Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Ali Ahmeti: Të rinjtë që përfunduan Akademinë Politike të BDI-së janë garanci për të ardhmen

28 Qershor, 2026

Rikonstruimi i qeverisë! VLEN merr Drejtësinë, Kulturën dhe Marrëdhëniet Ndërmjet Bashkësive, lëshon Shëndetësinë dhe Politikën Sociale

28 Qershor, 2026

Mexhiti: Për 24 muaj ndryshimi nuk është më slogan, është realitet

28 Qershor, 2026

Lidhja Shqiptare: Për dy vite VMRO realizoi gjitha premtimet, “Maqedonia sërish e jona”, VLEN-i ka vetëm rolin e vazalit

28 Qershor, 2026

Tragjedia në Venezuelë, gjenden të vdekur gruaja dhe dy fëmijët e futbollistit Lucas Trejo

28 Qershor, 2026

Osmani kritikon VLEN-in: Shqiptarët kanë humbur peshën e tyre politike

28 Qershor, 2026

1.600 euro vetëm për lulet, Xhezair Shaqiri me akuza të forta ndaj Ali Ahmetit

28 Qershor, 2026

Trishtim i madh!: I mbushën rrugët me kamera “sigurie”, kurse kamionët e veturat lëvizin në drejtim të kundërt në autostradë

28 Qershor, 2026

ALARM / Kujdes nëpër Serbi: Pensionistët shqiptarë nga Zvicra cak i kontrolleve të rrepta dhe konfiskimeve!

28 Qershor, 2026

BDI i kujton VLEN-it premtimet kryesore: Dy vjet mashtrim, dy vjet dështim, dy vjet zhgënjim

28 Qershor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E hënë, 29 Qershor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

Gara për PD, Salianji: Frika e lidershipit ka baza reale, demokratët të dëshpëruar me Berishën

TV NewsBy TV News1 Prill, 2026 Rajoni Pa Komente4 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji tha se gara për drejtimin e PD-së nuk mund të kontrollohet nga lidershipi aktual, Sali Berisha.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë në edicionin qendror të lajmeve në televizionin kombëtar Vizion Plus me moderator Aleksandër Furxhi, Salianji tha se pakënaqësia e demokratëve është e dukshme kohëve të fundit

Sa i përket deklaratës së PD-së se ai dhe të tjerë janë “vetëpërjashtuar”, Salianji e cilësoi të pavlefshme.

Salianji theksoi gjithashtu se do të kandidojë pavarësisht pengesave, duke argumentuar se statuti i PD-së nuk lejon kandidimin e Berishës për shkak të mosrealizimit të objektivit për ta kthyer partinë në forcë qeverisëse.

INTERVISTA E PLOTË:

Sot, disa militantë të Partisë Demokratike nga Durrësi, mbështetës të Ervin Salianjit, protestuan te selia qendrore e partisë. A mund të themi, pas episodit të sotëm dhe atyre të javëve të fundit, se dera e Partisë Demokratike zyrtare është përfundimisht e mbyllur për një kandidaturë alternative ndaj zotit Berisha?

Ervin Salianji: Nuk di ta them këtë me siguri. Ajo që di të them është se frika e lidershipit dhe e zotit Berisha për të garuar ka baza reale, sepse demokratët janë kudo të pakënaqur, të dëshpëruar dhe kërkojnë llogari ndaj lidershipit të PD-së për rezultatet zgjedhore, si dhe për mosmbajtjen e përsëritur të premtimeve.

Salianji, nuk është kuptuar mirë se çfarë vjen pas kësaj situate për ju, kur Partia Demokratike deklaron se ju dhe të tjerët jeni të vetëpërjashtuar. Çfarë vjen më pas?

Ervin Salianji: Nuk ka rëndësi ajo deklaratë, është njësoj sikur Edi Rama të thoshte se PD-ja është e përjashtuar nga gara. Kjo nuk ndodh dot. Një kandidat, në këtë rast zoti Berisha, nuk mund të përjashtojë një kandidat tjetër, kundërshtari nuk mund ta zgjedhë rivalin e tij dhe as votuesit. Është për “Rekordet Guinness” që lidershipi i një partie kërkon të zgjedhë anëtarët, kur në fakt anëtarët duhet të zgjedhin drejtuesit. Rasti i Durrësit tregoi se demokratët kërkojnë llogari për abuzimet që po kryhen për të uzurpuar funksionin e kryetarit.

