Autor: TV News

Ish-inspektori i përgjithshëm i AKI-së, Burim Ramadani, ka ngritur alarmin mbi rrezikun që Serbia po përpiqet ta bartë krizën e saj brenda Kosovës. Me një postim të fuqishëm në rrjetin social Facebook, Ramadani thekson se Serbia po përfiton nga çdo situatë të re në skenën globale për të minuar stabilitetin e Kosovës. Kjo është një situatë që kërkon vëmendje të menjëhershme dhe veprime të koordinuara. Ramadani paralajmëron se ky rrezik nuk duhet të nënvlerësohet, pasi ai përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë kombëtare të Kosovës. Një analizë e thellë e situatës është e nevojshme për të kuptuar dimensionet e…

Read More

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uroi këtë të diel besimtarët katolikë dhe ungjillorë me rastin e festës së Pashkës, duke theksuar mesazhin e shpresës dhe ringjalljes që simbolizon kjo ditë. Nga Lezha, Kreu i Shtetit nënvizoi se Pashka përfaqëson besimin se e mira fiton mbi të keqen, dashuria mbi forcën dhe drita mbi errësirën. Ai zhvilloi një vizitë në kishën e Shëngjinit, ku u prit nga Dom Angjelin Krygja, besimtarë dhe personalitete vendase, duke vlerësuar rolin e komunitetit katolik në forcimin e vlerave shoqërore dhe kombëtare. “Nga Kisha e Shëngjinit në Lezhë, në këtë ditë të shenjtë të Pashkës, dua…

Read More

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka përcjellë mesazhin e tij të urimit për besimtarët katolikë me rastin e festës së Pashkës. Në një prononcim për mediat pas vizitës në Katedralen e Shën Palit në Tiranë, Berisha e cilësoi ditën e Ringjalljes së Krishtit si ditën më të rëndësishme në historinë e qytetërimit perëndimor. “Besimtarëve katolikë shqiptarë dhe në mbarë botën, ju uroj gëzuar ngjalljen e Krishtit. Ditën më të rëndësishme në historinë e qytetërimit perëndimor. Ringjallja e Krishtit shënon momentin më frymëzues, më të rëndësishëm për mbarë njerëzimin, mbasi parimet e porosive të tij, apo porositë e tij u…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot me episodin e radhës të Podcastit “Flasim”. Ai u shpreh se deklaratat e opozitës se janë bllokuar negociatat me BE janë një gënjeshtër e madhe, ndërsa shtoi se pakica në Kuvend po përpiqet që të nënvlerësojë çdo poen të mirë të bërë sipas tij nga qeveria. “Jemi përfshirë në një proces, në një fushatë të brendshme në Partinë Socialiste, për të zgjedhur ata që do të jenë drejtuesit e organizatave tona në të gjithë territorin e Shqipërisë, që nga niveli i qendrës së votimit, në nivelin e njësisë administrative dhe në nivelin e…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka folur ditën e sotme për miratimin disa ditë më parë të aktit normativ për uljen e akcizës së naftës. Në podkastin e tij ‘Flasim’, Rama tha se miratimi i aktit normativ për uljen me 20 % të akcizës për naftën hyn në fuqi menjëherë, kur çmimi i naftës kalon 220 lekë për litër dhe çmimi i benzinës 200 lekë për litër. Rama tha gjithashtu se masa do të mbetet në fuqi deri në stabilizimin e plotë të situatës ndërkombëtare. “Këtë javë kemi miratuar edhe aktin e premtuar normativ për uljen e akcizës së naftës, në momentin…

Read More

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uroi sot NATO-n në 77-vjetorin e krijimit të saj me anë të një postimi në rrjetet sociale. Presidenti Begaj përshëndet këtë moment historik dhe riafirmon angazhimin e Shqipërisë për të qëndruar partner i palëkundur i NATO-s, në shërbim të stabilitetit dhe sigurisë së përbashkët. “Prej 77 vitesh NATO është një nga arritjet më të rëndësishme të bashkëpunimit ndërkombëtar, një Aleancë e ndërtuar mbi besimin dhe solidaritetin për garantimin e lirisë, sigurisë dhe mbrojtjen e përbashkët. NATO vazhdon të jetë simbol i unitetit dhe përgjegjësisë kolektive, duke mbrojtur vlerat demokratike dhe forcuar sigurinë Euroatlantike. Prej 17…

Read More

Bordi i Transparencës ditën e djeshme publikoi çmimet e reja të shitjes së hidrokarbureve. Me vendimin e djeshëm, çmimi i naftës me pakicë do të jetë jo më shumë se 224 lekë për litër. Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një komunikim në rrjetet sociale ditën e sotme tha se taksa mbi naftën në Shqipëri është më e larta në botë dhe po rëndon xhepat e qytetarëve. Berisha akuzon qeverinë se çmimet stratosferike janë pasojë e politikave të saj fiskale. Berisha: Java që lamë pas u karakterizua nga një goditje e re për buxhetet tuaja familjare, për xhepat tuaj.…

Read More

Më 31 mars, depupeti socialist Erion Braçe konfirmoi se do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës. Ambicia e tij për Tiranën vjen disa muaj pasi Rama caktoi Ogerta Manastirliun si kandidate për kryetare të bashkisë së kryeqytetit, një vendim që u la pezull për shkak se Gjykata Kushtetuese riktheu në detyrë kryebashkiakun e arrestuar Erion Veliaj. Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një komunikim në rrjetet sociale deklaroi se PD do të dalë me një kandidat të përbashkët të gjithë opozitës. Berisha: Lidhur me deklaratën e Braçes, Braçe mbahet si përfaqësues i një partie që është zhdukur pa nam…

Read More

Partia Demokratike mban më 17 prill protestën kombëtare të radhës. Në një komunikim në rrjetet sociale ditën e sotme, 4 prill, kreu i kësaj force politke, Sali Berisha u pyet për strategjinë që opozita do të ndjekë gjatë protestës. Ai nuk pranoi të jepte detaje, duke thënë se dëshiron të kapë kundërshtarin në befasi. Berisha: Kryengritja paqësore më e fuqishme, strategjia e saj do të bëhet publike, por natyrisht kundërshtarin dua ta kapim në befasi. E ka edhe këtë kërkesë kryengritja paqësore. Prandaj unë, shfrytëzoj rastin t’u bëj thirrje qytetarëve shqiptarë të bashkohen në kryengritjen paqësore të PD-së në mbrojtje…

Read More

Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ditën e sotme në një takim me qytetarët në njësinë 12, është ndalur te procesi i negociatave të Shqipërisë për anëtarësim në BE. Kreu i Partisë Socialiste tha se Shqipëria duhet të bëjë maksimumin në mënyrë që dera e BE-së të mbyllet vetëm kur vendi ynë të jetë brenda Unionit. Ai sqaroi se peocesi i anëtarësimit kalon nëpër disa hapa. Rama: Ne duhet të bëjmë maksimumin që dera e hapur e BE të mbyllet vetem pasi ne kemi hyrë brenda. Në vazhdojmë punën tonë, kemi detyrat sipas kalendarit që na është dakordësuar. Na i…

Read More