Autor: TV News

Policia ka arrestuar mbrëmë Korab Bajgorën pasi kërcënoi e shau kreun e AAK’së, Ramush Haradinajn dhe familjen e tij. Por, Bajgora del se është emër i njohur për Policinë. Bajgora, me vendbanim në Pejë, ishte arrestuar në janar të vitit të kaluar nga Policia. Ai dyshohej se kishte kërcënuar zyrtarët e Policisë së Kosovës derisa ata po mundoheshin ta neutralizonin të dyshuarin. “Nëse afroheni do tё ju gjuaj ose do ta vr.as veten”, thuhej se kishte thënë Bajgora, bazuar në një raportim të Sinjalit më 15 janar të vitit 2025. Bajgora atë kohë dyshohej për dy vepra penale “Mbajtje nё…

Read More

Futbollisti i klubit të veteranëve KFV Barileva, Liridon Gubetini, ka vdekur, pasi fillimisht kishte humbur ndjenjat pas përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes ndaj KFV Deçanit në ligën e veçantë të veteranëve Lajmin e ka bërë të ditur klubi përmes një njoftimi zyrtar. “Sot, në moshën 43-vjeçare, gjatë ndeshjes së Kupës, mes KFV BARILEVA – KFV DEÇANI pas përfundimit të pjesës së parë, Liridoni humbi ndjenjat dhe u nda nga ne, duke lënë pas një boshllëk të madh dhe pikëllim të thellë tek të gjithë ata që e njohën. Liridoni do të kujtohet gjithmonë si një njeri i jashtëzakonshëm,…

Read More

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pritet që sot në orën 16:00 t’ia dorëzojë zyrtarisht detyrën kryeparlamentares, Albulena Haxhiu. Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate për media nga Zyra e Presidentes. Sipas njoftimit, ceremonia e dorëzim-pranimit të detyrës do të mbahet në Kabinetin e Presidentes. “Në orën 16:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ia dorëzon detyrën Kryetares së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu. Akti ceremonial i dorëzim-pranimit të detyrës do të mbahet në Kabinetin e Presidentes”, thuhet në komunikatën për medie nga Zyra e Presidentes. Osmani, e cila mori detyrën pesë vite më parë me…

Read More

Ridvan Krraba nga Kaçaniku është 44-vjeçari që vdiq dje në QKUK ku po trajtohej nga lëndimet e marra në vendin e punës në Ferizaj. I ndjeri, kishte rënë nga një lartësi nga një ndërtesë, ku dyshohet se aty ai ishte duke punuar. Kështu ka bërë të ditur, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli. Ky i fundit, ka shtuar se, prokurori ka vendosur për vazhdimin e hetimeve me qëllim të sqarimit të rrethanave dhe shkaktarëve të vdekjes./Sinjali/

Read More

Seanca e sotme plenare ka vijuar me debate dhe tensione mes kreut të grupit parlamentar të PD Gazment Bardhi dhe kreut të Kuvendit Niko Peleshi. Bardhi në fjalën e tij, ka hedhur akuza në drejtim të socialistëve se veprojnë me urdhra, duke mos zbatuar asnjë ligj dhe rregullore të Kushtetutës. “Kuvendi ka degraduar në një shtojcë të pushtetit ekzekutiv. Shembullin e kishim në fillim të seancës ku nuk u paraqit në interpelancë për vendimmarrje të qeverisë. Detyrimet kushtetiese nuk delegohen, na e tha vetë kryeministri. Për ti dhënë llogari kuvendit, funksioni është i delegueshëm. Në këtë lëgjislaturë, as nuk duhet…

Read More

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla nga foltorja e Kuvendit kërkoi një minutë heshtje për dëshmorët e 2 prillit, ndërsa u përplas në sallë me deputetin demokrat, Flamur Noka. Ky i fundit fliste nga vendi i tij, ndërsa Balla e ironizoi duke thënë se po fliste një zhurmues. “Në emër të grupit parlamentar të PS-së, do të ishte në nderin tonë që të merrnin 1 minutë heshtje në nder të dëshmorëve të 2 prillit. Përkujtojmë me dhimbje dëshmorët e 2 prillit, keqardhje vjen nga grupi i PD kur kërkohet 1 minutë heshtje për dëshmorët e demokracisë. Ky është…

Read More

Seanca plenare është shoqëruar me tensione sot pas një përplasje mes deputetes demokrate Elda Hoti dhe kryetari të grupit parlamentar socialist Taulant Balla. Përplasja mes mazhorancës dhe opozitës nisi në momentin që kryeparlamentari Niko Peleshi i ndërpreu fjalën numrit 2 të PD Flamur Noka. Opozita u ngrit në këmbë në shenjë proteste duke bllokuar foltoren, ndërkohë që kryeparlamentari ia dha fjalën socialistes Bora Muzhaqi. Në këtë moment demokratja Elda Hoti shkon që të heqë kartën e zonjës Muzhaqi dhe përplaset me Taulant Ballën.Lexo edhe :Related Posts Pas kësaj demokratët u çuan në këmbë duke kërkuar përjashtimin e Taulant Ballës, pasi…

Read More

Një ditë pasi në Gjykatën e Posaçme u paraqit si avokati i Erion Veliajt, këtë të enjte Plarent Ndreca ishte në cilësinë e të pandehurit. Ndreca akuzohet për  shkelje të barazisë në tendera lidhur me procedurat për rikonstruksionin e 4 komisariateve në vend, në kohën kur ai ishte sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, institucion në të cilin ka shërbyer nga korriku 2019 deri shtator 2020. Këtë të enjte ai kërkoi shpalljen e pavlefshme të provave dhe fakteve që ka sjellë Prokuroria për Krimet që e dyshon, një vendim që do të merret ne seancën e ardhshme. Kallëzimi në…

Read More

Analisti Agim Baçi, i ftuar në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj, ka komentuar situatën e sotme në Kuvend, ku sërish ka pasur përplasje mes opozitës dhe mazhorancës. Shkak këtë herë u bë kërkesa e Taulant Ballës për të mbajtur 1 minutë heshtje për “Heronjtë e 2 prillit”, çka solli reagimin e opozitës. Sipas Baçit, opozita mund t’i kërkonte llogari Ruçit kur ishte kryetar Kuvendi, nuk kishte pse ta bënte sot. Pjesë nga biseda: Borakaj: Si e shikon atë që ndodhi në parlament? Baçi: Beteja politike duhet të bëhet. Opozita duhet të shfrytëzojë hapësirat parlamentare. Nuk e kuptova pse e…

Read More

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar një kërkesë pranë Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën ku kërkon përjashtimin nga Kuvendi për 60 ditë të kreut të Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla. PD e akuzon për sjellje të papranueshme dhe shkelje të rënda të etikës parlamentare gjatë seancës së djeshme parlamentare. Sipas demokratëve, Balla ka përdorur gjuhë fyese, kërcënuese dhe diskriminuese ndaj deputetes Elda Hoti, duke cenuar dinjitetin dhe sigurinë e saj. Demokratët pretendojnë se situata u tensionua në momentin kur Hoti kërkoi fjalën, duke kundërshtuar faktin se nuk po i jepej radha për të folur. Sipas tyre, në…

Read More