E keni thënë se Berisha nuk mund të përjashtojë kandidatët apo votuesit, por vjen dita e votimit dhe Salianjit nuk ia kanë hapur derën apo nuk e kanë regjistruar. Çfarë ndodh konkretisht nëse nuk e keni emrin në fletën e votimit?

Ervin Salianji: Unë nuk i kërkoj leje askujt për të kandiduar në partinë ku jam anëtar dhe ku kam dhënë kontribut. Se çfarë do të ndodhë me fletën e votimit, mbetet për t’u parë. Unë di që neni 46 i Statutit të PD-së ia ndalon zotit Berisha kandidimin, sepse ai nuk arriti objektivin për ta kthyer PD-në në forcë qeverisëse. Ky ishte premtimi i tij, që do ta mundte Edi Ramën. Politika bëhet mbi baza premtimesh publike, nëse nuk i realizon, duhet të përballesh me votën.

Salianji, ju bëtë burg për një denoncim që u prodhua me konsensus në shtabin e asaj kohe të PD-së. Berisha ju erdhi në burg me libra. A ndjeni sot zhgënjim, zemërim apo dëshirë për revansh?

Ervin Salianji: Unë jam në një betejë politike për të fituar mbështetjen e demokratëve dhe qytetarëve, me qëllim largimin e Edi Ramës një orë e më parë. Çdo përpjekje imja ka qenë për të përmirësuar jetën e qytetarëve dhe për të pasur përgjegjshmëri para ligjit. Nuk bëj beteja për interes personal, por për një shoqëri më demokratike, duke nisur nga demokratizimi i partive tona. Shqetësimi im është që PD-ja duhet të jetë jo vetëm alternativë, por gati për të sjellë rotacionin, sepse kështu siç është, është vërtetuar se nuk fitojmë dot. Po të ishte për interes personal, unë mund të kisha zgjedhur të qëndroja si disa të tjerë, por kam zgjedhur interesin publik.

/vizionplus.tv

Lexuar: 149

Lajme te ngjashme

Tragjedia në Venezuelë, gjenden të vdekur gruaja dhe dy fëmijët e futbollistit Lucas Trejo

Taulant Balla: Jam me Tetovën dhe shqiptarët e Maqedonisë

Igballe Huduti në protestat në Shqipëri, Edi Rama ia publikon fotografinë me Ahmadinexhadin e Iranit

Vajza e Tahir Sinanit i reagon Taulant Ballës: Sot ma vrave babën për së dyti

Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss

Kush është Dritan Goxhaj, ish-ushtari i UÇK-së që Rama dhe Balla e quajnë “zëdhënës të Iranit”

Lajmet e fundit

Ali Ahmeti: Të rinjtë që përfunduan Akademinë Politike të BDI-së janë garanci për të ardhmen

28 Qershor, 2026

Rikonstruimi i qeverisë! VLEN merr Drejtësinë, Kulturën dhe Marrëdhëniet Ndërmjet Bashkësive, lëshon Shëndetësinë dhe Politikën Sociale

28 Qershor, 2026

Mexhiti: Për 24 muaj ndryshimi nuk është më slogan, është realitet

28 Qershor, 2026

Lidhja Shqiptare: Për dy vite VMRO realizoi gjitha premtimet, “Maqedonia sërish e jona”, VLEN-i ka vetëm rolin e vazalit

28 Qershor, 2026

Tragjedia në Venezuelë, gjenden të vdekur gruaja dhe dy fëmijët e futbollistit Lucas Trejo

28 Qershor, 2026

Osmani kritikon VLEN-in: Shqiptarët kanë humbur peshën e tyre politike

28 Qershor, 2026

1.600 euro vetëm për lulet, Xhezair Shaqiri me akuza të forta ndaj Ali Ahmetit

28 Qershor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.