Close Menu
TV NewsTV News
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
Lajmet e fundit

Edhe kufiri në Dibër tani e tutje do të kalohet vetëm me një kontroll

27 Qershor, 2026

Arbër Ademi i përgjigjet ashpër Jeton Shasivarit: “Kërmilli politik që zvarritet pas pushtetit”

27 Qershor, 2026

Iseni: Edhe kufiri në Dibër tani e tutje do të kalohet vetëm me një kontroll

27 Qershor, 2026

Ndahet nga jeta Redife Arifi (Gjimnazi “Sami Frashëri” njoftim per Lajm mortor!)

27 Qershor, 2026

120 mijë shkelje në 5 muaj nga “Safe City”, bie 40% numri i aksidenteve

27 Qershor, 2026

Mexhiti: Pas rikonstruimit të qeverisë, VLEN do të dalë më i fuqishëm politikisht

27 Qershor, 2026

Dauti: BDI dështoi në protestën kundër dështimeve të veta, VLEN po sjell zgjidhje konkrete

27 Qershor, 2026

Mbi 250 rrugë në Kumanovë, vetëm dy apo tri në gjuhën shqipe

27 Qershor, 2026

Dy vetura të reja për Postën e Dibrës

27 Qershor, 2026

REISUL ULEMA H. HFZ. SHAQIR EF. FETAI SHPALLET “DOCTOR HONORIS CAUSA”

27 Qershor, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
TV NewsTV News
E diel, 28 Qershor
  • Maqedoni
  • Rajoni
  • Botë
  • Sport
  • Kulturë
  • Showbiz
  • Diaspora
  • Lifestyle
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Emisione
  • Emisione Fetare
TV NewsTV News

PD: Rama nuk i do referendumet, propozimet ligjore të PS synojnë të mos lejojnë mbajtjen e tyre

TV NewsBy TV News14 Prill, 2026 Rajoni Pa Komente3 Mins Read
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Për herë të parë një forcë politike, Partia Socialiste, ka hartuar dhe propozuar zyrtarisht një ligj për zhvillimin e referendumeve. Prej vitit 2000 zhvillimi i tyre rregullohej nga disa nene të vendosura në Kodin Zgjedhor, të cilat në fakt nuk kanë mundësuar realizimin e asnjë referendumi në Shqipëri. Për Partinë Demokratike ky projektligj i socialistëve me 88 nenet e tij, ruan të njëjtin parim, të pengojë zhvillimin e referendumeve

“Projektligji që sjell PS ka të njëjtin qëllim; si të mos bëhet referendum. Në dukje, duket sikur janë rregulla që I hapin rrugën dhe lejojnë referendumin, por me kërkesat kryesore që ai vendos, me kuorumet e pjesëmarrjes apo me shumicat e nevojshme për miratim të një propozimi referendar është praktikisht e pamundur”, thotë nënkryetari i PD-së, Oerd Bylykbashi.

Drafti i socialistëve për vlefshmërinë e një referendumi merr si pikë referimi regjistrin kombëtar të zgjedhësve ku janë përfshirë edhe emigrantët dhe numri i zgjedhësve është 3.7 milionë, të paktën në zgjedhjet e vitit 2025.

Sipas këtij projektligji që një referendum për të shfuqizuar një ligj të jetë i vlefshëm duhet të marrin pjesë 40% e zgjedhësve dhe të votojnë pro 30% e tyre. Përkthyer në shifra konkrete që të shfuqizojnë një ligj duhet që të dalin në votime  rreth 1.5 milionë qytetarë dhe të votojnë pro më shumë se 1 milion e 110 mijë.

Nëse shohim zgjedhjet e fundit parlamentare të majit të vitit 2025 vetëm 1.4 milionë shqiptarë dolën në votime, duke treguar se zhvillimi i një referendum bëhet pothuaj i pamundur edhe vetëm për shkak të pjesëmarrjes.

Referendumi për të miratuar apo rrëzuar një nen në Kushtetutë është edhe më i vështirë për tu realizuar, pasi duhet që më shumë se gjysma e zgjedhësve të regjistruar të votojnë pro.

“Më shumë se gjysma është një shifër rreth 1.900 mijë zgjedhës dhe është e pamundur sepse në Shqipëri maksimumi I atyre që votojnë ka qenë 1.700 mijë në vitin 2013. Prej atëherë nuk kemi arritur kurrë si pjesëmarrje votimi, jo më që aq të votojnë pro”, tha Bylykbashi.

Sipas PD drafti është shkruar kështu qëllimisht nga socialistët që ndryshimet kushtetuese që miratohen me 94 vota në parlament të mos rrëzohen kurrë me votën e qytetarëve. E sipas nënkryetarit të PD, kryeministri Edi Rama mund të sigurojë votat në parlament për të mbrojtur veten e tij, për shembull duke kthyer imunitetin e plotë për ministrat, pa i lënë mundësi qytetarëve të reagojnë.

“Pra të rikthejë edhe njëherë atë që sapo del emri I deputetit apo I ministrit, apo I kryeministrit në një përgjim; prokuroria detyrohet ta pezullojë të kërkojë leje dhe në atë moment nuk ka më sekret. Dhe nëse Rama ndryshon kushtetutën do të jetë e pamundur që me referendum të shfuqizohen ndryshime të këtij lloji”, tha Bylykbashi.

Shqipëria ka zhvilluar dy referendume  për kushtetutën në vitin 1994 dhe në vitin 1998, si dhe një referendum për monarkinë në vitin 1997. Por pas miratimit të Kushtetutës asnjë referendum në Shqipëri nuk është realizuar, pavarësisht se nismat nuk kanë munguar dhe kjo për faktin se kuadri ligjor e bën pothuaj të pamundur zhvillimin e një referendumi.

Lexuar: 154

Lajme te ngjashme

Igballe Huduti në protestat në Shqipëri, Edi Rama ia publikon fotografinë me Ahmadinexhadin e Iranit

Vajza e Tahir Sinanit i reagon Taulant Ballës: Sot ma vrave babën për së dyti

Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss

Kush është Dritan Goxhaj, ish-ushtari i UÇK-së që Rama dhe Balla e quajnë “zëdhënës të Iranit”

Rama: S’e di pse kam lënë përshtypjen që mund të jap dorëheqjen

Gazetari nga Bujanoci i reagon Blerim Latifit: Kosova s’mund t’u dalë kurrë borxhit shqiptarëve të Maqedonisë

Lajmet e fundit

Edhe kufiri në Dibër tani e tutje do të kalohet vetëm me një kontroll

27 Qershor, 2026

Arbër Ademi i përgjigjet ashpër Jeton Shasivarit: “Kërmilli politik që zvarritet pas pushtetit”

27 Qershor, 2026

Iseni: Edhe kufiri në Dibër tani e tutje do të kalohet vetëm me një kontroll

27 Qershor, 2026

Ndahet nga jeta Redife Arifi (Gjimnazi “Sami Frashëri” njoftim per Lajm mortor!)

27 Qershor, 2026

120 mijë shkelje në 5 muaj nga “Safe City”, bie 40% numri i aksidenteve

27 Qershor, 2026

Mexhiti: Pas rikonstruimit të qeverisë, VLEN do të dalë më i fuqishëm politikisht

27 Qershor, 2026

Dauti: BDI dështoi në protestën kundër dështimeve të veta, VLEN po sjell zgjidhje konkrete

27 Qershor, 2026
© 2026 Tv News.
  • Impressum
  • Kontakt

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.