Autor: TV News
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka vijuar në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave prezantimin e nismës së saj ligjore për njohjen e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për prindërit—veçanërisht nënat—që kujdesen për fëmijët me çrregullime të spektrit të autizmit dhe sindromën Down, duke theksuar se kjo iniciativë është produkt i një procesi të gjerë konsultimi dhe reflektimi. Duke iu referuar të dhënave, Tabaku theksoi se aktualisht janë rreth 15 mijë përfitues që përfshihen në kategorinë e sindromës Down dhe spektrit të autizmit, ndërkohë që mbështetja financiare për kujdestarët mbetet minimale. “Pagesa prej 14 mijë lekësh në muaj është qesharake dhe…
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takimi me qytetarët në njësinë administrative nr.7. Në fjalën e tij ai u ndal edhe tek rritja e çmimit të naftës duke e quajtur një shqetësim serioz.Lexo edhe :Related Posts Kryeministri u shpreh se rritja nuk ka prekur vetëm vendin tonë, por edhe shumë të tjera, duke nënvizuar se në disa vende të Evropës rritja është edhe më e lartë. Ai shpjegoi se heqja e taksës së qarkullimit do të sillte ulje të menjëhershme të çmimit, por do të rriste ndjeshëm barrën për qytetarët që zotërojnë automjete, duke i detyruar të paguajnë deri në…
Kryeministri Edi Rama bërë sërish të ditur se mbështetja dhe rritja për pensionistët nuk do të ndalet. Në një komunikim me banorët e njësisë nr.7, Rama shpejgoi skemën e rritjes. Ai tha se në janar të vitit 2027, mbështetja për të moshuarit do të dyfishohet, e duke u rritur çdo vit dhe deri në 2030, pensionistët do të marrin 5 fishin e mbështetjes financiare që marrin sot.Lexo edhe : Po ashtu, për profesionistët, mjekët, mësuesit, infermierët, do të ketë mbështetje financiare në bazë të vjetërsisë së punës. “Jemi në një fazë negociatash pozitive. Grupet tona po vazhdojnë punën. E vërteta…
Ujërat politike në Shqipëri nuk janë më të qeta, e tashmë jo vetëm brenda opozitës, por edhe brenda mazhorancës. Çfarë po ndodh në qeveri dhe në selinë rozë, këto kanë qenë pikat e diskutimit këtë të martë në Quo Vadis në Vizion Plus të moderatores Pranvera Borakaj. Në një lidhje me emisionin, deputeti Pirro Vengu tha se sot as Shqipëria dhe as Evropa nuk e ka më luksin te hatërmbetjet politike. Sa i përket organizimit në terren të PS, Vengu tha se kjo është tejet normale të ndodhë. Pjesë nga biseda: Borakaj: Është një riorganizim për atë që na pret…
Deputeti Pirro Vengu deklaroi në studion e QUO VADIS në Vizion Plus se Shqipëria nuk është më e rrezikuar se vendet e tjera të NATO-s nga konflikti në Lindjen e Mesme. Ai theksoi se vendi mbështet qëndrimet e SHBA-së dhe Izraelit dhe vijon të jetë në harmoni me politikën e jashtme. Vengu shtoi se aty ku ka shqetësim, ka të bëjmë me pasojat që ky konflikt ka krijuar në zinxhirin ndërkombëtar të mallrave, naftës e gazit. Pjesë nga biseda: Vengu: Debatet e brendshme janë krejt normale. Po aq normale dhe e zakonshme që çdo kush në politikë të jetë i…
Gazetari dhe analisti, Armir Shkurti, i ftuar në studion e “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka analizuar situatën politike brenda PS-së. Shkurti tha se ajo që vihet re në PS është se të gjithë janë në rresht te kryetari dhe e konsiderojnë fjalën e tij ligj, sikur të jetë e thënë nga Zoti. Sipas tij, socialistët sot funksionojnë si grup dhe e kanë humbur personalitetin. Pjesë nga biseda: Borakaj: Çfarë ndodh tani në PS? Shkurti: Kush thotë tre fjalë aty ku duhen dy është i aftë për çdo krim. Dëgjuam një përrua propagandistik. Katër gjëra dëgjova…
“PS funksionon me bindje të plotë ndaj liderit”, Myslymi: Nuk e kundërshtojnë Ramën sepse kanë frikë
“PS përballë PS”! Kjo është tema e kësaj të marte në studion e QUO VADIS në Vizion Plus. E ftuar në studio gazetarja Raziela Myslymi tha se brenda Partisë Socialiste ka nisur një përçarje, por hodhi dyshime se e gjitha kjo mund të jetë edhe një skenar për të hequr vëmendjen nga çështjet e tjera të nxehta. Sipas gazetares, reagimi i Spiropalit kundër Ramës është i vonuar, por për sa kohë gjërat i ka pasur mirë me Ramën, nuk ka folur. Myslymi nënvizoi se PS funksionon me bindje të plotë ndaj liderit, nuk e kundërshtojnë Ramën. Pjesë nga biseda: Myslymi:…
Debatet brenda PS dhe ndryshimet në qeveri ishin tema e kësaj të marte në studion e QUO VADIS në Vizion Plus nën moderimin e Pranvera Borakajt. Analisti Endri Tafani tha se emërimet në poste të rëndësishme shpesh bëhen pa përvojë të mjaftueshme, duke sjellë situata ku figura të panjohura në politikë marrin detyra të larta dhe më pas largohen nga funksionet. Ai shtoi se performanca e qeverisë është më shumë në nivel deklaratash sesa rezultatesh konkrete. Sipas Tafanit, edhe pse qeveria mund të mburret me çmimin e ulët të energjisë elektrike, kjo nuk lidhet drejtpërdrejt me politikat e saj. Tafani:…
Analisti Armir Shkurti tha se Spiropali duhet të kishte reaguar për problemet që e shqetësonin brenda PS që kur ishte në Kuvend, jo nga rrjetet sociale. I ftuar në studion e QUO VADIS në Vizion Plus, ai nënvizoi se PS paska pasur një lider ku ka frymë frike, dhe kjo duhet të ishte thënë që në forume. Pjesë nga biseda: Shkurti: Me çfarë kontributi u bë ministre e Jashtme dhe kryetare e Kuvendit? Në momentin që i hiqet ky privilegj, reagon në Facebook. Myslymi: Ramën e kanë irrituar grimacat, reagimet dhe nënqeshjet që ka bërë Spiropali gjatë kohës që flisnin…
Ditën e sotme ka marrë detyrën Drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skënder Hita. Eksperti i sigurisë, Gert Metani i ftuar në studion e QUO VADIS në Vizion Plus tha se e sheh pak të vështirë për t’u besuar që nuk ka bërë kompromise në sensin e mosveprimit në gjithë këto vite në profesion. Metani theksoi se një drejtor i përgjithshëm policie mund të përmirësojë emrin e tij apo kontributin personal, por ai nuk mund të ndryshojë rrënjësisht sigurinë e vendit, ku sipas ekspertit është në pikën e saj më të zezë. Metani: Kur përmendin…
