Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me banorët në njësinë nr.4 tha se lufta në Lindjen e Mesme ka ndikuar shumë në rritjen e çmimit të naftës.
Rama u shpreh se rritja nuk ka prekur vetëm vendin tonë, por edhe shumë të tjera, duke nënvizuar se në disa vende të Evropës rritja është edhe më e lartë.
Lexo edhe :
Kryeministri tha se është duke u krijuar një kompani publike, që do merret me rezervën strategjike të naftës.
Rama: Detyra jonë është të qeverisim, por jo vetëm. Ne sot kemi problem naftën, që është goditur në çmim nga kriza. Por është një problem edhe përtej krizës. Çmimi është rritur gjithandej, e ka çuar në stratosferë. Ne do të hyjmë në tregun e naftës me një kompani publik, për të garantuar që qytetarët, nuk detyrohen të paguajnë më shumë se ç’ju takon. Ligji për rezervën, ligji i ri është në proces konsultimi. Kemi pasur një naftë që markohej, për të indentifikuar naftën që vjen në mënyrë legale. U munduam ta rregullonim. Kemi krijuar kompani publike, do nxjerrim për 1 ose 2 muaj do nxjerrim një tjetër ngjyrues që është i manipulueshëm. Do formalizojë tregun e naftës. Ne duam që kompania publike të arrijë në pikën që të jetë furnizues në treg, të përcaktojë rregullat e lojës, duke vendosur një çmim real duke u bazuar te bursa.
/vizionplus.tv


