Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë për debatet që janë zhvilluar pak ditë më parë në mbledhjen e grupit të PS.
Në media u raportua për një përplasje mes Ramës dhe Elisa Spiropalit, e cila sipas burimeve të brendshme kanë qenë me tone të ashpra.
Rama, gjatë një takimi me banorët e njësisë 14, ka pranuar që ka pasur një debat, por shtoi se në disa orë mbledhje, asnjë media nuk raportoi çështjen e tjera që u diskutuan, por vetëm debatet mes tyre.
“Ka gjëra më të rëndësishme poër të raportuar se çfarë i thash unë njërës apo tjetrës. Në një mbledhje ku folem për pronat, shërbimet në kadastër, për skenarët se si duhet të shikojmë skenarët në territor. Asnjë nga këto nuk u raportua, shikojini me kujdes”, tha Rama./vizionplus.tv

