Seanca plenare është shoqëruar me tensione sot pas një përplasje mes deputetes demokrate Elda Hoti dhe kryetari të grupit parlamentar socialist Taulant Balla. Përplasja mes mazhorancës dhe opozitës nisi në momentin që kryeparlamentari Niko Peleshi i ndërpreu fjalën numrit 2 të PD Flamur Noka.
Opozita u ngrit në këmbë në shenjë proteste duke bllokuar foltoren, ndërkohë që kryeparlamentari ia dha fjalën socialistes Bora Muzhaqi. Në këtë moment demokratja Elda Hoti shkon që të heqë kartën e zonjës Muzhaqi dhe përplaset me Taulant Ballën.
Lexo edhe :
Pas kësaj demokratët u çuan në këmbë duke kërkuar përjashtimin e Taulant Ballës, pasi ai përdori fjalë fyese ndaj deputetes Elda Hoti.
Séanca u ndërpre për disa minuta dhe mësohet se Flamur Noka ka hedhur një shishe ujë drejt socialistit Balla. Tensioni ka vazhduar edhe kur parlamenti rifilloi dhe Partia Demokratike kërkoi që Taulant Balla të dalë jashtë.
“Të përjashtohet Balla”, tha Bardhi.
“Deputetja që mori kartën do të përballet me sanksionet që ka rregullorja”, shtoi Balla.


