një proces shumë i vështirë. Është akoma një numër prej 70 mijë që duhen bërë. Një pjesë për ne është e pamundur për ne, për shkak të ligjit aktual. Një pjesë tjetër duhet bërë. Më e drejta është koha e regjistrimit. Ajo që mua më shqetëson është pse dikush që e pret legalizimin që prej 2010, kurse…
Ditën e nesërme është konfirmuar prania personale e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, z. Erion Veliaj, në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, ku do të zhvillohet seanca e parë gjyqësore mbi kërkesëpadinë e tij për konstatimin e pavlefshmërisë absolute të Dekretit të Presidentit të Republikës nr. 5936, datë 17.11.2008, për emërimin e z. Ols Dado në detyrën e prokurorit të Republikës së Shqipërisë. Padia ngre një çështje thelbësore për funksionimin e shtetit të së drejtës: A mund të ushtrohet pushteti penal nga një subjekt që nuk i ka përmbushur kurrë kushtet ligjore për të qenë prokuror? Sipas kërkesëpadisë,…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë për debatet që janë zhvilluar pak ditë më parë në mbledhjen e grupit të PS. Në media u raportua për një përplasje mes Ramës dhe Elisa Spiropalit, e cila sipas burimeve të brendshme kanë qenë me tone të ashpra. Rama, gjatë një takimi me banorët e njësisë 14, ka pranuar që ka pasur një debat, por shtoi se në disa orë mbledhje, asnjë media nuk raportoi çështjen e tjera që u diskutuan, por vetëm debatet mes tyre. “Ka gjëra më të rëndësishme poër të raportuar se çfarë i thash unë njërës…
