Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Edhe kufiri në Dibër tani e tutje do të kalohet vetëm me një kontroll

27 Qershor, 2026

Arbër Ademi i përgjigjet ashpër Jeton Shasivarit: “Kërmilli politik që zvarritet pas pushtetit”

27 Qershor, 2026

Iseni: Edhe kufiri në Dibër tani e tutje do të kalohet vetëm me një kontroll

27 Qershor, 2026

Ndahet nga jeta Redife Arifi (Gjimnazi “Sami Frashëri” njoftim per Lajm mortor!)

27 Qershor, 2026

120 mijë shkelje në 5 muaj nga “Safe City”, bie 40% numri i aksidenteve

27 Qershor, 2026

Mexhiti: Pas rikonstruimit të qeverisë, VLEN do të dalë më i fuqishëm politikisht

27 Qershor, 2026

Dauti: BDI dështoi në protestën kundër dështimeve të veta, VLEN po sjell zgjidhje konkrete

27 Qershor, 2026

Mbi 250 rrugë në Kumanovë, vetëm dy apo tri në gjuhën shqipe

27 Qershor, 2026

Dy vetura të reja për Postën e Dibrës

27 Qershor, 2026

REISUL ULEMA H. HFZ. SHAQIR EF. FETAI SHPALLET “DOCTOR HONORIS CAUSA”

27 Qershor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E diel, 28 Qershor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

“Ekonomia dhe punësimi në rritje”, ministrja Ibrahimaj thirrje Diasporës: Investoni në Shqipëri

TV NewsBy TV News14 Prill, 2026 Rajoni Pa Komente2 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Gjatë Samitit të IV të Diasporës, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, u ndal te roli i investimeve në zhvillimin ekonomik të vendit, duke theksuar rëndësinë e veçantë që kanë investimet që vijnë nga diaspora shqiptare.

Ajo u shpreh se investimet kanë qenë në rritje dhe kanë nxitur më tej zhvillimin ekonomik, ndërsa theksoi se ky trend ka edhe më shumë vlerë kur vjen nga shqiptarët që jetojnë jashtë vendit dhe zgjedhin të investojnë në Shqipëri, duke sjellë njëkohësisht edhe eksperiencën e tyre të fituar në vende të tjera.

Ajo vuri në dukje se ekonomia shqiptare është në rritje, me rritje të punësimit dhe ulje të papunësisë, ndërsa sektorë kyç si turizmi dhe energjia po zhvillohen me ritme të qëndrueshme. Sipas saj, Shqipëria po përmirësohet edhe në ofrimin e shërbimeve publike dhe renditet ndër vendet më të avancuara në këtë drejtim në Evropë.

Delina Ibrahimaj: Investimet janë ato që kanë ardhur në rritje dhe kanë nxitur akoma më shumë investime dhe do nxisin më shumë zhvillim ekonomik. Investimet kanë gjithmonë më shumë vlerë nëse janë nga diaspora, nëse janë nga shqiptarë që duan të vijnë dhe të investojnë në Shqipëri, të vijnë dhe të japin eksperiencën e tyre që kanë marrë jashtë. Vetëm duke pasur një plan pune të dedikuar bashkarisht, në Samitin e V do të kemi më shumë rezultate konkrete. Sot mund të jetë një ditë e shënuar drejt zhvillimit të një marrëdhënieje më të fortë. Shqpëria është në rritje, ekonomia është në rritje, punësimi në rritje, papunësia është në rënie.

Ato sektorët të cilët ne kemi etiketuar si sektorë kyç janë duke u zhvilluar. Tani është momenti që Shqipëria të ketë zhvillim më të gjerë në turizëm. Një sektor tjetër shumë i rëndësishëm është energjia. Energjia është një sektor i cili gjithmonë e më shumë ka tërhequr vëmendjen. Jemi ndër vendet më të avancuar në Evropë për shërbimet publike. Të 8-ët në Evropë për shërbimet publike. Shqipëria evropiane mund të zhvillohet vetëm nëpërmjet rritjes së investimeve dhe eksporteve dhe padyshim rritjes së produktivitetit.

Lexuar: 224

Lajme te ngjashme

Igballe Huduti në protestat në Shqipëri, Edi Rama ia publikon fotografinë me Ahmadinexhadin e Iranit

Vajza e Tahir Sinanit i reagon Taulant Ballës: Sot ma vrave babën për së dyti

Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss

Kush është Dritan Goxhaj, ish-ushtari i UÇK-së që Rama dhe Balla e quajnë “zëdhënës të Iranit”

Rama: S’e di pse kam lënë përshtypjen që mund të jap dorëheqjen

Gazetari nga Bujanoci i reagon Blerim Latifit: Kosova s’mund t’u dalë kurrë borxhit shqiptarëve të Maqedonisë

Lajmet e fundit

Edhe kufiri në Dibër tani e tutje do të kalohet vetëm me një kontroll

27 Qershor, 2026

Arbër Ademi i përgjigjet ashpër Jeton Shasivarit: “Kërmilli politik që zvarritet pas pushtetit”

27 Qershor, 2026

Iseni: Edhe kufiri në Dibër tani e tutje do të kalohet vetëm me një kontroll

27 Qershor, 2026

Ndahet nga jeta Redife Arifi (Gjimnazi “Sami Frashëri” njoftim per Lajm mortor!)

27 Qershor, 2026

120 mijë shkelje në 5 muaj nga “Safe City”, bie 40% numri i aksidenteve

27 Qershor, 2026

Mexhiti: Pas rikonstruimit të qeverisë, VLEN do të dalë më i fuqishëm politikisht

27 Qershor, 2026

Dauti: BDI dështoi në protestën kundër dështimeve të veta, VLEN po sjell zgjidhje konkrete

27 Qershor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.