Autor: TV News

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në njësinë 12, u ndal edhe te numri i lartë i turistëve që janë shtuar në vendin tonë. Rama deklaroi se më parë numëroheshin 2 milionë turistë drejt Shqipërisë, ndërsa vitin që lamë pas kanë hyrë në territorin tonë 12 milionë turistë. Me batuta ai tha se te 2 milionë turistët numërohej edhe Rama me Kujtimin sa herë hynin në Shqipëri pas ndonjë udhëtimi. “E kemi filluar me 2 milionë e ca turistë, ku për turistë më numëroni mua e Kujtimin kur ktheheshim në Shqipëri. Ne nuk numërojmë pasaportat shqiptare, vetëm të huajat.…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka shfrytëzuar një takim me socialistët e rrethinave të Tiranës, nga Dajti në Petrelë për të sqaruar procesin e anëtarësimit të Shqipërisë ne BE. Rama përsëriti premtimin se brenda vitit të ardhshëm, Shqipëria do të mbyllë negociatat për 33 kapitujt.  “Ne vazhdojmë punën tonë, kemi detyrat sipas kalendarit që kemi dakordësuar dhe na e kanë vënë ata përpara kalendarin, nuk e kemi vënë ne, se ne s’vëmë dot kalendar, na e vënë ata. Dhe unë e kam shpjeguar gjerë e gjatë edhe në fushatë. Po tani është konkrete. Ata na e kanë vënë përpara dhe na kanë…

Read More

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar interpelancë urgjente me Ministrin e Energjisë, Enea Karakaçi për të dhënë shpjegime mbi masat e marra për përballimin e një krize të mundshme energjetike dhe garantimin e furnizimit me karburant. Interpelanca është kërkuar nga deputeti demokrat Enno Bozdo dhe vjen pas luftës në Lindjen e Mesme që ka sjellë rritje çmimesh, veçanërisht të karburanteve. “Nisur nga situata ndërkombëtare e shkaktuar nga lufta në Iran, situatë e cila ka ndikuar në rritjen e shpejtë të çmimeve të energjisë, veçanërisht të naftës dhe derivateve të saj; Nisur nga fakti që Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) ka udhëzuar vendet…

Read More

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur gjatë ceremonisë së pranim-dorëzimit të pozitës së ushtrueses së pozitës së presidentes. Haxhiu ka falendëruar Osmanin për punën që ka bërë. “Faleminderit për punën dhe angazhimin pesë vjeçar. Për Kosovën është me rëndësi të kenë në krye të institucioneve njerëz me integritet të lartë. Rrethanat Kushtetuese e imponojnë që Kryetari i Kuvendit të jetë ushtrues i detyrës së presidentit”, ka deklaruar Haxhiu. Ajo ka thënë se sipas Kushtetutës, nuk mund të qëndrojë më shumë se 6 muaj në pozitën e u.d se presidentes, prandaj ka thënë se shpreson që Kuvendi sa…

Read More

Një natë dramatike në kantonin e Lucernit tronditi pronarët e një autosalloni luksoz, pasi një Porsche i shtrenjtë u vodh nga hajdutët. Falë kamerave dhe reagimit të shpejtë të policisë, tre persona u arrestuan pak orë më vonë. Bëhet fjalë për sallonin në Rickenbach LU, ku një Porsche 718 Spyder RS me vlerë rreth 200 mijë franga zvicerane është vjedhur nga një autogarazh që merret me shitjen e veturave luksoze. Sipas rrëfimit të Milot Berishës 30 vjeç, bashkëpronar i autosallonit MB Carcente, gjithçka ka nisur rreth orës 01:37, kur ai ka marrë një njoftim në telefon nga sistemi i një…

Read More

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Via Piave, në Bolonjë, ku një djalë 12-vjeçar me origjinë shqiptare ka vdekur pasi ka rënë nga dritarja e çatisë së një ndërtese. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00, ndërsa sipas raportimeve paraprake, xhami mbi të cilin po ecte i mituri nuk ka mundur të përballojë peshën e tij dhe është thyer, duke bërë që ai të bjerë dhe të përplaset në shkallë. Përpjekjet e shokëve që ndodheshin me të për ta ndihmuar kanë qenë të pasuksesshme, pasi 12-vjeçari ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Menjëherë pas incidentit, në…

Read More

Rritja e çmimit të naftës në Kosovë gjatë javëve të fundit ka qenë e ndjeshme, duke arritur sot deri në 1.94 euro për litër. Ky nivel i lartë po ndikon drejtpërdrejt në buxhetin e qytetarëve, duke rritur kostot e përditshme. Si një vend që varet kryesisht nga importi, Kosova mbetet e ekspozuar ndaj luhatjeve në tregjet ndërkombëtare. Zhvillimet globale, veçanërisht tensionet në Lindjen e Mesme, reflektohen shpejt në çmimet vendore. Për qytetarët, këto dinamika përkthehen në shpenzime më të larta në jetën e përditshme. Ndërkohë, ekspertë të ekonomisë kanë propozuar që, si masë lehtësuese, të pezullohet përkohësisht akciza për disa…

Read More

Policia ka arrestuar mbrëmë Korab Bajgorën pasi kërcënoi e shau kreun e AAK’së, Ramush Haradinajn dhe familjen e tij. Në shtëpinë e tij, janë gjetur dhe konfiskuar dy armë zjarri pis.toleta, ku njëra ka qenë me 4 copë fishekë. Bajgora në profilin e tij ka postime që nxisin diskutime. Pothuajse në secilin status, ai i referohet vetes si “profeti i fundit i njerizimit”. Në njërin nga statuset e tij të shumta, ai tregon se “profecia” nga Zoti i ka zbritur në vitin 2019. “Mbreti i madh HASHEM është ARGUMENTI im. Me një argument të bazuar në parajsë kur jeta ime…

Read More

Vdekja e papritur e dizajnerit Festim Isufi ka lënë pas një valë tronditëse reagimesh dhe spekulimesh, veçanërisht për bashkëshorten e tij, Rina Maloku. Pas përfundimit të hetimeve zyrtare, avokati i saj, Arianit Koci, ka dalë në mbrojtje të saj për të sqaruar situatën dhe për të hequr çdo dyshim nga emri i saj. Reagimi i avokatit Koci në rrjetet sociale ka qenë i qartë dhe i drejtpërdrejtë. Ai theksoi se Rina ka qenë objekt i padrejtësive dhe aludimeve të pabaza pas vdekjes së partnerit të saj. Kjo situatë ka shkaktuar një barrë të rëndë emocionale për të, duke e bërë…

Read More