Autor: TV News

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u paraqit këtë të premte në Gjykatën Administrative, ku po shqyrtohet padia e tij për shpalljen të pavlefshëm të emërimit si prokuror të Olsi Dado. Veliaj pretendon se emërimi i Dados është bërë në kundërshtim me ligjin, pasi sipas tij ai nuk ka plotësuar kriteret e nevojshme ligjore në momentin e emërimit. Gjatë seancës, Veliaj deklaroi se nuk ndodhet në gjykatë për arsye personale, por për interesin publik. “Nuk jam këtu për mëshirë. Jam këtu si kryetar i Bashkisë së Tiranës, për atë që i është shkaktuar qytetarëve. Nuk jam jurist, por në…

Read More

Paketa e maleve, forcimi i sektorit të emergjencave si dhe pastrami i mjedisit, ishin disa nga temat e diskutuara mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakëve të majtë. Kreu i qeverisë mblodhi në Pallatin e Kongreseve drejtuesit e njësive vendore dhe në takimin që zgjati rreth dy orë, la një sërë porosish. Ai ka kërkuar të ketë më shumë angazhim për mënyrën se si funksionojnë emergjencat civile në nivel lokal dhe gjithashtu të ketë më shumë progres në zbatimin e Paketës së Maleve. Rama tha se për këtë nismë ka një interes të lartë dhe një pjesë e bashkive janë drejt…

Read More

Partia Demokratike ka depozituar zyrtarisht në Kuvend kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor për mënyrën si funksionon Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit dhe vlerësimin e sigurisë kibernetike e mbrojtjes së të dhënave të qytetarëve. AKSHI është një prej institucioneve që është denoncuar më shpesh nga kreu i PD-së Sali Berisha, por ai vetë beson se mazhoranca socialiste do ta rrëzojë kërkesën e opozitës. “Deri sot Edi Rama i ka mohuar opozitës të drejtën themelore kushtetuese, komisionet hetimore. Jam i sigurt se do të bëjë gjithçka që të mos lejojë. Dhe siç e shihni prej 8 muajsh nuk ka…

Read More

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në njësinë nr.3 në Tiranë tha se PS ka nisur punën në terren për zgjedhjet e vitit të ardhshme, ato lokale ku mazhoranca synon një fitore edhe më të thellë. Ai nuk kuresu as ironitë për opozitën, që sipas tij nuk janë kurrkund por rrijnë nëpër kafe dhe merren me llafe apo ankohen. Edi Rama:  Rezultati i zgjedhjeve të kaluara është një rezultat me rritje jo me rënie. Jam mirënjohës për punën që keni bërë. Nga 12 qarqe që ka Shqiëpria 10 me rritje, 2 me rënie. PS ka barrën të realizojë një…

Read More

Mbi zhvillimet gjyqësore të datës 03.04.2026 Të nderuar përfaqësues të medias, dita e sotme përfshiu dy zhvillime të rëndësishme në çështjet që lidhen me z. Erion Veliaj. 1. Procesi penalNë seancën e orës 09:00, mbrojtja paraqiti veprimet e kryera që nga legjitimimi më 24.03.2026, për njohjen me një dosje që përmban mbi 60,000 faqe dhe mijëra prova. Gjatë seancës, për shkak të mungesës së mbrojtësit të zgjedhur nga një prej të pandehurve, gjykata caktoi një mbrojtës kryesisht, i cili shprehu gatishmërinë për të vijuar menjëherë procesin, pavarësisht mungesës së njohjes me akuzën dhe provat voluminoze. Kjo situatë u kundërshtua nga…

Read More

Kryeministri i vendit Edi Rama ditën e sotme mblodhi kryetarët e bashkive në një takim që zgjati rreth dy orë. Paketa e maleve, forcimi i sektorit të emergjencave si dhe pastrami i mjedisit, ishin disa nga temat e diskutuara mes shefit të qeverisë dhe kryebashkiakëve të djathtë. Rama: Kam një listë, jo sipas rëndësisë por sipas kohës në të cilën këto gjëra janë vendosur në agjendën e punës sonë të përbashkët. Këtu në këtë listë janë edhe disa gjëra që kanë të bëjnë me hapat e mëtejshëm në punën tonë të përbashkët. Kemi përgatitur një projekt për të mbështetur pushtetin vendor…

Read More

Në takim me kryebashkiakët, Kryeministri Edi Rama deklaroi se “Paketa e Maleve” ka shënuar përparime konkrete, ndërsa disa bashki kanë avancuar me procedurat dhe kanë përcaktuar 10 projektet prioritare për zbatim. Gjatë takimit me kryebashkiakët, Rama bëri të ditur se në një prej bashkive, pa e specifikuar emrin, janë parashikuar rreth 5 milionë euro investime, pjesërisht nga emigrantë që kanë shprehur interes për të investuar në kuadër të kësaj pakete. “Paketa e Maleve ka pasur progres. Disa bashki kanë bërë progres me procedurat dhe kanë përcaktuar objektivin bazë të 10 projekteve për të nënshkruar dhe vijuar me procesin e marrjes…

Read More

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me kryetarët e bashkive, ku në fokus ishte procesi i legalizimeve dhe përmirësimi i shërbimeve për qytetarët. Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi nevojën që bashkitë të bashkëpunojnë më ngushtë me kadastrën për hartimin e planeve prioritare të legalizimit dhe përcaktimin e zonave ku duhet ndërhyrë me urgjencë. Ai kërkoi që procesi të bëhet më i drejtë dhe më transparent, duke vendosur një sistem ku përparësi të kenë qytetarët që kanë aplikuar më herët, ndërsa komunitetet të informohen sipas zonave përkatëse. Një nga propozimet kryesore ishte hapja e zyrave të posaçme të ndihmës…

Read More

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca ndaj Jelena Gjulanoviq, e cila po akuzohet për spiunazh në strukturat e inteligjencës serbe. Prokuroria ka zbuluar se në aktakuzë janë të përfshira edhe disa mesazhe të koduara, ku përmendet një ‘falënderim për punën në Kosovë’, i interpretuar si referencë ndaj veprimtarisë së saj në BIA. Sipas pretendimeve të Prokurorisë Speciale, në këto komunikime përfshihet edhe emri i Aleksandar Vllajiq, i cili dyshohet se ka qenë pjesë e kontakteve të rrjetit që po hetohet. Në këtë rast është e akuzuar edhe Jelena Gjukanoviq, ndaj së cilës po vazhdon procesi gjyqësor në Gjykatën…

Read More