Autor: TV News
Kryeministri Albin Kurti ka paralajmëruar rikthimin e ligjit për çmimet tavan, një hap që synon të mbrojë qytetarët nga abuzimet e mundshme me çmimet e larta në treg. Gjatë një fjalimi në Kuvend, Kurti theksoi rëndësinë e këtij ligji, duke e quajtur atë një mjet të nevojshëm për të ruajtur stabilitetin ekonomik në vend. Ai shprehu shqetësimin se disa tregtarë po shfrytëzojnë situatën e krizës për të rritur çmimet në mënyrë të padrejtë. “Duhet ta rikthejmë ligjin për çmimet tavan”, tha Kurti, duke theksuar se ky ligj do të ndihmojë në mbrojtjen e konsumatorëve nga abuzimet. Ai e lidh këtë…
Me afatin e përfundimit të mandatit të Presidentes Vjosa Osmani, Kosova përballet me një situatë të paqartë që mund të ndryshojë rrjedhën e politikës vendase. Çfarë do të ndodhë nëse nuk arrihet zgjedhja e një presidenti të ri brenda afateve të caktuara? Kjo është një pyetje që po shqetëson shumë qytetarë dhe analistë. Njohës të Kushtetutës kanë theksuar se sistemi juridik i Kosovës parashikon mekanizma të qartë për të përballuar një situatë të tillë. Këto dispozita janë të dizajnuara për të garantuar vazhdimësinë e funksionimit të shtetit, pavarësisht nga mungesa e një presidenti të zgjedhur. Roli i Kuvendit të Kosovës…
Nga data 1 prill 2026, të gjitha automjetet që posedojnë xhama të errësuar do të duhet t’i legalizojnë ato përmes procedurës së A-TEST-it, në mënyrë që të jenë të rregullta në dokumentacion. Ky vendim i ri ka shkaktuar shqetësim dhe diskutime të shumta mes pronarëve të automjeteve. Legalizimi i xhamave të errët është një hap i rëndësishëm për të siguruar që të gjitha automjetet përmbushin standardet e sigurisë dhe ligjit në Kosovë. Sipas njoftimit, procesi i legalizimit do të kryhet në Qendrën e Automjeteve të Kosovës (QAK), ku do të bëhet verifikimi i përputhshmërisë së xhamave me standardet e lejuara.…
“Grupet iraniane mund të sulmojnë kudo”, Berisha i bën thirrje NATO-s: Forconi mbrojtjen tonë ajrore
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka bërë thirrje NATO-s që të forcojë mbrojtjen ajrore në vendin tonë. Thirrja vjen një ditë pas mesazhit të ambasadës amerikane, e cila i kërkoi shtetasve amerikanë në Shqiëpri të jenë të kujdesshëm pasi grupet iraniane mund të godasin hotele, qendra biznesi dhe restorante në Shqipëri të lidhura me SHBA dhe grupi opozitar MEK. Berisha: Paralajmërimi i ambasadës së SHBA nuk është pa bazë! I bëj thirrje NATO-s të forcojë mbrojtjen ajrore të Shqipërisë. Kreu i PD-së tha se njoftimi i ambasadës nuk është pa bazë. Ai bëri thirrje që Aleanca e Atlantikut…
Në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit mbi Autizmin, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, theksoi rëndësinë e përkujdesjes për personat me autizëm, duke e cilësuar atë si një tregues të vërtetë të humanizmit dhe solidaritetit të shoqërisë. “Sfidat e autizmit duhet të jenë një përparësi shoqërore dhe shtetërore. Personat me autizëm janë qenie të mrekullueshme njerëzore, të cilët, si çdo njeri tjetër, kanë kufizime, por edhe aftësi të jashtëzakonshme. Me talentet dhe aftësitë e tyre, ata e bëjnë botën më të mirë,” shprehet Presidenti. Kreu i shtetit nënvizoi se duhet një angazhim i përbashkët për të garantuar që personat me autizëm të…
Deputeti i Erion Braçe u shpreh sot në Kuvend se ka kërkuar interpelancë me Ministrin e Bujqësisë që nga mesi i shkurtit, por deri tani nuk ka mundur të marrë përgjigje. “Kam që në mes të shkurtit që kërkoj interpelancë me ministrin e Bujqësisë. Po shkojmë në mes të prillit. Pranova argumentin që ministri është në Bruksel. Sot më thonë ministri është në Kosovë. Unë nuk mendoj që kjo është arsye. Çështja për të cilën e kisha thirrur ka të bëjë me ushqimin. Në këtë situatë mund të lëviz ministri i Jashtë, ministri i Mbrojtjes, por Ministri i Bujqësisë duhet…
Gjatë një bashkëbisedimi me të rinjtë dhe studentët, ku u ndal te ecuria e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian, kryeministri Edi Rama komentoi edhe mbi hetimet e SPAK ndaj zyrtarëve publikë. Sipas Ramës, rreth 85% e çështjeve që lidhen me zyrtarë publikë i përkasin mandatit të parë të qeverisë së tij ose periudhave para saj. Ai theksoi se kjo tregon një tendencë në ulje të rasteve, dhe jo rritje, siç perceptohet shpesh në publik. “85% e çështjeve të SPAK-ut që kanë të bëjnë me zyrtarët publik i përkasin mandatit të parë tonit dhe rasteve para nesh. Kjo tregon që…
Kryeministri i vendit, Edi Rama mëngjesin e sotëm ka zhvilluar një bashkëbisedim me të reja e të rinj studentë, për ecurinë e procesin e negociatave të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se integrimi europian nuk është thjesht një ndryshim formal statusi, por një transformim i thellë për vendin dhe shoqërinë shqiptare. Kryeministri nënvizoi se Shqipëria ndodhet në një moment historik sa i përket perspektivës europiane, duke e cilësuar këtë periudhë si më të favorshmen në historinë e vendit. “Kjo është një përpjekje, që ka kuptim dhe ka impakt për gjithsecilin prej jush. Nuk bëhet fjalë…
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i është drejtuar me një letër zyrtare ambasadave të huaja në Tiranë, ku i shpreh shqetësimin në lidhje me atë që sipas tyre ‘po synohet lirimi nga burgu i zyrtarëve të korruptuar’. Në fokus të reagimit të kryetarit të grupit të PD, Gazment Bardhi është mbledhja e paralajmëruar më 9 prill e Gjykata e Lartë e Shqipërisë, ku Kolegjet e Bashkuara pritet të shqyrtojnë çështje që lidhen me masën e sigurisë “arrest në burg”. LETRA E PLOTË E DËRGUAR NGA KRYETARI I GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI Nëpërmjet kësaj letre, dëshirojmë të shprehim…
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjitikës Enea Karakaçi në një deklaratë për mediat ka bërë të ditur se ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e Shoqatës së Transportit, për të diskutuar mbi paralajmërimin e tyre për ulje të ftotës së autobusëve nëse nuk kanë mbështetje nga qeveria. Karakaçi tha se po shihet si mundësi subvencionimi, njësoj si në vitin 2022 kur ka qenë koha e pandemisë, teksa shtoi se aktualisht kjo gjë është shumë herët për tu vënë në zbatim. Së bashku me këtë, po merret në shqyrtim edhe kërkesat që janë paraqitur nga shoqatat e transportit. “Jo më larg se…
